E martë, 07 korrik, 2015

Lajme / Ballkani

Ndarja e zonave zgjedhore, polemika

Socialistët e konsiderojnë një precedent të rrezikshëm: "Kolegji i kontrolluar nga ekzekutivi”. KQZ: “Kolegji na dha të drejtë”

x
Në Shqipëri vazhduan edhe sot polemikat mbi vendimin e djeshëm të kolegjit zgjedhor mbi ndarjen e zonave zgjedhore. Socialistët deklaruan se kolegji sipas tyre u vu në shërbim të interesit të një partie duke kompromentuar veten që në vendimin e parë. Nga ana tjetër Komisioni qëndror i zgjedhjeve u shpreh i kënaqur me vendimin duke deklaruar se është plotësisht i angazhuar për të plotësuar të gjithë detyrimet për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor
 

 
Socialistët paralajmëruan që dje jo vetëm pakënaqësinë por edhe dyshimet e tyre ndaj Kolegjit zgjedhor i cili në mungesë të një konsensusi brenda Komisionit qëndor të zgjedhjeve për ndarjen e zonave zgjedhore, vendosi të përcaktonte vetë numrin e tyre. Sot sekretari socialist për cështjet zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se ai vendim sipas tij, ishte në kundërshtim me ligjin dhe parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve: “Kolegji Zgjedhor nga arbitër u kthye edhe rregullshkrues, për interes të një partie politike duke e komprometuar veten që në vendimmarrjen e parë për zgjedhjet. Njëanshmëria e vendimmarrjes në favor vetëm të interesave politike të PD,  nuk krijon besim dhe klimë për zgjedhje të ndershme dhe të gjithëpranuara”.
 
Sipas zotit Gjiknuri ndarja e zonave është një kompetencë e Komisionit qëndror të zgjedhjeve, duke shtuar se opozita nuk është e shqetësuar për numrin, por për faktin se sipas saj vendimi përbën një precedent të rrezikshëm në besimin e palëve tek arbitri dhe regullat që janë shkruar bashkarisht: “Me vendimin e djeshëm, po tentohet të hidhen në erë të gjitha ato garanci ligjore për vendime kolegjiale që lidhen me përgatitjen e zgjedhjeve, të cilat duhet të gëzojnë besimin e aktorëve politik dhe që shkruhen në KQZ. Kolegji Zgjedhor po vë në rrezik të gjitha standardet  ligjore që ka arritur politika me konsensus  në lidhje me vendimmarrjet e rëndësishme,  duke u kthyer në një komision zgjedhjesh, i kontrolluar nga ekzekutivi”.
 
Nga ana e tyre demokratët thanë dje se vendimi i Kolegjit ishte një leksion për të gjithë ata që synojnë të bllokojnë procesin zgjedhor, ndërsa Komisioni qëndror u shpreh sot i kënaqur me përcaktimin e ndarjes së zonave zgjedhore: “Pas shqyrtimit nga Kolegji Zgjedhor ditën e djeshme, ky I fundit i dha të drejtë projektit prej 89 Zonave të Administrimit Zgjedhor të paraqitur nga Administrata e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve” deklaroi zëdhënesja Drinlona Hoxhaj.
 
Komisioni u shpreh se ka ndërmarrë një sërë aktesh në funksion të përgatitjes së procesit zgjedhor dhe se është i angazhuar për të plotësuar të gjithë detyrimet që i takojnë: “Viti që sapo kemi nisur që është edhe viti zgjedhor e gjen Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve tërësisht të angazhuar dhe është duke punuar intensivisht për miratimin e projekt vendimeve të rëndësishme sipas planit të orientues të miratuar nga ky komision për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente brenda afateve ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor”.
 
Ndonëse zgjedhjet do të zhvillohen në qershor, klima e një fushate elektorale po ndihet prej kohësh në Shqipëri, duka paralajmëruar një atmosferë të ndezur politike.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: shqiptar
05.01.2013 14:34
Me sa dijme gjyqtaret e kolegjit zgjedhor nuk jane te emeruar nga mazhoranca. Perzgjedhja e tyre eshte bere me short.
Fjala eshte per nje procedure administrative qe ka lidhje me shkurtimin e kohes se numerimit te votave. Dihet se ndryshe nga vendet e tjera, ne Shqiperi eshte bere e zakoneshme qe rezultatet e zgjedhjeve te jepen pas disa muajsh. Pervec manise se humbesve per te kontestuar pa asnje fakt, eshte edhe procedura e numerimit qe duket ndikon ne vonimin e dhenjes se rezultateve. KQZ si gjithmone e ndare ne dy kampe kundershtare, nuk ariti dot te mare nje vendim lidhur me shtimin e qendrave te votimit. Me ligj, KQZ nuk mund te dilte me vendim perderisa nuk ka shumice te cilesuar. Atehere e dergoi kete problem ne kolegjin zgjedhor. Kolegji zgjedhor ndermjet dy propozimeve, ate te opozites per 76 qendra votimi e ate te mazhorances per 100, percaktoi nje fare mesatareje duke dhene numurin 89 .
Sipas Gjiknurit KQZ nuk duhej qe ta shpinte ceshtjen ne kolegjin zgjedhor. Perse ?
Nuk i takon kz- thote zoteria.
Ne sistemin e drejtesise eshte krejtesisht e llogjikeshme qe nese nje instance e saj nuk i jep dot zgjidhje nje ceshtje, ja kalon kete nje instance me te larte.
Opozita socialiste si argument per mos shtimin e qendrave te votimit, del me paragjykimin se duke u shtuar keto, shtohet edhe mundesia e manipulimit.
Teper naive per tu mare si argument.
Partia socialiste pretendon se eshte partia me e madhe e me e fuqishme ne Shqiperi. Ajo do te kete nje numer te barabarte te komisionereve qe administrojne qendrat e votimit.
Nese kjo parti " e madhe" ka bindjen se nuk gjen dot komisionere te besueshem per te mbuluar disa qendra te shtuara te numurimit te votave, kjo mendoj se eshte problem i saj dhe jo i elektoratit shqiptar.
Sa per manite primitive te ndonje komentuesi ketu qe kujton se i zgjidhi problemet duke bere thirje "te heqim Saliun apo Edin", pa tentuar te jape nje argument, keto vecse e shtojne marezine politike shqiptare.


nga: Visar nga: usa
04.01.2013 21:19
Mendoj qe duhet te largohen nga politika ne Shqiperi si Z. Berisha, ashtu edhe Z. Rama, qe Shqiperise t'i celet mundesia te fitojne forcat me vizion demokratik.
Kjo do garantonte kryejen e reformave demokratike qe 22 vite kane munguar, do te ndihmonte qe Shqiperuia te eci shpejt drejt integrimit evropian.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
07.07.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Zbulohen vatra masive me marijuanë në Tepelenë

Rreth 11.000 bimë narkotike janë shkatërruar në zonë e fshatit Nivicë të Kurveleshit në një terren natyror vetem gjate nje dite
Më tepër

Udhëheqësit evropianë mund të takohen përsëri të dielën për Greqinë

Burimet thanë se udhëheqësit mund të miratojnë një plan ndihme për Greqinë, nëse institucionet kreditore janë të kënaqur me një propozim grek për reforma
Më tepër

Strategjia për luftimin e ISIS-it

Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter dhe Shefi i Shtatmadhorisë, Gjenerali Martin Dempsey, sot flasin para ligjvënësve amerikanë
Më tepër

Truri në bisedë shoqërore

Shkencëtarët ofrojnë një pamje të rrallë se si truri i njeriut punon kur është angazhuar në bisedë shoqërore
Më tepër

Reforma në Drejtësi, pjesë dhe opozita

E djathta njoftoi sot se ka vendosur të hyjë në komisionin parlamentar të reformës. Vendimi falë ndërhyrjes së diplomatëve perëndimorë. Opozita do të ketë numër të njëjtë anëtarësh me shumicën
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A boy practices Mallakhamb, a traditional Indian gymnastic sport, on a vertical wooden pole ahead of upcoming chariot festival of Lord Jagannath in Ahmadabad.
  • Britain's Kate the Duchess of Cambridge carries Princess Charlotte after taking her out of a pram as they arrive for Charlotte's Christening at St. Mary Magdalene Church in Sandringham, England.
  • A Muslim man prepares food for an Iftar (breaking of fast) meal inside a mosque during the holy month of Ramadan in Ahmedabad, India.
  • Filipinos take cover from the rain underneath a container van as Tropical Storm Linfa enhanced the southwest monsoon in Manila, the Philippines.
  • A man wearing a Tour de France best climber's jersey practices flyboarding before the start of the 166-km (103.15 miles) second stage of the 102nd Tour de France cycling race from Utrecht to Zeeland, the Netherlands.
  • A reveler takes part in the annual Christopher Street Day gay parade (CSD) with a huge home-made coat-hanger costume in front of the Cologne Cathedral, western Germany.
  • Fireworks explode over the East River in front of the Manhattan skyline as seen from Brooklyn borough of New York during the Macy's Fourth of July fireworks show, July 4, 2015.
  • A model poses during the annual World Bodypainting Festival in Poertschach, Austria. The event takes place from July 3 to 5 at lake in Austria's southern Carinthia province.
  • An aerial view shows people relaxing on a floating platform on Silbersee lake on a hot summer day in Haltern, Germany, July 4, 2015.
  • Teams gesture towards spectators ahead of the race at the Hong Kong Dragon Boat Carnival.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.