Lidhje

Shtimi i rasteve të kollës së mirë


Bakteria Pertussis është shkaktari kryesor i vdekjeve të bebeve dhe fëmijëve në botë. Vdekjet mund të parandalohen në shkallë të lartë permes vaksinimit. Shumica e rasteve ndodh në vendet në zhvillim ndërkohë që vitet e fundit është vënë re një ngritje edhe në Shtetet e Bashkuara. Disa nga hulumtimet e fundit hedhin dritë mbi këtë sëmundje tepër ngjitëse.

Simptomat ngjajnë fillimisht me ftohjen. Lara Misegades në Qendren Amerikane për Kontrollimin e Sëmundjeve thotë se kjo është e vetmja ngjashmëri. Ajo drejtoi një studim të publikuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.

“Pertussis është një sëmundje ngjitëse shumë e rrezikshme dhe njihet si kolla e mirë. Shkaktohet nga bakteria dhe shoqërohet me kollitje të tmerrshme që zgjasin për një kohë të gjatë deri në 10 javë apo më gjatë.”

Ftohjet shkaktohen nga viruset. Sikurse ftohjet, kolla e mirë mund të prekë këdo por mund të rrezikojë jetën e bebeve, fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve.
Rreth 50 milion njerëz në botë preken nga kolla e mirë çdo vit dhe ajo shkakton 300 mijë vdekje. 90 përqind e rasteve janë në vendet në zhvillim. Vaksinimi mund ta parandalojë sëmundjen.

Vaksina jepet katër herë tek bebet dhe një herë tjetër para se fëmija të fillojë shkollën. Si rezultat i shtimit të rasteve, shkencëtarët studiuan historikun e vaksinimit për të parë nëse të prekururit kishin plotësuar të pesë vaksinimet e duhura.

“Kishte më pak të ngjarë që fëmijët e sëmurë të kishin marrë të gjitha vaksinat për pertussis karhasuar me fëmijët e pa prekur.”

Studiuseit gjetën se imuniteti bie me kalimin e kohës.
((COURTESY: MAYO CLINIC))
Doktor Gregory Polan në Klinikën Mayo në Minnesoa thotë se fillimisht vaksina është shumë efikase.

“Vitin e parë pas vaksinimit, efikasiteti është thuajse 100 përqind, ndaj them është vaksinë afat-shkurtër shumë e mirë. Në vitin e pestë, efikasiteti bie në rreth 30 përqind.”

Doktor Polan thotë se pertussis gabimisht quhet sëmundje e fëmijërisë. Rrallë herë mund të kalojë nga të rriturit apo adoleshetët tek fëmijët.

Mjekët rekomandojnë, që gratë shtatëzëna të marrin një vaksinë përforcimi që të mos sëmuren dhe bebet të kenë një farë mbrojtjeje. Ata po ashtu rekomandojnë që të rriturit, të cilët shpenzojnë kohë me fëmijët e vegjël, të vaksinohet herë pas here.

“Është një përpjekje e përgjithëshme ndërgjegjësimi që njerëzit ta kuptojnë se kushdo mund të preket nga pertussis, të gjithë kanë nevojë të vaksinohen dhe kushdo që ka kollë të vazhdueshme, duhet të këshillohet me mjekun”.

Synimi është që të ndërtohet një vaksinë më e mirë, ndërkohë që njerëzit të ndërmarrin hapat fillestare si larja e shpeshtë e duarve dhe vaksinimi.
XS
SM
MD
LG