E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / SHBA

Kongresi i ri amerikan, më i larmishmi në histori

x
Madhësia e gërmave - +
Carolyn Presutti
Ligjvënësit e rinj amerikanë, që marrin detyrën për herë të parë në janar, përbëjnë grupin më të larmishëm në historinë e Shteteve të Bashkuara. Pengesat janë thyer në lidhje me orientimin seksual, etninë dhe fenë. Në fakt, në mesin e 200 përfaqësuesve demokratë, gratë dhe anëtarët e pakicave të ndryshme do të tejkalojnë numrin e meshkujve heteroseksualë të bardhë. Materiali në vazhdim na njeh disa nga këta ligjvënës në Kongres, me të cilët do të pasqyrohet më saktësisht larmia e njerëzve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara
 
Ndërtesa e Kongresit përbën sfidë për çdo ligjvënës të ri. Por imagjinoni nëse duhet të lëvizni në të me karrige me rrota. Ligjvënësja e sapozgjedhur Tammy Duckworth humbi këmbët kur helikopteri me të cilin po udhëtonte në Irak u godit nga një predhë.

Zonja Duckworth është e para veterane lufte femër në Kongres si dhe ligjvënësja e parë amerikane e lindur në Tajlandë. Në fakt, ligjvënësit e sapoemëruar pasqyrojnë popullsinë amerikane më mirë se kurrë më parë – duke krijuar kështu Kongresin më të larmishëm në histori.

"Mendoj se është fantastike. Ky Kongres pasqyron kombin tonë, dhe kombi ynë tani është më i larmishëm. Kjo është forca e këtij vendi. Ne vijmë prej formimeve kulturore të ndryshme."

Ashtu si Tulsi Gabbard. Ajo përfaqëson Hawaiin dhe është e para anëtare hindu e Kongresit. Ndërsa Sean Maloney, është një ligjvënës i ri homoseksual.

"Kjo do të sjellë në proces zëra që ishin lënë jashtë. Dhe unë mendoj se kjo është gjithmonë një gjë e mirë. Është diçka që karakterizon vetë historinë e Amerikës."

Meshkujt e bardhë themeluan vendin. Tani, meshkujt e bardhë heteroseksualë përbëjnë pakicën në mesin e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve. Kohët po ndryshojnë, thotë John Samples i Institutit Cato.

"K[shtu duhet të funksionojë sistemi. Vendi ndryshon, demografia ndryshon, kemi dhe ndryshime politike."

Në rradhët e ligjvënëseve republikanë nuk ka patur ndryshime të tilla. Nga 36 të sapoemeruarit, të gjithë janë të bardhë. Vetëm tre janë femra. Ligjvënësi i sapozgjedhur republikan Roger Williams thotë se rëndësi ka qëllimi.

"Asnjë prej nesh nuk ka mbërritur duke ndjekur të njëjtën rrugë, por të gjithë kemi të njëjtin synim."

Tani, Kongresi amerikan përmban ligjvënës me prioritete të ndryshme, që vijnë nga zonat e tyre me larminë më të madhe. Pasi ata të marrin detyrën në janar, disa analistë parashikojnë se do të miratohen ligje më gjithëpërfshirëse, të cilat do të pasqyrojnë nuancat e reja të Amerikës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Arben Koruni nga: SHQIPERI
11.12.2012 13:59
Ky realitet amerikan eshte perseri nje leksion e mesim i nivelit me te larte te demokracise,por sidomos per Shqiperine duhet te perbeje nje shtyse te metejshme per tere opinionin shqiptar ne prag te zgjedhjeve te planifikuara per vitin 2013. Edhe nje here urime dhe shume respekte per demokracine e vertete amerikane.


nga: fehmi nga: kosove
09.12.2012 20:47
Vertet duhet te gjithe te bindemi se SHBA t jane vendi ku e gjithe bota duhet te marre instruksione se si behet dhe qka eshte demokracia e avancuar, lajme dhe informacione te tilla jane temirseardhura per ne lexuesit shqiptarë.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kryeministi kinez fillon vizitën në Kinë

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive