Lidhje

Korrupsioni dhe kultura ligjore e vendeve ballkanike


Doktori i politikave qeverisëse, Elton Skëndaj sjell në projektin e tij sondazhe të grupmoshave të ndryshme në Maqedoni, Serbi e Kosovë lidhur me fenomenin e korrupsionit

Korrupsioni njihet si një nga problemet më të mprehta në vendet e rajonit të Ballkanit. Ligjet ekzistojnë por zbatimi i tyre është një ndër problemet me të cilin hasen shoqëritë ballkanike në përgjithësi. Doktori i politikave qeveritare pranë Universitetit Cornell Elton Skëndaj ka zhvilluar një studim për kulturën ligjore në tre nga vendet e Ballkanit, në Maqedoni, Serbi e Kosovë . Si është kultura ligjore në këto vende, sa efektive janë masat e marra deri tani për t’a luftuar këtë fenomen sipas popullatës së së këtyre vendeve dhe si shihet e ardhmja? Këto pyetje kanë marrë përgjigje nga grupmosha të ndryshme të cilat ishin pjesë e studimit që u paraqit në Uashington.

Rryshfeti, mitmarrja, nepotizmi, ndërhyrjet për të gjetur një vend pune, apo pagesat për të siguruar shërbimet bazë publike, janë elementë të jetës në Ballkan. Doktori i politikave qeverisëse Elton Skëndaj, e ka përqëndruar studimin e tij për kulturën ligjore dhe reformat antikorrupsion në disa vende të Ballkanit, Maqedoni, Serbi dhe Kosova. Duke paraqitur rezultatet e studimit në qendrën Woodrow Wilson këtu në në Uashington, zoti Skëndaj, tha se problemi kryesor me korrupsionin në këto vende nuk është tek mungesa e ligjeve, por tek mos zbatimi i tyre.

“Nga rezultatet e studimit del që njerëzit mendojnë se ligjet kundër korrupsionit janë shumë të mira, por problemi qëndron me zbatimin e tyre. Njerëzit në Maqedoni, Serbi e Kosovë do të donin që të sundonte ligji dhe askush mos të ishte mbi të“, thotë zoti Skëndaj.



Sipas sondazheve banorët në Kosovë, Maqedon e Serbi besojnë se qeveria është ajo që duhet të luajë rolin kryesor në luftën kundër korrupsionit, ndihma ndërkombëtare me mjete ligjore është një plus, ndërsa puna e shoqatave joqeveritare nuk është shumë e besueshme. Ajo që perceptohet nga njerëzit e thjeshtë, është kultura e pandëshkueshmërisë për zyrtarët e niveleve të larta të dyshuar për korrupsion. Zoti Skëndaj thtoë se shpesh herë njerëzit shohin se elitat e këtyre shoqërive janë ata që nuk e zbatojnë ligjin, dhe kjo për t’a përbën një problem.

Përsa i përket reformave të deritashme të ndërrmara nga qeveritë përkatëse dhe organizmat shtetërorë, Kosova është vendi që sipas sondazhit ka besueshmërinë më të lartë mes popullatës se është forcuar lufta ndaj korrupsionit.

Doktor Skëndaj është optimist se trysnia që shoqëritë kanë filluar të ushtrojnë ndaj qeverive do të jetë elementi i rëndësishëm në arritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit.

“Jam optimist për luftën ndaj korrupsionit, pasi vëmë re se popullta është shumë e indinjuar ndaj korrupsionit. Njerëzit edhe kur janë të detyruar që të japin rryshfet për një vend pune apo për kujdesin shëndetësor, ata duan që të jetë ndryshe dhe ndjehen si të kapur nga sistemi”, thotë zoti Skëndaj.

Për të një hap konkret është orientimi i administratës publike drejt meritokracisë dhe jo njohjeve nepotike apo miqësore.

“Ndryshim nis nga lart, pra që nga qeveritë. Kur të kemi pluralitet partishë që nuk e shikojnë ndërtimin e shtetit në bazë klienteliste, por në bazë të meritokracisë , atëherë do të kemi më shumë shance për të arritur rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit”.

Megjithatë zoti Skëndaj thotë se rruga për të luftuar korrupsionin është ende e gjatë dhe se vetë shoqëritë do të jenë elementi vendimtar për luftën ndaj këtij fenomeni.
XS
SM
MD
LG