E mërkurë, 23 korrik, 2014

Lajme / Ballkani

Thaçi: Nuk do të ketë “Republika Serpska” në veri

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i tha Zërit të Amerikës së krijimi i asociacionit të komunave serbe, nuk nënkupton trajtim të posaçëm për veriun

x
Besim Abazi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me dokumentet në fuqi në vend dhe nuk nënkupton kurrfarë trajtimi të veçantë për serbët në veri. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, kryeministri Thaçi flet për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat do të vazhdojnë të hënën më 4 mars.

 
Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër, të hënën ju do të takoheni me kryeministrin serb Ivica Daçiç, për të konkretizuar siç keni thënë marrëveshjet e arritura në parim. Për çka jeni marrë vesh konkretisht?

Hashim Thaçi: Unë dua të besoj që do të arrihet një marrëveshje parimore, një marrëveshje që definitivisht normalizon marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Dëshiroj t’i falënderoj shtetet e BE-së dhe SHBA-të për mbështetjen e tyre të fuqishme në këtë proces. I gjithë përkushtimi ynë është që të kemi normalizim të gjendjes në veri të Kosovës por edhe normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe në mes të popujve tanë. Mendoj që ajo që është diskutuar në Bruksel në takimin e fundit, ka qenë një kthesë në kuptimin pozitiv, sepse Serbia është detyruar të pranojë më në fund shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave paralele të sigurisë, duke nënkuptuar këtu mekanizmat e MUP-it (MPB) serb të instaluar në veri të Mitrovicës, gjithashtu edhe mekanizmat e inteligjencës, BIA-s serbe. Do të përfshihet në një periudhë të caktuar se kur do të shpërbëhen dhe kur do të dëbohen disa që janë të dërguar nga Serbia në atë pjesë të Kosovës. Kështu që, ky është një mesazh i mirë. Në të njëjtën kohë jemi pajtuar verbalisht dhe Serbia është detyruar që të pranojë domosdoshmërinë e funksionimit të plotë të sistemit të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës dhe kjo do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Do të hapen edhe Gjykatat komunale në dy komuna tjera në veri, siç janë gjykatat komunale nëpër komuna tjera të Kosovës, por gjithmonë sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Gjithashtu, kemi diskutuar në mënyrë shumë serioze, atë që garanton edhe dokumenti i presidentit Ahtisaari, kushtetuta e Kosovës, ligji për vetëqeverisjen lokale, për formimin e një trupe, apo asociacioni të komunave me shumicë serbe që do të ishte një trupë që do të koordinonte punën e këtyre komunave, por gjithmonë të zgjedhur në mënyrë indirekte, pra të përbëhet nga kryetarët e komunave.

Zëri i Amerikës: A e rrezikon ky asociacion funksionimin e shtetit të Kosovës?

Hashim Thaçi: Kjo trupë, apo ky mekanizëm është i garantuar me dokumentin e Ahtisaarit, më kushtetutën e Kosovës. Është një mekanizëm integrues i komunave me shumicë serbe. Në po pretendojmë të ndërtojmë një vend të ri, një vend demokratik, me perspektivë evropiane dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë formimin e mekanizmave regjional, por integrues. Dhe unë i siguroj qytetarët e Kosovës se gjithçka do të jetë e bazuar në kushtetutën e Kosovës dhe ligjin për vetëqeverisjen lokale. Asociacioni mund të ketë të drejtat dhe ka të drejtat për të komunikuar si komuna mes veti, për të shkëmbyer përvoja për ujësjellës, për ndërtimin e shkollave, për ndërtimin e kopshteve, për qeverisje më të mirë, por në asnjë rrethanë nuk do të ketë ndonjë mandat legjislativ apo ekzekutiv, apo që të ketë zgjedhje të drejtpërdrejta. Këto janë vijat e kuqe që i kamë prezantuar edhe në Bruksel dhe që do t’u qëndrojë besnik edhe në takimin ardhshëm. Prandaj Serbia do të jetë e detyruar të pranojë realitetin e ri që do të krijohet, që do të funksionojë në bazë të legjislacionit të Republikës së Kosovës.

Zëri i Amerikës: Ju keni kërkuar mbështetjen e zëvendëssekretarit amerikan të shtetit William Burns për të shmangur dhënien e më shumë përgjegjësive këtij asociacioni. A jeni nën trysni për një gjë të tillë?

Hashim Thaçi:Unë dëshiroj të falënderoj zëvendëssekretarin Burns për telefonatën e tij, për inkurajimin e tij në emër të qeverisë së SHBA-së, presidentit Obama, zv/presidentit Biden dhe sekretarit John Kerry. Edhe në vizitën e sekretarit amerikan në Evropë do të përcillet me theks të veçantë edhe tema për Kosovën, ne veçanti në takimet që do të zhvillohen në Berlin dhe Londër. Sot, normalizimi i gjendjes në Kosovë, funksionimi i institucioneve demokratike në veri të Kosovës, normalizimi i marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, është në top-agjendën e politikës botërore edhe në Bruksel edhe në SHBA. Mendoj se kjo është me interes për Kosovën, sepse do të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të Kosovës si vend i pavarur dhe sovran por edhe i Serbisë në strukturat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Prandaj, ky interesim pozitiv i BE-së dhe SHBA-ve, duhet të kurorëzohet me një marrëveshje ndërshtetërore Kosovë - Serbi, me garancën e plotë të BE-së dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së. Zv/sekretari Burns, mbrëmë në bisedën që kam zhvilluar, ka rikonfirmuar edhe njëherë se SHBA-të qëndrojnë fuqishëm në mbështetje të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, pra të një angazhimi për fqinjësi të mirë, si parakusht i domosdoshëm për evropianizimin e gjithë rajonit.

Zëri i Amerikës: A ka pasur kërkesa ndaj jush që këtij asociacioni t’i jepen më shumë fuqi ekzekutive që në Prishtinë është vlerësuar si synim për krijimin e një Republike serbe në atë zonë?

Hashim Thaçi:  Unë i kuptoj opinionet e ndryshme dhe i respektoj ato, por në të njëjtën kohë jam shumë i drejtpërdrejtë kur ato opinione janë të gabuara. Këto pretendime për të prezantuar rrejshëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, janë thjeshtë ta pa argumentuara, janë plotësisht të paqëndrueshme, janë nga mungesa e informatave, me gjithë transparencën e plotë që kemi prezantuar gjithmonë. E ritheksoj edhe njëherë, do të jetë një asociacion  i komunave me shumicë serbe që garanton kushtetuta e Kosovës dhe dokumenti i presidentit Ahtisaari. Në asnjë rrethanë nuk do të ketë dhe as që është duke kërkuar dikush ndonjë Republika Serpska, autonomi, status special, apo këmbim territoresh. Këto janë ëndrra të Serbisë, që unë nuk mund t’i ndalojë që të ëndërrojnë, por janë të parealizueshme në Republikën e Kosovës. Për Kosovën, do të ketë normalizim të gjendjes, funksionalizim të plotë në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e plotë edhe të NATO-s edhe të EULEX-it për krijimin e ambientit të sigurisë, lëvizjes së lirë, rendit dhe ligjit dhe pastaj edhe zgjedhjet e lira, lidership legjitim dhe investime socio – ekonomike.

Zëri i Amerikës: Kush do ta zbatojë në veri synimin për shpërbërjen e strukturave paralele, duke parasysh kundërshtimin e përfaqësuesve serbë në zonë?

Hashim Thaçi: Në konkluzionet apo marrëveshjet përfundimtare që do të arrihen në Bruksel, do të përfshihen qartë edhe mekanizmat implementues, periudhat e qarta kohore dhe në të njëjtën kohë edhe plani veprues. Dhe unë do të kërkoj të kemi angazhim të KFOR-it, por para së gjithash të EULEX-it dhe mekanizmave institucional shtetëror të Republikës së Kosovës.

Zëri i Amerikës: A është 4 marsi ditë kur ju i prisni këto marrëveshje?

Hashim Thaçi: Unë jam me optimizëm se gjërat do të lëvizin në drejtim të duhur. Nuk do të flisja me datë se kur do të arrihet kjo marrëveshje. Por, ajo çka mbes me shpresë është se do të arrihet një dakordim sa u përket çështjeve që janë diskutuar dhe në të, të përfshihen më në fund edhe çështjet e telekomunikacionit, transportit dhe energjisë. Ndërsa marrëveshja për IBM-në ka filluar të funksionalizohet në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, kështu që të shohim dhe ne do të sillemi në mënyrë shumë të përgjegjshme, gjithmonë duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por edhe standardet më të larta evropiane dhe për krijimin e kushteve sa më të mira, sa më të sigurta, sa më atraktive për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të jetojnë në një atdhe të përbashkët, në një vend evropian, shumetnik.

Zëri i Amerikës:  Zoti Kryeministër. Serbia në fund të procesit llogaritë të marr datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, cilat janë përfitimet e Kosovës nga ky proces?

Hashim Thaçi: Kosova është e fundit që ka fituar lirinë dhe ka shpallur pavarësinë në rajon dhe natyrisht se është disa hapa prapa në krahasim me vendet tjera. Por, Kosova po lëvizë me hapa të sigurt drejt perspektivës evropiane, procesit të liberalizimit të vizave dhe temë me theks të veçantë ka qenë në takimin që kam zhvilluar me presidentin Jose Manuel Barroso, presidentin Herman van Rompuy dhe zotin Stefan Fule, çështja e liberalizimit të vizave, marrëveshja për MSA. Në të njëjtën kohë do të vazhdohet që të integrohet Kosova në të gjithë mekanizmat rajonal e ndërkombëtarë dhe në të ardhmen e afërt, pse jo edhe ulësen në OKB. Ndërsa edhe Serbia e ka agjendën e vet evropiane. Unë mendoj se sa më shpejt që të lëvizin vendet e rajonit drejt perspektivës në NATO dhe BE, është në interesin e secilit shtet, që të mos e mbajmë peng njëri tjetrin por t’i lehtësojmë rrugën evropiane njëri tjetrit.

Zëri i Amerikës: A ka gjasë që në fund të këtij procesi, të llogaritet në ulëse në OKB?

Hashim Thaçi: Kosova do të jetë pjesë e NATO-s, BE-së dhe OKB-së. Ne jemi duke punuar shumë seriozisht me të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe Kosova, definitivisht pas normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë ka shanset ideale që të fitojë shumë shpejt edhe ulëse në OKB.

Zëri i Amerikës: Ka pasur ide se autonomia për serbët në veri do të mund të ishte njëfarë shkëmbimi për njohjen nga Serbia dhe kjo t’i mundësojë Kosovës ecjen drejt OKB-së...

Hashim Thaçi: E ritheksoj. Në asnjë rrethanë, as që është diskutuar dhe as që do të lejojë të diskutohet për ndonjë autonomi. Kosova do të funksionojë si një shtet i pavarur dhe sovran, me integritetin territorial të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarisht, si një njësi unike shtetërore, funksionale dhe  integruese me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk do të ketë ndonjë tretman të veçantë ndonjë pjesë e territorit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Kritikët ju kujtojnë se keni thënë që nuk do të bisedoni me Serbinë për veriun e Kosovës, ndërsa sot po detyroheni të bisedoni. Si ju përgjigjeni?

Hashim Thaçi: Ne po bisedojmë për fqinjësi të mirë dhe unë e respektoj në plotni rezolutën e Kuvendit të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, gjithë ajo çfarë jam duke bërë në këtë moment, jam duke i kryer obligimet e mia kushtetuese, ligjore dhe përgjegjësitë dhe besimin që kam marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, por edhe mandatin ekzekutiv si kryeministër i vendit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Florini nga: gjermani
28.02.2013 10:05
Me vjen keq zoti Thaqi por kete gjuhen politike populli e njef se ska shum analfabeta ne Kosove.Asociacin-o zotri me vete faktin qe ceket si teritor ne vehte kjo dote thot se eshte lloj autonomie per komunat serbe,kesaj nuk i thon tjeter por ne nje form kantonizim i shtetit ashtu te cunguar te Kosoves.E kuptoj Thaqin qe ka cen i detyruar ne nje form ta nenshkruaj nje gje te till sepse ka frik nga shkarkimi si kryeminister e pastaj burgosja nga eulexi e nuk ka kush e han gjith ate pasuri qe e ka vjedh deri sot,por tradhtaret nuk bajn tjeter.Ju o kryeminister duhet nje ta dini me e leht eshte me te burgos Eulexi se sa me te denu historia


nga: Beqa nga: Gjermani
28.02.2013 09:56
"...dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë..." Sa here qe z. Thaqi e perdore kete fjali ndodh e kunderta!


nga: Musa Alihajdaraj nga: Gjermanija
28.02.2013 02:02
Dialogu asht i Serbis me Kosoven si pjes e Serbis.Kosova asht ber problem i Serbis qe ta zgjedh Serbija statusin e Kosoves si dhe statusin e serbve te Kosoves.Kjo asht nji politik e Serbis dhe Brukselit kunder Kosoves dhe quhet zynizem.Bashkimi Europjan nuk e njeh Repuliken e Kosoves dhe nuk kerkon nga Serbija qe ta njoh Repuliken e Kosoves.Mjerisht edhe Repulika e Kosoves nuk kerkon njohje nga Bashkimi Europjan as nga Serbija.Kjo do te thote se Thaqi pranon te bisedoj me nji shtet per Kosoven qe nuk e njeh Repuliken e Kosoves dhe thote qarte se nji gje te till nuk do ta bej kurr.Kjo asht nderhyrje ne punet e mredshme te Repulikes se Kosoves dhe fillimi i administrimit te Kosoves nga Serbia e cila do te zgjedh statusin e Kosoves dhe serbve te Kosoves..Thaqi duhet te ofroj dorheqje.Ne bote ka vetem dy diktator Thaqi dhe Berisha bejn nji politik te diktatit nga Beogradi indirekt ne Bruksel.Amerika e ka njohur Repuliken e Kosoves.Kjo asht politik reale.Bashkimi Europjan hesht ka izoluar Repuliken e Kosoves ka shkelur fjalen se edhe per Repuliken e Kosoves do te kete levizje te lire.Bashkimi Europjan asht i perqare dhe nuk asht i afte te njoh Repuliken e Kosoves . .Bashkimi Europjan me politiken jo serioze per Kosoven po humbe moralin politik dhe diplomatik kunder politikes se Putinit dhe aleatit te tij Serbis.Kjo tregon politiken jo serioze zyniste te Bashkimit Europjan.Dialogu nuk asht ne interes te Kosoves por Thaqi me dialog teknik dorzoj Repuliken dhe tani edhe pamvaresin..Hashim Thaqi arriti te shkatrroj substancen shqipetare te Kosoves.Qe e filloj me rrezimin e flamurit kuq e zi i cili e dergoj Thaqin te shpall pamvaresin e Kosoves.Thaqi harroj flamurin kuq e zi harroj emrin Kosova harroj se ne Kosove ka shqipetare .Thaqi solli Serbin ne Kosove si pasoj dobsi heshtje shkelje te kushtetutes ligjit te Repulikes se Kosoves.Thaqi pranoj strukturat paralele te Serbis ne Kosove.Krijoj kumuna serbe e tani asocione te kumunave qe jan berthama te krijimit te nji Repulike serbe ne Kosove e cila po udhheqet nga presideti i Serbis parlameti i Serbis ministrija e Serbis per Kosoven.Thaqi ngriti barrikadat e serbve te Kosoves.Thaqi po genjen shqipetaret e Kosoves ata te cilet i ja dhan voten dhe po rrespekton presidetin e serbis dhe popullin serb.Thaqi ka krijuar shume probleme Kosoves qe nuk i kishte para luftes duke shkatruar substancen shqiptare te Kosoves dhe duke krijuar nji substanc serbe.Nuk mundet te fuksionoj nji shtet me kumuna njinacionale serbe kjo e ndan Repuliken e Kosoves dhe Repulika e Kosoves nuk mundet te egzistoj si shtet.Thaqi nuk meriton te qendroj si kryeminister i Kosoves ka keqperdorur postn e kryeministrit ka shkelur kushtetuten rendin dhe ligjet e Kosoves dhe nuk rrespekton vullnetin e shqipetareve te Kosoves por vullnetin e popullit te Serbis vullnetin e presidetit serbe.Thaqi nuk ka autoritet te qendroj si kryeminister i Kosoves kur autoriteti i tij nuk asht i shtrir ne ter Repuliken.Me dialog teknik Thaqi humbi Repuliken dhe tani do te humbe edhe pamvaresin.Serbija nuk asht e interesuar per dialog nuk do te rrespektoj asnji marveshje por do te ndjek qellimin e saj me luften e saj politike dhe diplomatike kunder Kosoves se bashku me Bashkimin Europjan.Asht mumeti automatizmus duhet te ofroj dorheqje.Thaqi nuk di asgje per dialogun me Serbin nuk ka alternativ politike.Ashton Bashkimi Europjan po shperblen Serbin nuk ka alternativ politike. .Kosova asht ber problem i Serbis dhe Serbija do ta zgjedh stausin e Kosoves dhe serbve te Kosoves.Thaqi duhet te ofroj dorheqje.Nuk ka kushte per dialog kur Serbija nuk njeh Repuliken e Kosoves edhe per Serbin Kosova asht pjes e Serbis.Duhet ti behet e qarte Thaqit se populli i Kosoves per Serbin dhe Bashkimin Europjan njihen si popull serbe dhe dialogu asht i Serbis si shtet me provincen e saj Kosoven..Bosnja ne Fokus tani Kosova ne Fokus.


nga: Ismet Hebibi nga: Junik
27.02.2013 22:39
"NE, SI POPULL SERB- KRENOHEMI SAHERË E MASHTROJMË DONJË POPULL APO EDHE DIKEND TJETËR,....THËNJE NGA DOBRICA QOSIQ"

Politikanët serb edhe gurin edhe drurin e bëjnë me qajtë, sepse janë të mësuar dhe këshilluar nga akademikët serb.Ata së bashku me shkrimtarët dhe përgjithësisht popullin serb- kanë kopjuar dhe përsosur mashtrimim.Kjo ka zanafillën e gjatë, qysh se e humbën Betejën e Kosovës,... E kanë humbur këte betejë dhe e shpallin si fitore!!!...Me mashtruar popullin vet dhe me demaskur paaftësitë e tyre luftarake.Por si politikan janë më të rrezikshmit në botë, hipotekuesit dhe mashtruesit më të mëdhenjë botërorë.Edhepse që nga Beteja e Kosovës 1389 e humbur si luftë kunder turqëvet, kanë fituar me shumë se secili popull balkanik në tavolinë bisedimesh.Sespe luftën e madhe e bëjnë me liturgjitë demagogjike kishtare dhe kengët e shpikura epike të mjerimit- dhembjes e mallëngjimit.Kanë anatemuar historinë e lashtë të Popullit shqipëtarë dhe eklipsuar të vërtetat shkencore me domgat e tyre bajate.Shumë teritore i kanë okupuar, dhe kanë tentuar dhe do të tentojnë prap të shtrijnë sovranitetin edhe mbi Kosovën- nëse i lejon i madhi Kryeministri i Republikës së Kosovës ,Zoti Hashim Thaçi.


nga: ademi nga: gjermani
27.02.2013 21:42
ky eshte ni term i but i statusit special qe e kan lypur deri me taniserbia po thaqi mundet me i mashtrue ata me kapuqa te bardh jo neve qe kemi shkoll sa dy her thaqi po qka po mendon qe serbet e verit do te kishin nejt duarkryq po te mos ishte kjo marrveshje sipas ideve te tyre po a i majten me kfor e polici 1 vjet te bllokuar me barrikada serbia e arriti qellimin e vet e shqipetarve ne preshev as ni lapidar nuk po ju lejohet po qishtu kur shpihunat te udheheqin jan njerz te shitur dhe bashksia ndekombetare lusn mme ta qysh te don se jan te zhyt se ose do bejn si thon ata ose do perfundojn ne burgje


nga: rafet nga: coburg
27.02.2013 18:50
po ti ke pas than qe kurr nuk kemi me bisedu me serrbin per veriun , u shku veriu rrej sa te dush e shohim mas tri apo kater vjete ku po jet veriu
ti si je hi ne bisedime me serrbi ti je humbes


nga: mehmeti nga: ferizaje
27.02.2013 18:02
Nuk paska asnji pyetje per korrupsion, papunesi, krim te oraganizum, nepotizem, por po mungojka edhe pyetja per mjerimin ne Kosove (me 10 vendet) qe po dominon keto dite ne Kosove.
Pom duket pyetjet i paska zgjedh Thaqi.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
22.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

23 të vrarë nga dhuna në Irak

Një sulm vetëvrasës me makinë bombë shkaktoi vrasjen e 23 vetëve dhe plagosjen e më shumë se 40 të tjerëve në një postbllok të policisë në një lagje shiite në Bagdad.
Më tepër

SHBA: Seperatistët gabimisht rrëzuan avionin malajzian

Zyrtarët amerikanë thanë dje se seperatistët pro-rusë ka të ngjarë ta kenë rrëzuar gabimisht avionin, por Moska kishte "krijuar kushtet" që çuan në rrëzimin e avionit.
Më tepër

Vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon u takua me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dje në një përpjekje për të gjetur një rrugë për t'i dhënë fund dhunës në Gazë.
Më tepër

Ndalen fluturimet drejt Tel Avivit

Vendimi i Agjencisë amerikane të aviacionit u mor pasi një raketë e lëshuar nga militantët e Hamasit në Gaza, ra pranë aeroportit Gen Gurion të Tel Avivit
Më tepër

Shqipëri, Reforma administrativo-territoriale

Qeveria shqiptare miratoi sot variantin e reformës administrativo-territoriale e cila parashikon që në të gjithë vendin të ketë vetëm 61 bashki
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
22.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Ukraine's President Petro Poroshenko (2nd R) and Dutch ambassador to Ukraine Kees Klompenhouwer commemorate victims of Malaysia Airlines Flight MH17 outside the Dutch embassy in Kyiv, July 21, 2014.
  • A Bulgarian Roma woman sits in front of her house after it was demolished in a Roma suburb in the city of Stara Zagora. Municipal authorities started demolishing some 55 illegally built shacks and houses in the suburb.
  • Afghan girls attend their graduation ceremony at the Pir Massoudia Islamic madrassa in Kandahar province south of Kabul.
  • Employees work at a production line at the Husi Food factory in Shanghai, China, July 20, 2014. The Shanghai Food and Drug Administration closed Shanghai Husi Food Co Ltd, a local unit of OSI, and seized meat products suspected of being beyond their expiration date, according to a statement from the Shanghai Municipal Food and Drug Administration.
  • Sri Lankan Tamil Hindu devotees smash coconuts on the ground during the Vel Hinduism festival in Colombo.
  • Indian youth Barkat Ali uses a makeshift raft to paddle through the Sabarmati River in Ahmedabad.
  • Jeremiah Gerbracht rides his Harley Davidson motorcycle with his dog on Wilshire Boulevard in Los Angeles, California, USA, July 20, 2014. Gerbracht, a retired dog trainer, won a court ruling in 1996, allowing him to ride his motorcycle with a dog on board.
  • An animal activist (C) kneels down as she offers to buy a dog from a vendor (2nd R) to stop it from being eaten ahead of the annual dog meat festival in Yulin, Guangxi Zhuang Autonomous Region, China, June 20, 2014.
  • Chicago Cubs' Anthony Rizzo makes a diving catch into the photo well on a foul ball hit by Arizona Diamondbacks' Aaron Hill during the sixth inning of a baseball game in Phoenix, Arizona, USA, July 20, 2014.
  • Special forces soldiers march during a military parade celebrating Colombia's 204 anniversary of independence from Spain, in Bogota, July 20, 2014.
  • Hindu devotees bathe in the Bagmati River on their way to the Pashupatinath Temple to offer prayers to Lord Shiva, Hindu god of destruction during Shravan festivities in Sundarijal, on the outskirts of Kathmandu, Sri Lanka.

Interaktive