E enjte, 02 korrik, 2015

Lajme / Ballkani

Themelohet Oda ekonomike e grave në Kosovë

Në ceremoninë e themelimit të Odës ekonomike të gruas u bë thirrje kundër çdo forme te diskriminimit në Kosovë.

x
Leonat Shehu

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga bëri thirrje për respektim të të drejtave të njeriut pavarësisht përkatësisë gjinore, fetare, apo orientimit seksual.

Ajo i bëri këto komente gjatë përurimit të Odës Ekonomike të Grave të Kosovës, projekt ky që ka për qëllim bashkimin e grave për bashkëpunim në çështje ekonomike dhe për të përmirësuar pozitën e saj në shoqëri.

Presidentja Aifete Jahjaga tha se gjatë ditëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur ngjarje të shumta që shkelin të drejtat kushtetuese dhe liritë themelore të qytetarëve. Ajo bëri thirrje për respektim të këtyre të drejtave.

Në shoqërinë që po e ndërtojmë nuk ka vend për diskriminim mbi asnjë bazë dhe ne duhet të jemi të pakompromis për ta mbrojtur këtë parim. Të gjithë duhet të gëzojnë të drejtat e barabarta që garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, gjinore, fetare dhe orientimin seksual”, tha presidentja Jahjaga.

Ajo tha se edhe institucionet edhe shoqëria duhet të mendojnë se si veprimet e sotme ndikojnë në ndërtimin e shoqërisë dhe bëri thirrje për krijimin e mundësive dhe kushteve për secilin qytetar të vendit, posaçërisht të grave që të mund të përmbushin potencialin e tyre.

Investimi në fuqizimin ekonomik të gruas nuk është vetëm investim në individ, por është investim edhe në shoqëri dhe investim në qëndrueshmërinë tonë si shtet”, tha presidentja Jahjaga.

Ndërsa, zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kelly Degnan tha se integrimi i gruas në shoqëri është thelbësor për rritjen ekonomike dhe ndërtimin e demokracisë së qëndrueshme në Kosovë.

Kosova që të përmbush të gjithë potencialin e saj është po ashtu e qartë se gruaja duhet të luaj një rol më të madh në të gjitha sferat e jetës që nga biznesi te politika, shoqëria civile”, tha zonja Degnan.

Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë thotë se duhet të tejkalohen paragjykimet për aftësitë e gruas në ekonomi.

Në Kosovë në një formë për shkak të situatës dhe rrethanave me të cilat jemi përballur historikisht dhe politikisht, gruaja shpesh herë ka qenë viktimë dhe ekziston edhe një tendencë që edhe pas luftës integrimi I gruas në ekonomi të shihet me rolin e viktimës. Për derisa është momenti që kjo duhet tejkaluar dhe gruaja të jetë jo vetëm e barabartë, por me atë që shpesh herë edhe është ende më e aftë”, tha zonja Kusari–Lila.

Udhëheqësja e Odës Ekonomike të Grave të Kosovës, Afërdita Saraçini duke shpalosur qëllimet e kësaj Ode thotë se vizioni I saj është fuqizimi I gruas në ndërmarrësi.

Misioni është në përputhshmëri më standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira për lehtësimin, lobimin, promovimin dhe përfaqësimin e grave në ekonomi. Qëllimet pra promovimi dhe zhvillimi, mbrojtja e integritetit afarist dhe veçoritë e gruas afariste, përfshirja e parimeve të sigurimit të barazisë gjinore, të drejtës ligjore në punë dhe afirmimin e grave dhe meshkujve në mënyrë të barabartë”, tha zonja Saracini.

Shkalla e ulët e punësimit të grave, vështirësitë për qasje në shërbimet shëndetësore, shkalla e ulët e integrimit në ekonomi, si dhe numri i vogël i grave në pozita udhëheqëse në administratën publike, vlerësohen të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në pozitën jo të mirë të gruas në Kosovë.

Raportet e herëpashershme të organizatave vendase e ndërkombëtare vënë në pah pozitën e vështirë dhe jo të barabartë të grave në Kosovë, por ka pak raporte që flasin për ndonjë ndryshim pozitiv.

Në ceremoninë e themelimit të Odës ekonomike të gruas u bë thirrje kundër çdo forme te diskriminimit në Kosovë.

Edhe qeveria e organizatat humanitare kundër diskriminimit
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dënoi sot incidentin e fundjavës që lamë pas, kur grupe personash ndërhynë me forcë për të penguar prezantimin e revistës Kosovo 2.0 që numrin e radhës ia ka kushtuar temave të seksit dhe trajtimit të homoseksualitetit.

Në një komunikatë për opinion të zyrës së kryeministrit, thuhet se ai “dënon sulmet e disa grupeve ekstremiste në mbrëmjen e së premtes në lansimin e publikimit të gazetës Kosovo 2.0, e që kanë rrezikuar rendin publik dhe të drejtat e shprehjes dhe lëvizjes së lirë dhe lirive të mediave. Dhuna dhe kërcënimet e shprehura nga këto grupe të premten në mbrëmje, por edhe gjatë ditëve në vijim ndaj organizatorëve të lansimit të këtij publikimi dhe ndaj stafit redaktues të revistës, janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shtet modern dhe demokratik”.

Në reagim thuhet se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës sigurojnë se çdo qytetar i saj ka të drejtën e lirisë së shprehjes, dhe gjithashtu sigurojnë “që asnjë qytetar të mos diskriminohet në baza etnike, gjinore, fetare, apo të orientimit seksual”.

Qeveria e Kosovës, thuhet në reagim, është e përkushtuar të respektoj të drejtat dhe liritë njerëzore, politike, dhe fetare, duke respektuar dhe mbrojtur të gjitha kategoritë kushtetuese nga diskriminimi si obligim ligjor dhe si drejtim parimor i të gjitha institucioneve dhe spektrit politik që përkrah agjendën e Integrimeve Evropiane.

Reagon edhe KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, nëpërmjet një komunikate “dënon përdorimin e dhunës, kërcënimin për jetë për shkak të mendimit ndryshe duke konsideruar se me këtë ndërhyrje të dhunshme personave të “Kosova 2.0” u është mohuar e drejta e lirisë së mendimit dhe të shprehjes si dhe e drejta e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor përkatësisht neneve 19 dhe 20 të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara”.

Këshilli kritikon edhe policinë e Kosovës që sipas tij, “nuk ka ndërmarrë masa parandaluese aq më parë që është pritur që do të kundërshtohet organizimi i debatit nga “ Kosova 2.0”.

KMDLNJ e mbron fuqishëm universalitetin e të drejtave të njeriut duke e dënuar çdo veprim që e cenon dinjitetin dhe personalitetin e qytetarit. Në një shtet ligjor vetëm policia e ka të drejtën të shpërndajë një tubim nëse është në kundërshtim me ligjin apo e rrezikon sigurinë publike. Lira e shprehjes së mendimit paraqet vlerë elementare dhe fundamentale e të drejtave të njeriut mbi të cilën mund të ndërtohet një shoqëri demokratike e mirëfilltë.

Në fund të fundit perceptimi për moralin është çështje e individit dhe individi nuk ka të drejtë as të imponojë e as të ushtrojë dhunë në emër të mbrojtjes së këtyre vlerave”, thuhet pos tjerash në reagimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut.

Avokati i popullit kundër sulmit ndaj Kosovo 2.0
 
Avokati i Popullit nëpërmjet një komunikate thekson se sulmet fizike dhe verbale, kërcënimet e drejtpërdrejta dhe përmes portaleve elektronike e rrjeteve sociale, demolimi i sallës ku duhej të mbahej aktiviteti i paralajmëruar e veprime të tjera të ngjashme, kanë cenuar të drejtat kushtetuese, shprehjen e lirë, të drejtën e tubimit dhe të drejtën e asociimit dhe lirinë e mediave.
 
Pa marrë parasysh se cilave grupe u takojnë ata që sulmuan, veprimet e tyre paraqesin jotolerancë, veprim ekstrem të papranueshëm dhe cenim të rendit ligjor dhe demokratik, thekson avokati i popullit dhe u bënë thirrje institucioneve përgjegjëse organeve të rendit dhe të drejtësisë, që të veprojnë në pajtim me përgjegjësitë që kanë dhe të hetojnë rastet e sulmeve.
 
Ai tërheq vëmendjen  se ngritja e vetëdijes dhe parandalimi i veprimeve të tilla të skajshme janë detyrë e gjithë institucioneve të vendit, përfshirë dhe institucionin e Avokatit të Popullit, që tashmë ka në strukturën funskionale edhe njësinë për rastet LGBT.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
01.07.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

SHBA i kërkojnë Zvicrës të ekstradojë 7 zyrtarë të FIFA-s

Një padi e SHBA akuzon një numër zyrtarësh të FIFA-s dhe pesë drejtues korporatash për vepra që përfshijnë shantazh, mashtrim dhe pastrim parash
Më tepër

Eliot Engel në Parlamentin e Kosovës

Ligjvënësi amerikan u bëri thirrje institucioneve të përmbushin detyrimet përfshirë ngritjen e Gjykatës së Posaçme
Më tepër

Eurogrupi: Nuk do të diskutojmë për Greqinë para referendumit

Kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem tha pas një telekonference se tani për tani, ministrat e financave thjesht morën shënim propozimet e Greqisë
Më tepër

Bëhen publike email-e të tjera të Hillary Clinton

Tre mijë faqe e-maile ishin dërguar në muajt mars-dhjetor të vitit 2009 viti i parë kur zonja Clinton ishte në postin e Sekretares së Shtetit
Më tepër

Mali i Zi dhe NATO

Mali i Zi pritet që deri në fund të këtij viti të marrë thirrjen për anëtarësim në Aleancën Ushtarake
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Tribal dancers entertain Burundians in Bujumbura to celebrate nation's 53rd Independence Day.
     
  • A man gestures as pensioners queue outside a national Bank branch where they cash out up to 120 euros, in Athens, Greece. The European Union will decide whether to grant Greece a last-minute bailout package to avoid pushing it further towards an exit from the eurozone.
  • People swim during the annual public Lake Zurich crossing swimming event in Zurich, Germany.
  • The Russian Progress-M spacecraft is ready to be lifted on its launch pad at Baikonur cosmodrome, Kazakhstan.
     
  • Smoke comes out from the helmets of dummies next to People's Liberation Army (PLA) soldiers during a mock shooting practice at a PLA naval base in Hong Kong to mark the 18th anniversary of Hong Kong's handover from Britain to Chinese sovereignty.
  • A protester wears a mask with a gag as she marches against the public security law in Madrid, Spain, June 30, 2015. Thousands of protesters railed against a new law nicknamed the "gag law" before it went into effect at midnight, slamming it as legalized muzzling of free expression and the media.
  • Mass lightning bolts illuminate the night sky by the Daggett airport as storms pass over the high deserts north of Barstow, California.
  • A man works on "Long Ma", a creation by La Machine production company, during a media visit to "A Journey to Nantes" (Le Voyage a Nantes) art festival in Nantes, France, June 30, 2015.
  • U.S. President Barack Obama makes a silly face as he and first lady Michelle Obama sing with Girl Scouts during a camp out on the South Lawn of the White House in Washington June 30, 2015. A group of 50 fourth-grade Girl Scouts plans to spend the night in camping tents on the lawn, a celebration of the scouting movement and the National Park Service centennial.
  • The moon rises above the weather vane at the All England Lawn Tennis and Croquet Club, which hosts the Wimbledon Tennis Championships in London, June 30, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.