E enjte, 31 korrik, 2014

Lajme

Kurti: Bisedimet me Serbinë bosnjëzojnë Kosovën

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i tha Zërit të Amerikës se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë në vend që të bisedojë me Serbinë

x
Besim Abazi
Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se duke biseduar me Serbinë pa kushte, Kosova po rrezikon bosnjëzimin e saj meqë Serbia po synon të krijojë një lloj shteti të vogël, brenda shtetit të brishtë të Kosovës. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, zoti Kurti thotë se platforma e Beogradit për bisedimet me Prishtinën dëshmon se qasja e Serbisë ndaj Kosovës ka mbetur e pandryshuar.



Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, tashmë ju keni shprehur qartazi qëndrimin tuaj kundër bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë ato po mbahen dhe javën tjetër pritet takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve. Bisedimet janë mbështetur nga të gjitha forcat politike në vend dhe diplomacia euro perëndimore. A nuk ndjeheni të vetmuar në këtë kundërshtim?

Albin Kurti: Po të organizohej një referendum në Kosovë lidhur me bisedimet për të ashtuquajturin normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, sigurisht që populli do të deklarohej kundër. Mirëpo, referendumi sic e dini, nuk lejohet në Kosovë për asgjë asnjëherë dhe prandaj krijohet përshtypja për Kosovën në bazë të politikanëve konjuktural, të cilët janë treguar të gatshëm sërish që të negociojnë me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës dhe pa asnjë kusht për Serbinë, kur dihet se Gjermania asaj i ka vënë shtatë kushte ndërsa SHBA i ka vënë kushte Serbisë. Besoj se vetëm duke e kushtëzuar Serbinë në do të mund të bëheshim sovran dhe prandaj lëvizja Vetëvendosje i kundërshton këto bisedime pa kushte për Serbinë dhe në të njëjtën kohë, besojmë që normalizimi i marrëdhënieve me një shtet anormal si puna e Serbisë do të përkthehet në abnormalizim të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Por, cila është alternativa zoti Kurti duke pasur parasysh situatën ekzistuese ndërmjet dy vendeve aktualisht?

Albin Kurti: Sovraniteti nuk është dialog me armikun, por është monolog brenda shtetëror e brenda kombëtar. Në duhet t’i kthehemi vetes sonë, institucioneve tona, ekonomisë sonë. Duhet të afrohemi, integrohemi e bashkohemi me Shqipërinë dhe gjithashtu të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë ata që na kanë njohur, me SHBA-të, me vendet kryesore të BE-së, Turqinë e kështu me radhë, në mënyrë që Kosova të bëhet ashtu sic është shpallur, pra e pavarur e sovrane. Nuk mendoj që duke biseduar me Serbinë ne bëhemi sovran. Përkundrazi, ekziston rreziku që të bosnjëzohemi me ç’rast Serbia e krijon një si lloj shteti të vogël, brenda shtetit gjithnjë e më të brishtë të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Dhe a ka rrezik të ndodhë një gjë e tillë, duke pasur parasysh që tashmë Serbia edhe në platformën e saj ka kërkuar një autonomi në shkallë të gjerë për veriun e Kosovës?

Albin Kurti: Serbia nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj “autonomi brenda autonomisë”. Pra, në kuadër të autonomisë së Kosovës, siç e parasheh kushtetuta e saj, ata e duan autonominë e serbëve e cila nuk kufizohet vetëm në veriun e Kosovës. Dhe, një plan të këtillë do ta kishte nënshkruar menjëherë (Slobodan) Millosheviçi. Kjo u vërtetua që kemi të bëjmë pra me pasardhësit e e drejtpërdrejtë politik të Millosheviçit dhe (Vojislav) Sheshelit, në formën e (Ivica) Daçiçit dhe (Tomislav) Nikoliçit që e kanë edhe qëllimin edhe qëndrimin e njëjtë antishqiptar. Më 17 janar është paraparë që të fillojnë tash bisedimet edhe për veriun e Kosovës dhe përfundimisht po shkelet edhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e datës 19 tetor të vitit të kaluar, atëherë kur u tha se kjo rezolutë do të mbrojë sovranitetin dhe nuk do të lejojë që të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës. Besoj që gjithçka ka filluar para rreth një viti, atëherë kur grupi parlamentar i PDK-së, i ndërsyer prej qeverisë së Kosovës e kaloi një rezolutë për marrëdhënie asimetrike me Serbinë në formën e kundërshtimit të lëvizjes Vetëvendosje e cila më herët e kishte kaluar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës për reciprocitet të plotë më Serbinë. Dhe më 20 janar të vitit të kaluar, këta e kaluan rezolutën kundër reciprocitetit me Serbinë dhe që prej atëherë është intensifikuar marrëdhënia asimetrike me Serbinë në çdo aspekt.

Zëri i Amerikës: Në veri kemi një situatë që kërkon zgjidhje. Duke pasur parasysh veçantitë e situatës në veri, si mund të zgjidhet ajo situatë sipas jush?

Albin Kurti: Duhet që qeveria e Kosovës të mos lejojë asnjë shqiptarë të shes pronën e vet e ta blejë Serbia. Nëse ka shqiptarë që për shkak të varfërisë dhe papunësisë detyrohen të bëjnë një gjë të tillë, le ta blejë atë pronë qeveria e Kosovës. Duhet që të kthehen shqiptarët nëpër banesat dhe shtëpitë e tyre. Nëpër lagjet me shqiptarë duhet të ndërtohen nënstacione policore, sepse renovimi e rindërtimi i shtëpive nuk ka kuptim pa sigurinë atje. Duhet të revitalizohet Trepça e cila do të bënte punësimin e njerëzve pa dallim kombësie. Sipas ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investojmë më pak se 200 milion euro do të arrijmë të fitojmë afër 500 milion euro në eksporte të metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara nga gjiganti Trepça, që paraqet kompleksin kryesor industrial të Kosovës, jo vetëm në historinë tonë ekonomike, por edhe në të ardhmen tonë si mundësi për zhvillim. Mandej do të duhej që të bëheshin kallëzime penale, aktakuza dhe arrestime të atyre, pikë së pari 300 – 400 pjesëtarëve të MUP-it famëkeq të Serbisë dhe gjithashtu do të duhej që të priteshin financat e atyre strukturave. Para se të bëhen të gjithë këta hapa, mendoj që me dy proteza, Kosova del në ofensivë karshi Serbisë. E para, duke thënë që me Daçiçin dhe Nikoliçin nuk negociojmë për Kosovës dhe duke ja shpjeguar BE-së se këta janë shprehje e mungesës absolute të një lloj denacifikimi në Serbi. Dhe së dyti, duke mos lejuar që Kosova të jetë edhe më tutje treg i mallrave të Serbisë. Ne e dimë që në luftën e fundit na i kanë shkatërruar, djegur, dëmtuar rreth 120 mijë shtëpi dhe tash ata të na shesin mallra,pa na kërkuar falje dhe pa na paguar asnjë cent dëmshpërblim për atë çfarë kanë bërë këtu, është absurde. Asnjë shtet normal nuk do ta toleronte një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, aktualisht në Luginën e Preshevës është krijuar një situatë e rënduar për shkak të përplasjeve rreth pllakës përkujtimore kushtuar UCPMB-së.Si mund të tejkalohet kjo situatë?

Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës, përkatësisht në Kosovën lindore janë popullsi autoktone. Kufiri që ndanë Luginën e Preshevës me Kosovën, nuk është kufi i Kosovës, por i Serbisë. Dhe në këtë aspekt mendoj që ata kanë të drejtë të ngrisin zërin e tyre, të thonë fjalën e tyre dhe të vendosin për fatin e tyre. Kosova dhe Shqipëria duhet t’u ndihmojnë sepse këtë gjë e kanë për obligim. Edhe pavarësia e Kosovës edhe më herët pavarësia e Shqipërisë, janë realizuar duke ju falënderuar gjithë shqiptarëve në Ballkan edhe atyre në mërgatë. Dhe mos të harrojmë se ata që mbeten jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, e kanë paguar çmimin më të madh. Në anën tjetër, përshtypja ime është që qeveria e Kosovës, tash nëpërmjet disa medieve që ajo i dirigjon, e ka ngritur shumë çështjen e Luginës së Preshevës dhe për bindjen time, kjo është një lloj dëshmie që marrëveshja që po gatuhet për veriun e Kosovës është tepër e keqe, andaj qeveria po përpiqet të shpurdhë ca në Luginën e Preshevës. Angazhimi i qeverisë së Kosovës në Luginën e Preshevës, për bindjen time, është tepër pak, tepër vonë dhe jo aq e sinqertë. Ata njerëz kanë nevojë që të ndihmohen, kanë nevojë që të mbrohen, mirëpo, është hipokrizi që në njërën anë të bësh negociata me Daçiçin për Kosovën e në anën tjetër t’u thuash shqiptarëve në Luginën e Preshevës se unë ju mbroj juve nga Daçiçi.

Zëri i Amerikës: Si do të duhej të bëhej kjo zoti Kurti? Çfarë mund të bëjë Prishtina që të mbrojë shqiptarët në Luginën e Preshevës?

Albin Kurti: Edhe Prishtina zyrtare edhe Tirana zyrtare, do të duhej që në aspektin e arsimit, kulturës, shëndetësisë, t’i ndihmojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës edhe financiarisht e materialisht. Por, në të njëjtën kohë do të duhej që të ndihmojnë edhe organizimin e tyre politikë, në mënyrë që ata të jenë shumë më të fuqishëm, sepse nuk ka ndryshime pa fuqi dhe nuk ka fuqi pa organizim. E atje shqiptarët janë ndarë në tepër shumë parti për aq pak popullsi sa janë. Kanë nevojë të bashkohen, mirëpo ky bashkim vjen prej Tiranës e prej Prishtinës më parë sesa prej atyre vet. Në të njëjtën kohë edhe qytetarët shqiptar që janë atje duhet të ndihmohen në çdo aspekt, në mënyrë që të mos jenë aq të varfër sa të detyrohen të emigrojnë jashtë dhe të jenë të parët që e shfrytëzojnë liberalizimin e vizave në Serbi. Kë nevojë për prodhim, ka nevojë të lidhet ngushtë Anamorava me Luginën e Preshevës dhe kësisoj të mundësohet që shqiptarët të kenë më të fuqishëm pozicionin e tyre edhe në aspektin politik edhe ekonomik.

Zëri i Amerikës: Por, nëse të zëmë para datës 17 janar ka një ndërhyrje për heqjen e pllakës përkujtimore në Preshevë, si do të duhej të vepronte Prishtinë në një rast të tillë? A do të kishte forcë ajo që të ndihmojë shqiptarët atje?

Albin Kurti: Nuk e dimë se sa forcë ka Prishtina zyrtare, por po ashtu nuk e dimë me saktësi edhe sa vullnet politik ka për të ndihmuar. Por, mendoj se nuk e sjell forca vullnetin por vullneti forcën. Dhe së dyti, pavarësisht sa do të mund të kemi fuqi në fund, janë disa gjëra që i kemi obligim. Dhe ata shqiptarë atje duhet ndihmuar. Ata po organizohen që të mbrojnë monumentin e UCPMB-së, që është simbol i luftës së tyre çlirimtare dhe në të njëjtën kohë është edhe dëshmi e historisë që kanë shqiptarët me Serbinë. Pra, Serbia duke e luftuar atë monument, nuk po e lufton vetëm të tashmen e shqiptarëve aty, por po e lufton edhe historinë e shqiptarëve në mënyrë që t’ua nxijë jetën atyre në të ardhmen. Serbia nuk është vetëm kundër pavarësisë së Kosovës. Edhe kur e kemi pasur autonominë, na e suprimuan. Pra, ata janë kundër shqiptarëve. Prandaj, qëndrimi i tyre antishqiptar është më i thellë sesa qëndrimi kundër pavarësisë. Por, duket që politikanët shqiptarë në përgjithësi e kanë harruar këtë gjë.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti ju angazhoheni që në vend të bisedimeve me Serbinë të bisedohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mendoni se është i mundur një projekt i tillë?

Albin Kurti: Sërish, mundësia lindë prej vullnetit. Ajo çfarë duket e paimagjinueshme ndoshta për dikë sot, bëhet mese e mundshme nesër si rezultat i vullnetit popullor e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë. Para pak vitesh, Gallup International ka bërë një sondazh dhe përfundimi ishte që në Shqipëri njerëzit që janë për bashkimin Kosovës me Shqipërinë janë rreth 63 për qind, ndërsa në Kosovë 81 për qind. Në kohën kur nuk na lejohet referendumi. Porsa të na lejohej referendumi atëherë me siguri që kjo përqindje do të ishte edhe më e madhe. Por, ta kemi parasysh që nuk duhet të bashkohet Shqipëria me Kosovën, por Kosova me Shqipërinë. Nuk duhet ta fusim edhe Shqipërinë nën EULEX tash, nën protektorat ndërkombëtar. Kosova duhet t’i bashkohet Shqipërisë dhe kufirin që e ndanë Kosovën me Shqipërinë, të hiqet njëherë e përgjithmonë, sepse ai kufi është vendosur para një shekulli nga të huajt dhunshëm, pa pjesëmarrjen tonë. Ai kufi duhet të hiqet nga ne, me pjesëmarrjen tonë në referendum në mënyrë paqësore dhe sigurisht që kur do të jemi serioz në këtë angazhimin tonë, atëherë nuk do të mungojnë miqtë që do të na ndihmojnë.

Zëri i Amerikës: Por, zoti Kurti fundi i vitit që lamë pas kaloi në shenjë edhe të angazhimeve të udhëheqësve të të dyja vendeve për bashkim kombëtar. A nuk ua merr nga duart juve këtë projekt një qasje e tillë?

Albin Kurti: Shpresoj ta realizojnë, sepse nëse na e marrin projektin tonë, atëherë kjo është një gjë shumë pozitive dhe aq më tepër që as ne nuk e kemi shpikur këtë projekt. Ta zëmë, parulla kryesore në vitin 1968 në Prishtinë, ka qenë Vetëvendosje. Shumica dërmuese jona nuk ka qenë e lindur në atë kohë. Pra, ne po e vazhdojmë një rrugë që është nisur më herët, e që ka të bëjë me thirrjen e shqiptarëve për liri, për barazi me kombet tjera. Dhe në këtë aspekt është mirë që sa më shumë parti politike shqiptare gjithandej këtyre kufijve që na ndajnë padrejtësisht, të fusin në programet e tyre, çështjen e bashkimit kombëtar. Por, me një vërejtje substanciale, që bashkimi kombëtar nuk bën të paraqitet i kufizuar në sferën e kulturës, arsimit, sportit, por duhet të shtrihet edhe tek institucionet, politika dhe sidomos ekonomia e ushtria. Në anën tjetër, bashkimi kombëtar nuk duhet të përfundojë te regjistri i emocionit dhe i së kaluarës, por të shtrihet edhe tek regjistri i të menduarit dhe së ardhmes. Në këtë aspekt bashkimi kombëtar nuk mund të zëvendësohet prej Bashkimit Evropian. Por, në të njëjtën kohë, as nuk është në kontradiktë me Bashkimin Evropian.

Zëri i Amerikës: Në të gjitha proceset politike, por edhe në çështjet si privatizimi ju jeni gjetur disi, në anën tjetër, domethënë vetëm kundër të gjithëve. A po rrezikoni kësisoj një formë të izolimit zoti Kurti?

Albin Kurti: Izolimi i vetëm që mund t’i ndodhë lëvizjes Vetëvendosje është izolimi prej qytetarëve të Kosovës dhe prej shoqërisë, gjë që nuk ka ndodhur, nuk do të ndodhë dhe kemi lëvizje në drejtim të kundërt, ku ne gjithnjë e më shumë po lidhemi me interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe ata po e shohin këtë gjë. Në Kosovë, kemi në aspektin socio ekonomik një lloj kaosi strategjik. Kaos për shkak të kësaj qeverie, kaos strategjik për shkak të neoliberalizmit. Edhe privatizimi i egër edhe sundimi i ligjit, hiqen se e luftojnë korrupsionin. Privatizimi dhe sundimi i ligjit janë në një garë jo fer për luftimin e korrupsionit. Dhe këtë garë në mënyrë absolute po e fiton privatizimi, me ç’rast korrupsioni jo që s’po luftohet, por po shtohet. Përderisa kemi sundim të ligjit me ligje përgjithësisht të mira, që nuk zbatohen, kemi privatizim që zbatohet në mënyrë shumë të efektshme, pa ligj. Privatizimi në Kosovë është ilegal e për bindjen time edhe kriminal. Prandaj, ne e kundërshtojmë këtë privatizim dhe mendojmë që sovraniteti dhe demokracia duket të shtrihen edhe në sferën e ekonomisë, sepse për ndryshe do t’i humbim që të tria këto. Ne jemi që ta kemi shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin social të lidhura në një trekëndësh dhe pikërisht këtë gjë e kemi bërë në alternativën tonë qeverisëse që përmban 19 kapituj në mbi 250 faqe, e të cilën përfundimisht do ta miratojmë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të përgjithshëm të lëvizjes Vetëvendosje më 20 janar.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Joe nga: USA
12.01.2013 16:50
Mendoj se z Kurti meriton respekt me menyren e kontributit qe kerkon te jape ne ndertimin e shtetit te Kosoves,shteti i Kosoves nuk forcohet duke plotesuar kerkesat e Serbis por doke forcuar rolin e shtetit ne te gjithe teritorin e saj z Kurti nuk duhet ngateruar me AKZ kjo i sherben elektoratit te saj e jo bashkimit


nga: Anonim
12.01.2013 15:46
Shkrova pak dje
nuk e di e muare apo jo?
Per ceshtjen kombetare e kisha
Thirrja ishte ndime monetare praktike
Ate e kane ber serbet para nesh.
Ska gje pse nuk botohet
redaksia e dine punen e kosoves ne se duhet ndihmohet apo jo??


nga: Ali Margjeka (BUJAN) nga: Bari
12.01.2013 02:56
Duke lezuare shqetsimin e zotit :Kurti me shqetsoj por dhe ideja e ti qe te kete nji bisedime me Serbine eshte ide e gabuare .kame dhe bisedoje me ato vende qe me kane njohure por kur sesi. .si bisedoj me ate vende kur akoma ecen me ate hipotezen per te qene koloni e saj o per te ngritur shtete brenda shtetit ne token time Politika E Europes nuk ka qene asenji here komplete ne njohjen e kosoves dhe ne kohra ka qene turbulluese .Prandaj shqiptari duhete ta kontrolloj situaten .aty ku kurti vene theksin .qe qeveria duhete te ndihmoje luginen e Prisheves eshte me vende .per te qene e mbrojtur nga te gjitha inflazionete .nuk duhete te humbasim me kohe ne bisedime vetem ne mbrojtje te sovranitetit dhe vendosjes se ligjite ne respekte te kushtetutes


nga: illyricum
11.01.2013 23:05
Bosnja ne fokus dhe tani Kosova ne fokus.Bosnja asht shtet i njohur nga Bashkimi Europjan dhe asht e njohur edhe ne OKB edhe nga Serbija.Gjersa Kosova nuk njihet as nga Bashkimi Europjan as nga OKB as nga Serbija dhe mjerisht as qe kerkohet njohje nga Serbija dhe Bashkimi Europjan.Kjo do te thot zotri Kurti Kosova nuk asht shtet per Serbin dhe Bashkimin Europjan.Edhe dialogu asht i Serbis si shtet me Kosoven si pjes e saj.Ju jeni pjes e keti dialogu jeni aktiv dhe deklaroheni kunder dialogut kjo asht labile e paqendrushme jo serioze.Dialogu duhet te nderprehet nese deshironi te shpetoni Repuliken e Kosoves..


nga: MEHDI nga: SHQIPERI
11.01.2013 13:44
Kam shkruar edhe here te tjera per Z.Albin Kurti,mendoj se duhet te lexoje me shume .
Dokumneti Ahtisari ka nje pike qe NDALON BASHKIMIN E SHQIPERISE.
E DYTA NEQOFTESE KOSOVA ARRITI KETU ARRITI VETEM NGA SHBA,PAK ME RESPKET PER SHBA.POR TE MOS ISHTE SHBA NUK KISHTE SHTET KOSOVAR
E KESHILLOJ TE DEGJOJE AMERIKEN.


nga: Petro Jashari nga: U S A
11.01.2013 03:29
Evropa ne proceset per konsolidimin e saj ne rrugen drejt bashkimit i eshte dashur te perballej e te perballet me sfida te ndryshme ku me kryesorja ka qene renja e murit te Berlinit ku konkludoj me bashkimin e dy Gjermanive.Perballe Evropes ne rrugen e saj drejt konsolidimit te ketij bashkimi del ne pah si detyre e dores pare; Rrezimi i murit te rracizmit, rracizme i cili u shfaq ne te kaluaren me gjithe egersine e tij nga Serbija e Millosahevicit e sot per fat te keq mbahet po e ndezur nga pasuesit e Sllobodan Milloshevicit. E vleresoj zotin Albin Kurti ne pergjigjet llogjike te dhena Zerit te Amerikes.Mendoj se bisedimet midis Kosoves e Serbise te inicuara nga Bashkimi Evropjan jane futur ne rruge te gabuar ku mungojne parakushtet e ne vecanti ai human.E theksoj kete shprehje mbasi per cfar bisedime serjoze mund te behet fjale kur terrorizmi shteteror i Sllobodan Milloshevicit e mbyti ne gjak Kosoven e sot pasuesit e tij ne vend qe te kerkojne me pare falje publike,tentojne te cvasin pjese nga trojet e Kosoves?Shpresoj si gjithmone ne ndihmen dhe kontributin madhor te shtetit Amerikan ne zgjidhjen e ketij problemi.


nga: D
11.01.2013 02:07
Ky extremist vazhdon me mentalitetin e luftes se shekullit te kaluar. Me njerez si ky Kosova vetem izolohet e varferohet. Luan rolin e patriotit per perfitim politik. Si Kosova dhe Serbia vendin e kane ne Europen pa kufij. Ky eshte njeri i paskrupullt sikurse Kreshnik Spahiu i Shqiperise. Jane gati ta djegin vendin serish.


nga: Libri Don Kishoti nga: Prizren
10.01.2013 19:48
Rilindësi ynë!

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Miratohet me 88 vota reforma territoriale

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule voton kundër. Debate mbi respektimin e minoriteteve dhe Himarën. Kryeministri Rama: Himara nuk është minoritare
Më tepër

Pas tragjedisë në centralin bërthamor të Fukushimës, Japoni

Komisioni juridik rekomandon ngritje akuzash për komapaninë adminstratore
Më tepër

Histori: Çfarë ka ndodhur më 31 korrik?

Mit'hat Frashër zgjidhet kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë. Në tetor ai vdiq (69 vjeç) nga një goditje në zemër në Hotelin Lexington në Lexington Avenue në Nju Jork (edhe teori komploti ekzistojnë rreth vdekjes së tij)....
Më tepër

Kryediplomati amerikan në Indi

Marrëdhëniet ekonomike mes dy demokracive më të mëdha të botës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
31.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Members of the House of Representatives begin to head for the door on Capitol Hill in Washington as Congress leaves for a five-week summer recess.
  • Codepink activists, dressed to symbolize those wounded and killed in Gaza, rally outside the Israeli Embassy in Washington, DC.
  • Children play on a carnival ride during Eid al-Fitr Holiday in Kabul, Afghanistan.
  • Indian villagers watch rescue operations at the site of a massive landslide in Malin village in Pune district of western Maharashtra state.
  • A couple sit on the promeade and look at the burnt remains of a section of Eastbourne pier, southern England.
  • A close up of newspaper front pages focusing on the Ebola outbreak, including a newspaper (l) reading 'Burn all bodies' in the city of Monrovia, Liberia.
  • Noa (kneeling), the girlfriend of Israeli soldier Guy Algranati, mourns during his funeral in Tel Aviv. Algranati was killed on Wednesday by a booby trap detonated as he and 2 other soldiers uncovered a tunnel shaft.
  • A Palestinian, who fled his family's house following the Israeli offensive, sleeps as he takes refuge inside a classroom at a United Nations-run school in Jabaliya refugee camp in northern Gaza Strip.
  • Ifeoma Nwoye of Nigeria is carried away by her coach after she lost her women's freestyle 55kg wrestling semi-final to Brittanee Laverdure of Canada at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Australia's Olivia Vivian performs at the women's All-Around Artistic Gymnastics at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland, July 30, 2014. (Picture taken with multiple exposure function)
  • A burger set is on display at a McDonald's restaurant in Hong Kong. Many consumers in Shanghai, Beijing and Hong Kong say they plan to scale back their visits to McDonald's, at least for now, but noted that the low prices make it hard to give up.
  • A woman is placing freshly-bought apples in her bag at a market in Warsaw, Poland. Russia said it was banning most fruit and vegetable imports from Poland. Many believe that the ban was imposed as retaliation for Poland’s support for the EU sanctions against Russia over the armed conflict in Ukraine.

Interaktive