Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga emëroi sot nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala bashkërendues politik për bisedimet Kosovë-Serbi.
Në një njoftim të zyrës së saj thuhet se "Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dekretoi zotëri Blerim Shalën, koordinator politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë".
Ndërkohë, kryeministri Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një deklarate “mirëpriti dekretimin nga Presidentja e Kosovës, të zotit Blerim Shala në pozitën e koordinatorit politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.
Por, as presidentja dhe as kryeministri nuk kanë dhënë me shumë hollësi se cila do të jetë puna e zotit Shala në procesin e bisedimeve që po drejtohen nga kryeministrat e
Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.
Të dy kryeministrat pritet të takohen për të tretën herë me radhë në fillim të dhjetorit.