E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Kosova bëhet anëtare e BERZH-it

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka vendosur të pranojë Kosovën si anëtare të 66-të të saj nga 17 dhjetori i këtij viti.

x
Madhësia e gërmave - +
Besim Abazi
Kosova nga 17 dhjetori do të jetë anëtare e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Në një komunikatë për opinion të kësaj banke thuhet se Bordi i Guvernatorëve ka miratuar një Rezolutë për këtë çështje duke pasur parasysh se një pjesë e anëtarëve të saj nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Në komunikatë thuhet se “Kosova do të bëhet anëtare e 66-të e Bankës, në qoftë se më ose para 17 dhjetorit të vitit 2012,  përmbushë procedurat e brendshme për anëtarësim, siç përcaktohet në rezolutë, duke përfshirë pranimin Marrëveshjes së Themelimit të Bankës dhe pagesës për aksionet e saj”.

Pasi që Kosova të bëhet anëtare, thuhet më tej, “Banka do të kërkojë që ta mbështesë ekonominë e Kosovës dhe të përmirësojë jetën e njerëzve atje, të lehtësojë tranzicionin dhe të kontribuojë në qëndrueshmërinë rajonale”.

Komunikata citon presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti, të ketë thënë se “Banka do të punojë për zhvillimin e sektorit privat, si dhe investime në përmirësimin e infrastrukturës dhe do të ndihmojë në forcimin e ekonomisë, në përgjithësi. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

Vendimi nxitit reagimin e udhëheqësve të Kosovës të cilët thanë se ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një komunikate vlerëson se “anëtarësimi i Kosovës në BERZH është një hap i shumëpritur dhe i rëndësishëm, dhe krahas anëtarësimit të vendit në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, paraqet ndër momentet më të rëndësishme në konsolidimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për reformën e brendshme drejt zhvillimit dhe forcimit të ekonomisë së tregut të lirë.  Ky anëtarësim do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik, zbatimin e reformave e standardeve evropiane dhe zhvillimin e infrastrukturës përmes mbështetjes së zhvillimit të sektorit privat, mobilizimit të kapitalit të jashtëm dhe përmirësimit të ambientit për investime”, thuhet në reagimin e presidentes Jahjaga.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thekson se “anëtarësimi në BERZH është një fitore e madhe e identitetit shtetëror të Kosovës dhe çimentimit të Kosovës si pjesë e pashmangshme e relacioneve dhe organizatave ndërkombëtare”.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive