E premte, 30 janar, 2015

Lajme / Ballkani

Përgjime bisedash telefonike në Kosovë?

Qeveria e Kosovës i kërkoi EULEX-it të ndriçojë situatën e krijuar pas publikimit të disa bisedave telefonike që pretendohet se janë bërë ndërmjet zyrtarëve të lartë institucional

x
Në Kosovë, qeveria reagoi ashpër ndaj, siç ka thënë ajo, publikimit të disa bisedave telefonike të cilat pretendohet se janë bërë ndërmjet zyrtarëve të lartë institucional.  Qeveria thotë se ato janë të falsifikuara dhe joligjore.
 
Reagimi i saj ka të bëjë me disa regjistrime të publikuara të enjten në Youtube, të disa bisedave telefonike të përgjuara që pretendohet të jenë zhvilluar ndërmjet shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministres për integrime evropiane, Vlora Çitaku dhe kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.
 
Bisedat përfshijnë çështje të ndryshme të veprimtarisë qeveritare e partiake, ndërsa vënë theksin tek kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe përplasjet që kanë ndodhur ndërmjet tij dhe drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës.  
 
Në një komunikatë për opinion, qeveria e Kosovës kërkon ndriçimin e këtij akti, që ajo e quan skandaloz dhe kundërligjor.
 
Qeveria akuzon, siç shprehet ajo, mekanizma të caktuar vendor dhe  ndërkombëtarë, se përmes nxjerrjes së këtij regjistrimi synojnë të shtantazhojnë institucioneve tona shtetërore.
 
Ndërkaq, zyrtarë të EULEX-it pa pranuar të mohojnë apo pohojnë prerazi vërtetësinë e bisedave, thanë se “materialet e bisedave u bënë publike pasi i ishin dorëzuar Gjykatës dhe Këshillit të Mbrojtjes në një proces gjyqësor”.
 
Por, zyrtaret nuk pranuan të flasin se në lidhje me çfarë hetimesh mund të jenë bërë regjistrimet. Një prej proceseve më të bujshme që zhvillohen aktualisht në Kosovë është ai rreth ish ministrit të transporteve dhe telekomunikacionit Fatmir Limaj, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
 
Ndaj zotit Limaj, që aktualisht ndodhet në paraburgim lidhur me akuzat për krime lufte, një javë me herët është ngritur një akuzë për korrupsion lidhur me periudhën kur ai drejtonte ministrinë e transporteve.
 
Njeri nga personat e përfshirë në përgjimet e publikuara në internet, është Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe ish zëvendës ministër në ministrinë e transporteve kur ajo drejtohej nga zoti Limaj.
 
Zyrtarë te EULEX-it thanë se publikimi i materialeve në mirëbesim është çështje serioze dhe paraqet shkelje serioze.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: sejdi nga: vushtrri
30.11.2012 17:26
Nuk um kan befasu keto qka i kan tregu ne opinion se po shihet qart qfar qeverie kemi dhe qfar synimi kan keta patriota


nga: Anonim
30.11.2012 16:03
KU--KUUUU,KUSH QEVERIS KOSOVEN,NJE SKANDAL QE DESHMON KULTUREN DEMOKRATIKE NE QEVERISJE,POR EDHE KULTUREN PERSONALE TE ATYRE QE QEVERISIN..TURP-TURP...AI QE KETA E QUAJNE JAKUPOVSKI.QEN,APO PROBLEM ESHTE JAKUP KRASNIQI AKTUALISHT KRYETAR I KUVENDIT TE KOSOVES BURRE I URTE,ME INTEGRITET DHE I NDERSHEM,ISH I BURGOSUR NGA REGJIMI SERB DHE LUFTETAR UCK PER CLIRIMIN E KOSOVES.AI TJETRI QE E SHOHIN SI PROBLEM NE MALISHEVE ESHTE FATMIR LIMAJ DEPUTET DHE N/ KRYETAR PDK DHE ISH KOMANDANT UCK,BISEDE E LAFTARISUR NGA NIVELI I KOMUNIKIMIT,SHQIP,TURQISHT E ITALISHT..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Parlamenti shqyrton Gjykatën e Lartë dhe KQZ-në

Shumica rrëzoi dekretet e Presidentit Nishani mbi Gjykatën e Lartë dhe Kontrollin e Shtetit dhe zgjodhi 3 antarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Më tepër

SHBA: Përmirësohet tregu i punës

Në raportin e publikuar sot nga Departamenti i Punës thuhet se kërkesat për përfitimiet e papunësisë ranë në nivelin më të ulët në 15 vjet
Më tepër

Jacobson: Dhuna në protesta – e papranueshme

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, u bënë thirrje organizatorëve të protestave të shmangin dhunën, ndërsa qeverisë të punojë drejtpërdrejtë me qytetarët
Më tepër

Telefonat inteligjentë si mjet diagnostikimi të malaries

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë që përdor kamerën e celularit për gjurmimin në gjakun e pacientëve të mikroorganizmave që shkaktojnë këtë sëmundje
Më tepër

BE diskuton për sanksione të reja për Rusinë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, po takohen në Brusel për të diskutuar rreth krizës në Ukrianë
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Dexter Newcomb begins cleanup at his house in Scituate, Massachusetts the day after a winter storm left his neighborhood coated in frozen sea spray, snow and sand.
  • Pope Francis is greeted by Argentinian officers of the United Nations Peacekeeping Force in Cyprus, UNFICYP, as he arrives for his weekly general audience in Pope Paul II Hall, at the Vatican.
     
  • NASA Administrator Charles Bolden and his wife, Alexis, lay a wreath at the Tomb of the Unknowns as part of NASA's Day of Remembrance at Arlington National Cemetery in Virginia. The wreaths were laid in memory of those men and women who lost their lives in the quest for space exploration.
  • Japan's Prime Minister Shinzo Abe reacts during a session at the upper house of Parliament in Tokyo.
  • Free Syrian Army fighter Ahmed al-Hussein pets puppies near the frontline in Aziza village in the southern countryside of Aleppo.
  • Smoke from Israeli shelling covers the Lebanese town of Al-Majidiyah (L) on the Lebanese border with Israel as the town of Al-Ghajar is seen on the right. Lebanese Shi'ite militant group Hezbollah claimed responsibility for an attack against a military convoy in an Israeli-occupied border area.
  • German Chancellor Angela Merkel (C) poses with members of a Carnival dance troupe in Berlin. Merkel traditionally receives carnival princes and princesses annually from every German state at the Chancellery prior to the start of the carnival season.
  • Visitors stand on the viewing platform of the new 360-degree panorama 'Dresden 1945 - Tragedy and Hope of a European City' by Berlin-based artist Yadegar Asisi in the Asisi Panometer in Dresden, eastern Germany. The panorama, which is more than 30 meters high and has a 100-meter circumference, shows the city of Dresden after the bombings in February 1945.
  • A model presents a creation of Viktor & Rolf during the 2015 Haute Couture Spring-Summer collection fashion show in Paris, France.
  • A protester wears a globe mask during an anti-fracking protest at County Hall in Preston, northwest England.
  • Stephane Walker of Switzerland skates during the European Figure Skating championships in Stockholm, Sweden.
  • A flock of colored pigeons fly during a pigeon-breeding competition in the southern Spanish village of Bollullos de la Mitacion.

Interaktive