E shtunë, 28 shkurt, 2015

Lajme / Ballkani

Qeveria e Kosovës me projektligj për përgjimet

Projektligji pasoi situatën e krijuar pas publikimit në internet të disa bisedave telefonike të zyrtarëve të lartë institucional.

x
Leonat Shehu
Jehona e bisedave telefonike të përgjuara të zyrtarëve institucional, nxiti qeverinë e Kosovës që të miratojë projektligjin për Përgjimet e Telekomunikimeve. Miratimi pasoi bujën që nxiti publikimi i regjistrimeve të disa bisedave telefonike të përgjuara, që pretendohet të jenë zhvilluar ndërmjet shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministres për integrime evropiane, Vlora Çitaku, ish shefit të Shërbimit Informativ Kadri Veseli dhe kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se projektligji ishte planifikuar më herët por situata e fundit e përshpejtoi miratimin e tij.



Kjo ka qenë në strategjinë legjislative por edhe raporti i progresit e ka kërkuar një gjë të tillë, natyrisht e ka përshpejtuar kjo gjendje dhe dua të them se ne duhet të jemi të kujdesshëm, çdo gjë që ka të bëjë me hetimet do t'i kryejnë punët organet e ndjekjes. Çdo gjë që ka të bëjë me jetën private duhet ta ruajmë privatësinë e njerëzve pa marr parasysh pozitën që e kanë në vendin”, tha zoti Kuçi.

Bisedat e publikuara në internet përfshijnë çështje të ndryshme të veprimtarisë qeveritare e partiake ndërsa vënë theksin tek kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi dhe përplasjet që kanë ndodhur ndërmjet tij dhe drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës. Zoti Krasniqi, edhe sot bëri thirrje që zyrtarët e lartë institucional, bisedat telefonike të të cilëve janë publikuar në internet, të kërkojnë falje publike për gjuhën e përdorur.

Zëvendëskryeministri Kuçi, tha ndërkaq se duhet dalluar bisedat private dhe ato politike.

Unë si zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë më intereson shumë raporti me ligjin, Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut. Jo shumë raportet që mund të jenë personale apo politike, por ajo çka është me rëndësi duhet të shikojmë se përgjimi a është në përputhje me këto akte juridike, publikimi a është në përputhje me këto akte juridike dhe çdo veprim tjetër a është në përputhje me ligjin dhe këtu duhet të bëhet një hetim i pavarur nga EULEXI-i dhe institucionet tona, te shohim se ku ka shkarje në ligj. Kushdo që ka bërë diçka kundër ligjit do ta shohim, ne duhet që të japim mundësi të plotë që ligji ta kryej punën e vet, njerëzit e ligjit ta kryejnë punën e vet, por duhet tu japim mundësi të plotë që njerëzit ta kenë jetën e tyre private”, tha zoti Kuçi.  

Publikimi i regjistrimeve të enjten e kaluar, nxiti reagimin qeverisë së Kosovës e cila kërkoi ndriçimin e këtij akti që ajo e quan skandaloz dhe kundërligjor. Ajo akuzoi siç thuhej, mekanizma të caktuar vendor dhe  ndërkombëtarë, se përmes nxjerrjes së këtij regjistrimi synojnë të shtantazhojnë institucioneve shtetërore.

Zyrtarë të EULEX-it thanë se regjistrimet "nuk janë të montuara", ndërsa e cilësuan publikimin e tyre si "çështje serioze dhe shkelje të rëndë të besimit që lidhet me procedurat e një rasti gjyqësor që është në vazhdim e sipër. Materiali ishte dorëzuar nga prokurorët e EULEX-it tek mbrojtja si dhe në gjykatë".

Zyrtarët e EULEX-it nuk kanë pranuar të flasin se në lidhje me çfarë hetimesh mund të jenë bërë regjistrimet. Një prej proceseve më të bujshme që zhvillohen aktualisht në Kosovë është ai rreth ish ministrit te transporteve dhe telekomunikacionit Fatmir Limaj, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndaj zotit Limaj që aktualisht ndodhet në paraburgim lidhur me akuzat për krime lufte, një javë me herët është ngritur një akuzë për korrupsion lidhur me periudhën kur ai drejtonte ministrinë e transporteve.

Njeri nga personat e përfshirë në përgjimet e publikuara në internet është Adem Grabovci shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe ish zëvendës ministër në ministrinë e transporteve kur ajo drejtohej nga zoti Limaj.

Zhvillimet rreth publikimit të bisedave të përgjuara kanë nxitur reagime edhe të partive politike që kërkojnë ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa ekspertë të drejtësisë thonë se publikimet e përgjimeve, hedhin hije mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë që edhe ashtu përballet me sfida të shumta.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Vritet në Moskë udhëheqësi opozitar rus

Boris Nemtsov, udhëheqës i opozitës u qëllua në Moskë, dy ditë para një proteste të opozitës të planifikuar që të drejtohej prej tij
Më tepër

Kosovë: Tre të arrestuar për terrorizëm

Tre veta janë arrestuar për rekrutim, nxitje, organizim, financim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
Më tepër

Cilat janë motivet e ISIS

Analistët thonë se udhëheqja e ISIS bazohet në një interpretim të Islamit që mbështet luftën
Më tepër

Buxheti i Departamentit të Sigurisë Kombëtare

Dhoma e Përfaqësuesve hapi rrugën për miratimin e një projekt-ligji afatshkurtër që do të vazhdojë financimin e Departamentit
Më tepër

Bundeshtagu, pro zgjatjes së ndihmës për Greqinë

Parlamenti gjerman votoi sot në favor të zgjatjes prej katër muaj të programit financiar të shpëtimit për Greqinë
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Turkish forensic officers prepare to remove a vehicle in front of the US consulate in Istanbul. Police detained one man after he threatened to detonate a bomb he said he was carrying. Bomb experts discovered he was not carrying a bomb.
  • Soldiers of China's People's Liberation Army (PLA) take part in a winter training in temperatures below minus 10 degrees Celsius at China's border with Russia in Heihe, Heilongjiang province, Feb. 26, 2015.
  • Riot Police remove a housing rights activist who climbed a bulldozer in an effort to stop the eviction of Luisa Gracia Gonzalez and her family and the demolition of their house in Madrid, Spain.
  • Fans of AS Roma leave the Kuip stadium through a secured corridor after the Europa League soccer match against Feyenoord in Rotterdam, Netherlands, Feb. 26, 2015.
  • Hindu men from the village of Nandgaon, smeared with colors, play holi at the Ladali or Radha temple before taking out a procession for the Lathmar Holi festival, at the legendary hometown of Radha, consort of Hindu God Krishna in Barsana, India.
     
  • Two quick-footed llamas dash in and out of traffic in a Phoenix-area retirement community before they were captured, Feb. 26, 2015, in Sun City, Ariz. The llamas thwarted numerous attempts by Maricopa County Sheriff's deputies and bystanders to round them up before they were roped into custody.
  • Acrobatic pilots perform on the first public day of the Australian International Airshow at the Avalon Airfield near Lara, southwest of Melbourne.
  • A silhouetted Pakistani vendor forms bubbles while waiting for customers at a stall selling bubbles and balloons at the Rawal Lake park in Islamabad.
  • This picture shows a costume created by Japanese fashion designer Kansai Yamamoto and used by David Bowie during a press preview of an exhibition dedicated to the British singer at the Philarmonie in Paris.
  • Runners participate in the 2015 Tel Aviv Marathon in the Mediterranean coastal city of Tel Aviv.
  • An employee gathers items in a warehouse at a distribution point of Russia’s online retailer Ulmart in Saint Petersburg, Feb. 26, 2015.
  • An Indian security personnel stands guard stands in front of copies of the "Economic Survey 2014-15" at Parliament House in New Delhi.

Interaktive