E martë, 29 korrik, 2014

Lajme / Ballkani

Haradinaj: Jam i gatshëm të bëhem kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i tha Zërit të Amerikës se oferta e tij për bashkëqeverisje me PDK-në, është që ai të ketë postin e kryeministrit.

x
Besim Abazi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në një intervistë për Zërin e Amerikës se oferta e tij për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, është që ai të ketë postin e kryeministrit.  Pak ditë pas kthimit nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte e cila e shpalli atë të pafajshëm, zoti Hardinaj në intervistën me korrespondentin tonë në Prishtinë, Besim Abazi, flet për zhvillimet në Kosovë përfshirë edhe mbështetjen e tij për  procesin e bisedimeve me Serbinë.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, mbrëmë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë arritën marrëveshje për menaxhimin e përbashkët të kufirit dhe këmbimin e zyrtareve të ndërlidhjes. Si i shihni ju këto marrëveshje dhe përgjithësisht procesin e bisedimeve?
 


Ramush Haradinaj: Mendoj se, meqë kemi shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, atëherë çdo e arritur është pjesë e këtij normalizimi. I vlerësojmë edhe këto dy marrëveshje si avancim në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve dhe kuptohet se është ndihmesë në përgjithësi për zhvillimet bilaterale Kosovë- Serbi por edhe për regjionin.
 
Zëri i Amerikës: Duke pasur parasysh edhe përbërjen aktuale të pushtetit në Serbi, a keni besim se këto do të funksionojnë?
 
Ramush Haradinaj: Po, nuk mund të ndalemi në punë. Me rëndësi është se disa rezultate edhe shihen dhe japin optimizëm edhe për rezultatet të mëtejme. Pra, pa paragjykue epilogun këtyre bisedimeve, mendoj se është mirë të materializohen të arriturat e deritashme, marrëveshjet që janë realizua dhe njëkohësisht të punohet edhe për tema të tjera që kanë mbetur të hapura.
 
Zëri i Amerikës: Ndonëse thatë se nuk doni të paragjykoni, megjithatë, cili mund të jetë përfundimi i këtij procesi të ri bisedimesh me Serbinë?
 
Ramush Haradinaj: Unë mendoj se do të ndodhë ajo që pritet besoj nga shumica e qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi, një normalizim i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe njëkohësisht do të ndodhë një avancim në funksionalizimin e brendshëm të Kosovës, ku Kosova do të mund të bëjë më shumë për qytetarët e vet në veri. Pra, edhe një mundësi e qasjes më të afërt për qytetarët ne veri.
 
Zëri i Amerikës: Si mendoni se do të përfundojë çështja e veriut?
 
Ramush Haradinaj: Po është një fat i madh që është menduar për këtë temë edhe para pavarësisë së Kosovës, ashtu si është menduar për serbët edhe në pjesët tjera të vendit. Kuptohet se në etapën e parë, mundësitë dhe të gjitha ato hapësira që janë dhënë për qeverisje për qytetarët serbë, janë shfrytëzuar nga pjesa qendrore e si themi ne, qytetarëve serb të Kosovës. Tani ka ardhë koha beso që edhe qytetarët e veriut t’i shfrytëzojnë këto mundësi, të cilat do të ndihmojnë jetën e tyre dhe do të bëjnë një jetë më të mirë sesa është sot. Pra do të ndodhë një zbatim i përgjegjësive, ose i mundësive i privilegjeve që janë paraparë për serbët çdo kund në Kosovë edhe në veri.
 
Zëri i Amerikës: Ju e keni mbështetur procesin e bisedimeve, madje nënkryetari juaj është bashkërendues tashmë i bisedimeve? Si e shpjegoni këtë afri a është kjo në fakt edhe njëfarë paralajmërimi i afrimit tuaj më të madhe me kryeministrin e vendit Hashim Thaçi?
 
Ramush Haradinaj: Në fakt ne jemi afruar me temën në radhë të parë, kjo ka qenë qëllimi ynë. Nuk kemi dashur në një temë të tillë të qëndrojmë larg, për shkak të peshës së saj, për shkak të efekteve që ka në jetën tonë dhe për shkak të rëndësisë. Ky është një qëndrim parimor i yni dhe do të vazhdojë. Ne vazhdojmë me dhanë përkrahje dhe ekspertizën që kemi për bisedat me Serbinë. Jemi të kënaqur që zoti (Blerim) Shala, i ka pranuar përgjegjësitë dhe na ka ardhur mirë për nominimin e tij nga presidentja e vendit dhe vazhdojmë në këtë proces. Po ashtu, ne preokupohemi edhe për zhvillimet e përditshme të jetës sonë në vend, kualitetin e qeverisjes, kualitetin e demokracisë sonë, të sektorëve veç e veç, të rendit e ligjit e shumë temave të tjera në vend, për standardin ekonomik. Andaj ne kemi edhe, si me thanë, opsion, ose zgjidhje edhe për përmirësimin e gjendjes në punët e shtëpisë. Kjo është një temë më vete në të cilën po ashtu i jemi ofruar për bashkëpunim Partisë Demokratike të Kosovës dhe zotit Thaçi. Në këtë ofrim që është ndaras nga ofrimi për temën e veçantë, ne ofrojmë me marrë përgjegjësitë për të qeverisë me vendin, përfshirë edhe vetveten për përgjegjësinë e parë në qeverisje. Është një projekt ideor. Ende nuk ka ndodhë konkretizim apo ulje për ta shqyrtuar këtë projekt, por do të ndihmojmë që të ndodhe dhe shpresojmë që të ndodhë.
 
Zëri i Amerikës: Domethënë ju do donit të merrnit përgjegjësitë duke qenë kryeministër i vendit? Tani apo pas zgjedhjeve?
 
Ramush Haradinaj: Synojmë tash. Arsyeja është se deri në zgjedhje do të mund të bëhej shumë punë, me ndihmue që trendët prej tash deri në zgjedhje të jenë të mira. Me e përmirësue kualitetin e qeverisjes në përgjithësi por edhe për të ndihmuar për një proces zgjedhor më kualitativ kur ndodhë, meqë kemi pasur  defekte në procesin e shkuar zgjedhor. Pra është një investim që bëhet tash që do të pasojë me zgjedhje dhe pas zgjedhjeve.
 
Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, nëse mund të jeni më konkret. A mendoni se zoti Thaçi do të ishte i gatshëm t’ju linte postin e kryeministrit?
 
Ramush Haradinaj: Nuk mund ta konfirmoj meqenëse nuk e kemi diskutuar dhe shtjelluar deri në fund. I mbetet të ardhmes me u pa. Por, ne rast se do të ndodhte, atëherë ajo që është me rëndësi, do të krijohej një situatë e re dhe një nisje e re edhe për Kosovën besoj e mirë.
 
Zëri i Amerikës: Nuk e keni diskutuar akoma, nuk jeni ulur ende për ta diskutuar...?
 
Ramush Haradinaj: Jo, jo ende nuk kemi pasur mundësinë me u ulë konkretisht për temën. D.m.th. është një projekt ideor dhe edhe PDK-ja edhe zoti Thaçi janë të njohur me këtë projekt tonin ideor, por nuk ka konkretizim të tij ende. Mund të ndodhë në ditët që vijnë dhe në javët që vijnë do të trajtohet.
 
Zëri i Amerikës: A e kushtëzoni me këtë bashkëpunimin zoti Haradinaj? Nëse nuk ka gatishmëri, si do veproni?
 
Ramush Haradinaj: Ndoshta përgjigja më e kujdesshme është, ne kemi këtë ofertë, nuk kemi ofertë tjetër. Kjo është oferta që ofrojmë. Dhe kushti i vetëm është me na u kriju hapësira me punue. E kam përsëritur se në një gjendje çfarë jemi, që është e vështirë dhe e ndjeshme, unë po ofroj zgjidhjen më të kujdesshme dhe të saktë për të ndihmuar vendin nga dita e parë e mundësisë më fillue me punue dhe kuptohet me vazhdue një trend pozitiv për vendin.
 
Zëri i Amerikës: Në të kundërtën nuk do të bëheshit pjesë e bashkëqeverisjes....?
 
Ramush Haradinaj: Paj vetëm këtë variantë e kemi ofruar, vetëm këtë ofertë, për shkak se, e thashë edhe njëherë, është koha e shkurtër deri në zgjedhje. Në variantet tjera, në nuk do të mund të ndryshonim gjendjen aktuale ose, me krijue atë “momentumin” ose ditën “D”, ditën e nisjes për një kualitet tjetër. Atëherë do të prisnim zgjedhjet si një parti politike opozitare, do të ushtronim funksionet tona me kujdes, me përgjegjësi për vendin deri në zgjedhje. Dhe në zgjedhje do të vlerësonim rrugën tonë më tej dje mënyrën se si me qeverisë me vendin.
 
Zëri i Amerikës: Është parë një shkallë e afrimit mes jush dhe kryeministrit Thaçi. Ai ju priti juve me ceremoni të posaçme pas kthimit nga Haga. A ishte ky një veprim shtetëror apo demonstrim i afrimit ndërmjet jush?
 
Ramush Haradinaj: Tani, për çdo veprim ka më shumë motive, më shume se një. Unë e kam pranuar si një motiv të mirë të institucioneve të vendit, të kryeministrit të vendit, të qeverisë dhe jam ndjerë i nderuar me pritjen që më është bërë në aeroport. E kam falënderuar kryeministrin personalisht për këtë pritje ashtu si edhe qytetarët edhe të gjithë spektrin politik realisht, që më bëri nderim të jashtëzakonshëm, pa marrë parasysh edhe partitë politike edhe pakicat që më kanë uruar mirëseardhjen në Kosovë, përfaqësuesit e tyre politik. Por, kuptohet, çdo zhvillim i mire krijon ambient për zhvillime të tjera të mira. Mund të jetë edhe kjo në vazhdën e një ambienti më të mirë në vend.
 
Zëri i Amerikës: Kryeministri Thaçi sikurse edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, para qeveritë e të dyja vendeve kërkuan hetimin e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte pos tjerash edhe për qasjen e saj në procesin ndaj jush. A do të jeni edhe ju pjesë e kërkesës për përgjegjësi nga ajo?
 
Ramush Haradinaj: Unë nuk e kam iniciuar një proces të tillë. Por, më vjen mirë në rast se do të ndodhte, për shkak se kemi të bëjmë me parimet e ligjit ndërkombëtarë, i cili ka peshë të madhe për të them ashtu, zhvillimet në raport me ligjin nacional e ndërkombëtar. Dhe korrigjimi i defekteve ta zëmë në ligj, është një zhvillim pozitiv për njerëzimin në përgjithësi, për gjithë popujt, për të gjitha vendet, për gjithë qeveritë e vendeve. Pra, bazuar në principet e ligjit ndërkombëtarë dhe avancimin e ligjit ndërkombëtarë, e mbështes.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: D
16.12.2012 17:41
Haradinaj eshte i respektuar e i nderuar nga mbare shqiptaret por mendoj se nuk e ka nivelin per te drejtuar Kosoven. Kosoves i duhet nje teknicien, vizionar, intelektual mundesisht i shkolluar ne perendim qe sheh perspektiven ne boten qe po behet me kompetitive. Kosova jeton ne varferi. Nga varferia te nxjerrin njerezit e mencur e te shkolluar. Nuk besoj Haradinaj e ka kete nivel. Lufta mbaroi.


nga: marenglewn nga: gjirokaster
14.12.2012 23:36
eshte nje shanc qew zoti dhe historia ja dha mundesin kosoves me ish kryeministrin z haradinaj ai e dorezoi postin si nje hero dhe po hero u kthye me lirin e tij dhe drejtesin qe i dhuroi luftes se uck kosoves e mbare shqiptareve ktu ai mer pergjegjesi te madhe dhe i takon te jete njeriu qe dha shembull mdemokracise boterore si nje mit qe ska shok tjeter ne boten e sotme ndaj mik te jesh krenar me z haradinaj kryeminister sepse sipas standarteve i takon te shkoje te vendi ku e la dhe lum kosova me te kryeminister vlerat e tuj tashme i vlereson historia akademia dhe shkenca ku standarti i tij eshte mbi njerezor kalon ne nje ritem jete tejet demokraci liri e pune e vendosmeri fitimtar ne shkallet e jetes sot mit hero legjend e gjalle penen e ka standart pushken ne muze e rinine primarene kombit


nga: Arberi
13.12.2012 03:43
cdo te thote kjo qe une dua te behem kryeminister.
Kur kosva ka Kryeminisrin i cili esht quajtur ne amerik gerge Washingtoni i kosoves.
Kur te jen zgjedhjet hajredinaj ka te drejte te konkurojn me partin e tij.
Por pse doli nga burgu e drejte e kryeminister po behet si ne
Albani kur fatos nanao doli nga bugu dhe mori pushtetin qe e dorzoje me faqe zeze edhe sot Ps ja shef sherrin asaj politike
mire thone shqipria ska ushtar
te gjith duan te jene
KAPEDANE:
Karjera mania per lavi poste eshte para qellim.
Hejredin pasha nuk e dine kegen e taborreve..
Let fitojn kush esht i zoti por lejeni nje here te vazhopjn bisedimit,kure te madrojne ateher filloni duelin.imazhi i hajredinit nuk esht i mire per faktin qe ai qe ne burg dhe akuza nuk e dime a ja quajti pafasi kohen qe qendroj ne burge e a i dha demshperblim.kjo nuk thuhet.pse??/

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit. Ditarin ju mund ta ndiqni njëkohësisht edhe në valët e radios.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

James Hooper: raporti i z. Williamson ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës

Raporti nuk e errëson imazhin e UÇK-së dhe këtu nuk është në gjyq UÇK-ja, tha ish-diplomati amerikan, ekspert i çështjeve të Ballkanit
Më tepër

Vjedhja në Bankën Qendrore, guvernatori në Parlament

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Brace, ka thirrur drejtuesin e Bankës Ardian Fullani për të dhënë informacion lidhur me vjedhjen disa milion dollarëshe nga Thesari
Më tepër

Williamson: Zyrtarë të lartë të UÇK-së, përgjegjës për krime lufte

Prokurori i posaçëm i BE-së, Clint Williamson tha sot se nuk ka prova për trafikim organesh por ka prova për përfshirje të zyrtarëve të lartë të UÇK-së në krime kundër njerëzimit
Më tepër

SHBA, BE, diskutim për forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Zv/këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Tony Blinken u tha gazetarëve se udhëheqësit amerikanë dhe evropianë kanë rënë dakord se duhet vepruar shpejt.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
28.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Muslim men, bowing toward Mecca, offer Eid al-Fitr prayers that marks the end of the holy fasting month of Ramadan as police guard them at the main mosque in Moscow, Russia.
  • An Egyptian child plays as Muslims pray Eid al-Fitr prayers, marking the end of the Muslim holy fasting month of Ramadan at Al-Azhar mosque, the highest Islamic Sunni institution, in Cairo.
  • An Israeli soldier rides atop an armored personnel carrier past dried sunflowers after crossing back into Israel from Gaza.
  • Palestinian mourners cry at Gaza City's al-Shifa hospital after an explosion killed at least seven children in a public playground in the beachfront Shati refugee camp. Palestinian medical sources blamed the killings on air strikes launched by the Israeli military, which in turn said Hamas had misfired its own rockets at the camp and at the Shifa hospital.
  • Yeoman Sergeant Bob Loughlin walks among the art installation "Blood Swept Lands and Seas of Red" marking the anniversary of the World War I at the Tower of London.
  • Police take up positions behind anti-riot shields as protesters try to remove a police barricade while Philippine President Benigno Aquino delivers his fifth State of the Nation Address (SONA) during the joint session of the 16th Congress at the House of Representatives of the Philippines in Quezon city, Metro Manila.
  • The anthropomorphic robot named hitchBOT sits on the shoulder of Highway 102 to begin its 6,000 kilometer cross country journey outside of Halifax, Nova Scotia, July 27, 2014. The hitch- hiking robot is part of a social experiment to see if drivers will pick up and drop off the robot in one piece to an art gallery in Victoria, British Columbia.
  • Children play in a fountain to cool down on a hot summer day in front of the General Lee Soon-shin statue in Gwanghwamun, Seoul, South Korea.
  • India's Jai Deep competes in the final of the men's discus throw F42/44 athletics event at Hampden Park during the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Competitors take part in the "Sailing on Anything" floating championship in Augustow, Poland, July 27, 2014.
  • A giant inflatable figure in the shape of a pink river dolphin floats offshore of the Ponta Negra beach along the Amazon river in Manaus, Brazil, July 27, 2014.
  • People look on as participants ride goats and sheep during a race to celebrate a local festival in Fengshan town, Guizhou province, China.

Interaktive