E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Parlamenti në seancë solemne për Ramush Haradinajn

x
Madhësia e gërmave - +
Leonat Shehu
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se Kosova duhet të bëjë pjesën e saj të punës për përfshirje në proceset integruese euroatlantike ,por të mbështesë edhe integrimin e gjithë rajonit.



Ai i bëri këto komente gjatë një fjalimi në Parlamentin e Kosovës, i cili u mblodh në një seancë solemne për nder të lirimit të tij nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte një ditë më parë.

Zoti Haradinaj në fjalimin e tij u angazhua për bashkëpunim në funksion të siç tha, çuarjes përpara të proceseve politike në vend.

Do të jem shumë i kujdesshëm që të punojë me të gjithë ju në mënyrë që të krijojmë kualitet më të mirë në vendin tonë në demokraci, funksionim të shtetit dhe të gjitha temat që e shqetësojnë qytetarin e vendit. Nuk ka me qenë e lehtë ashtu sikur deri tash, por iu lutem që ta ndihni vetën më të fortë sepse e keni edhe një kolegë e do të punojmë së bashku”, tha ai.

Zoti Haradinaj gjatë ditës është pritur nga udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe ka bërë nderime tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Ndonëse mediat vendase shkruajnë se tashmë ka një marrëveshje për përfshirje të partisë së tij në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi, zotit Haradinaj tha se nuk ka pasur ndonjë zhvillim të ri në këtë aspekt.

Në temat tjera nuk ka ndonjë zhvillim, pra e gjitha që ka ndodh ashtu siç e shihni është një pritje e përzemërt që bëhet, më vjen mirë sepse ishin të gjitha grupet politike, pakicat. Pra, jemi ende në këtë ndjenjë të mirë ndërsjellë e njerëzore dhe nuk kemi kaluar tema konkrete politike”,

Të enjten, gjykata ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, shpalli të pafajshëm ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarët e tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj nga të gjitha akuzat për krime lufte.
Vendimi i dha fund procesit të rigjykimit të zotit Haradinaj i cili që shpallur i pafajshëm edhe në vitin 2008.

Në Kosovë ky vendim u prit me kremtime të qytetarëve dhe komente të politikanëve, ndërsa zotit Haradinaj ju përgatit një pritje e veçantë.

Vendimi nxiti zemërim në Serbi, ka gjatë ditës së sotme ka pasur edhe protesta të grupeve të radikalëve serbë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
30.11.2012 22:11
Nderim e respekt per Ramush Haradinaj dhe te gjithe lufteratet e UÇK-se. Po hyme ne nje epoke te re. Haradinaj lirohet ne diten e festimeve te 100-vjetorit te Pavaresise ne Vlore. Le te shpresojme se kombi shqiptar do te fitoje ate qe i eshte mohuar ne 100 vite.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosova nderon diplomatët Hill dhe Petrisch

Diplomati amerikan Christofer Hill dhe ai austriak, Wolfgang Petrisch u nderuan me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës.
Më tepër

Pres. Obama flet për një botë pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta paraqesë këndvështrimin e tij në një fjalim sot në portën historike Brandenburg të Berlinit
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive