E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Protestat për Limajn anulojnë përurimin e autostradës

Vendi ku ishte planifikuar përurimi i autostradës Kosovë – Shqipëri, u përfshi nga protestues që kërkonin lirimin nga paraburgimi të deputetit Fatmir Limaj.

x
Madhësia e gërmave - +
Leonat Shehu
Protestat me kërkesat për lirimin e deputetit të Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, anuluan planet për përurimin e autostradës “Ibrahim Rugova” që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

Të organizuar nga ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Brigadës 121 “Kumanova”, që komandohej gjatë luftës nga Fatmir Limaj, protestuesit bllokuan skenën e përgatitur për ceremoninë e përurimit. Më parullën “Nëse doni me festu Fatmir Limajn duhet me pru”, ata bënë që ceremonia të anulohet fare.

Përurimi i autostradës ishte planifikuar nga Qeveria e Kosovës si një prej ngjarjeve kryesore në kuadër të kremtimeve që po mbahen në Kosovë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Fatmir Limaj, i njohur gjatë luftës me nofkën “Çeliku”, ndodhet në paraburgim nën akuzat për krime lufte gjatë vitit 1999.

Vendimi për dërgimin e tij dhe tre ish bashkëluftëtarëve në paraburgim nxiti reagime të shumta në Kosovë. Kryeministri Hashim Thaçi, e cilësoi  paraburgimin e zotit Limaj si një veprim të papranueshëm dhe fyerje për drejtësinë.

Ndërkaq, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, nëpërmjet një komunikate, thekson se e kupton ndjeshmërinë dhe emocionet, por kërkon që politikanët dhe institucionet politike, të shmangin komentet rreth çështjeve që kanë të bëjnë me drejtësinë.

Në muajin maj të këtij viti Fatmir Limaj dhe tre ish bashkëluftëtarë të tij qenë shpallur të pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, në pjesën e parë të vitit 1999. Por, javën e kaluar, Gjykata e lartë e Kosovës, vendosi kthimin e çështjes në rigjykim.

Kundër rigjykimit kanë reaguar edhe pjesëtarët e njësive të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjatë luftës ishin nën komandën e  zotit Limaj duke bërë përgjegjës edhe kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e drejtësisë Hajredin Kuçi.

Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.

Javën e kaluar, EULEX-i bëri të ditur është ngritur aktakuzë kundër deputetit Fatmir Limaj dhe gjashtë të tjerëve, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion. Akuzat u ngritën më shumë se dy vjet pasi që EULEX-i bastisi Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit që drejtohej nga zoti Limaj.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: flora57 nga: shqiperi
27.11.2012 23:14
Dy duart per nje koke o popull qe sju lejojne me u gezu,.Eulex -i ne vend qe te merret me kriminelet e vertete merret me luftetaret qe mbrojten vendin e tyre. Turp, turp turp.Turp edhe per qeverine kukull te Kosoves.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
27.11.2012 17:05
Arrestimi Fatmir Limajt nen akuzen e krimeve te luftes eshte provokim i hapur qe i behet luftetareve te UÇK-se. Askush nuk mund te njollose misionin dhe sakrificat e djemve dhe vajzave te Kosoves ne luften kuder pushtimit serb. E dine mire opinioni dhe institucionet nderkombetare se krime lufte, genocid dhe tentative per shfarosjen e kombit shqiptarne Kosove, boshnjak e kroat kane bere ushtria e policia serbe. Haga nuk ka me besueshmerine e qytetareve te atyre popujve qe mbijetuan nga lufta shfarosese.


nga: Anonim
27.11.2012 14:01
Z THACI SI KRYEMINISTER I KOSOVES FOL HAPUR PER FATMIR LIMAJ KA KORUPSION DHE KRIM TE ORGANIZUARE KUR FATMIRI ISH MINISTER I TRANSPORTIT DHE MOS U FSHIH ME LUFTEN E UCK SEPSE KJO ESHTE VLERE KOMBETARE.MBAS LUFTES NERASTESE SHKEL LIGJIN DENOHESH Z THACI.JU Z THACI DHE BERISHA E KINI KTHYER PUSHTETIN TUAJ PERSONAL DUKE BERE PASURI MARAMENDESE KE MINISTRA KETEJ DHE ANDEJ QE DREJTESIA NUK I DENON SI META,PRIFTI.MEDIU.BASHA..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë nga parapurgimi

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Apple:kompania paguan të gjitha taksat që i detyrohet Shteteve të Bashkuara

Por hetuesit e Kongresit thonë se kompania do të kishte paguar 9 miliardë dollarë më shumë taksa në qoftë se nuk do të kishte përfituar nga dispozitat e kodit amerikan të taksave
Më tepër

Në Moore, Oklahoma, vazhdojnë operacionet kërkim-shpëtim

Shefi i zjarrfikësve të qytetit thotë se punëtorët e emergjencës nuk do të ndalen në kërkim për të mbijetuarit dhe planifikojnë për të shkuar nëpër rrënojat e çdo ndërtesë të paktën tre herë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive