E premte, 06 mars, 2015

Lajme / Ballkani

Te drejtat e njeriut në Kosovë, ende në gjendje të rëndë

x
Leonat Shehu
Veprimtarët humanitarë në Kosovë shprehen të pakënaqur me gjendjen e të drejtave të njeriut, ndërsa bëjnë thirrje për më shumë punë të institucioneve për përmirësmin e situatës në vend. Këto komente u bënë me rastin e ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e cila e gjen Kosovën me infrastrukturë të bollshme ligjore, por me mangësi në zbatimin e tyre.



Në një bisedë për Zërin e Amerikës, Avokati i Popullit Sami Kurteshi tha se angazhimi institucional dhe ai shoqëror nuk është i mjaftueshëm dhe se në këtë aspekt mungon edhe debati I hapur për problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut…

Mendoj se një punë tjetër është se nganjëherë nuk duam t’I identifikojmë mangësitë tona, problemet tona dhe nëse I identifikojmë nuk duam që të diskutojmë për ato hapur”, tha ai.

Zoti Kurteshi thotë kur bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave, ato ndodhin në të gjitha kategoritë e shoqërisë…

Kategoritë më të cenuara natyrisht janë njerëzit, individët si të tillë por edhe individët që përbëjnë grupet e që janë më të dobët në shoqëri, sic janë personat me aftësi të kufizuara, personat e grupeve minoritare qofshin ato kulturore, gjuhësore apo etnike, pastaj fëmijët, gratë, qasja jonë, qasja institucionale ndaj tyre, mendoj se kemi edhe individë dhe grupe të shumta që janë të cenuara”, tha zoti Kurteshi.

Gjendjen e përshkruan të vështirë edhe Afrim Maliqi, drejtor i Organizatës joqeveritare “Handikos”, i cili thotë se personat me nevoja të veçanta në Kosovë, përballen me shume probleme në jetën e tyre...

Është krijuar përshtypja se personi me aftësi të kufizuara që është në karrocë është problem vetëm karroca dhe qasja, jo. Personi me aftësi të kufizuara përballet së pari me kujdesin shëndetësor I cili mungon, kujdesi rehabilitues gjithashtu nevoja për dhënien apo mbulimin e pajisjeve ndihmëse që duhet t’i ketë personi me aftësi të kufizuara. Kjo po çon që personat me aftësi të kufizuara në veçanti personat me lëndime të boshtit kurrizor të vdesin për shkak të pasojave dhe mos ofrimit të këtyre shërbimeve”, tha zoti Maliqi.

Gjendja aktuale e të drejtave të njeriut sipas veprimtarëve humanitarë pasqyron situatën politike dhe ekonomike të Kosovës ku asnjë kategori e popullsisë nuk është e kursyer nga shkeljet e këtyre të drejtave.

Në Ditën e të Drejtave të Njeriut, Komisioni i Kosovës për Persona të Zhdukur tërhoqi vëmendjen në faktin se “mijëra familje vazhdojnë të mbeten në ankth, duke mos ditur për fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur pikërisht si pasojë e shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut”. Kosova edhe më tej nuk di për fatin e mbi 1 mijë e 700 personave të zhdukur gjatë luftës.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
06.03.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

ISIS dhe Twitter

Përkrahës të Shtetit Islamik kanë përdorur të paktën 46,000 llogari në Twitter në fund të vitit 2014, sipas një raporti të Institutit Brookings me bazë në Washington
Më tepër

Seul, nën hetim sulmi ndaj diplomatit amerikan

Policia në Korenë e Jugut tha sot se është duke hetuar për lidhje të mundshme mes qeverisë koreanoveriore dhe personit që sulmoi ambasadorin amerikan në Seul
Më tepër

Rimëkëmbja ekonomike e Kosovës

Zëvendës ambasadorja amerikane në Prishtinë, Jennifer Bachus bëri thirrje për luftë më të fuqishme kundër korrupsionit
Më tepër

Çështja Doshi, pyeten Meta, Rama e Tahiri

Drejtuesit e lartë shtetërorë paraqiten në prokurori. Meta: Gati të ballafaqohem dhe me Doshin e Berishën
Më tepër

Tiranë: Dhuna seksuale ndaj fëmijëve

Veprimtarët u kërkuan autoriteteve shtetërore të krijojnë Regjistrin Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Krimet Seksuale.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • The snow-covered U.S. Marine Corp Memorial is framed through the trees at sunrise in Arlington, Virginia, after a winter storm blanketed the Washington D.C.-area with several inches of snow Thursday.
  • Myanmar Buddhist monks hold fans as sunshades during a protest march by students and Buddhist monks in Letpadan, some 130 kilometers (80 miles) north of Myanmar's main city of Yangon. Students have rallied for months over a controversial education bill that they say is undemocratic.
  • A woman looks at a photo exhibition of murdered women staged as a protest in Ankara, Turkey, ahead of International Women's Day on March 8, 2015.
  • Schoolchildren walk across the Edmund Pettus Bridge as they visit historic sites from the Selma to Montgomery civil rights march in Selma, Alabama. Selma is preparing to commemorate the 50th anniversary of the famed march on March 7.
  • South Korean conservative activists hold candles during a rally to wish U.S. Ambassador to South Korea Mark Lippert a speedy recovery, in front of Severance Hospital where he is hospitalized, in Seoul.  Police on Friday investigated the motive of the anti-U.S. activist they say slashed Lippert, as questions turned to whether security was neglected.
  • A man takes a picture of a ship that ran aground after a storm near the Adriatic city of Split, Croatia. Winds in the coastal city roared at a speed of 240 kilometers (150 miles) an hour, forcing the suspension of most ferry lines between the port and the islands.
  • The mother of a miner killed in an explosion on Wednesday at more than 1,000 meters (3,200 feet) underground at the Zasyadko mine, is supported by relatives during a funeral for the victims of the accident in Donetsk, Ukraine.  At least 33 miners have been confirmed dead. 
  • Ultra-Orthodox Jewish youths walk next to a girl in costume during Purim celebrations in Jerusalem. The festival commemorates the rescue of Jews from genocide in ancient Persia recorded in the biblical Book of Esther.
  • A Dogue de Bordeaux rests during the second day of the Crufts Dog Show in Birmingham, central England.
  • Pope Francis strokes a crying child's face as he arrives for a meeting in Aula Paolo VI at the Vatican.
  • Joburg Ballet senior soloist Kitty Phetla performs in front of an audience of schoolchildren as part of a dance awareness event by the City Ballet at Park Senior School in Johannesburg, South Africa.
  • An Indian girl smears colored powder on the face of another as they celebrate Holi, the Hindu festival of colors, in Ahmadabad. The streets and lanes across most of the country turn into a large playground where people of all faiths throw colored powder and water at each other.
  • Cars drive on a snow-overed road on Mt. Romania, 30 kms east of Sarajevo. Heavy snowfall has caused transport problems and electricity supply breakdown in most of Bosnia and Herzegovina.
  • Athletes compete in the women's 60m hurdles semifinals during the IAAF European Indoor Championships in Prague, Czech Republic.
  • A Muslim boy stands on Kastela Beach during sunset in Ternate, North Maluku, Indonesia.

Interaktive