E enjte, 23 tetor, 2014

Lajme / Ballkani

Kremtohen krishtlindjet ortodokse në Kosovë

Manastiri i GraçanicësManastiri i Graçanicës
x
Manastiri i Graçanicës
Manastiri i Graçanicës
Besim Abazi
Në kishat e manastiret e Kosovës, sot janë mbajtur liturgjitë me rastin e krishtlindjeve ortodokse. Liturgji është shërbyer edhe në kishën ortodokse në pjesën jugore të Mitrovicës si dhe manastiret më të mëdha e më të njohura në Graçanicë dhe në Deçan. Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Aleksandër Vulin tha nw Graçanicë, se viti 2013 do të jetë vit i vendimeve të mëdha.



Ky është viti gjatë të cilit presim që bashkësia ndërkombëtare të kuptojë, të pranojë dhe ta thotë zëshëm se nuk mund të ketë zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme pa pajtimin e Serbisë dhe serbëve që jetojnë në Kosovë” tha ai, duke nënvizuar se e Kosova sipas tij, “është pjesë përbërëse e Serbisë dhe ky fakt nuk do të ndryshojë asnjëherë”. 

Policia e Kosovës tha ndërkaq se ka ndaluar nëntë persona që shoqëronin zyrtarin serb në Graçanicë. Ndalimi, që nga autoritete serbe u cilësua si provokim, sipas policisë pasoi “veprime te dyshimta të tyre”, por pa saktësuar se për çfarë veprimesh bëhet fjalë.

Sipas policisë “personat e dyshuar janë ndaluar pasi që gjatë përcjelljes së z. Vulin e cila ishte përgjegjësi e Policisë së Kosovës kishin sjellje dhe veprime të dyshimta dhe veshje të njëjtë të të gjithë personave prandaj  për shkak të sigurisë së personalitetit policia i ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor. Personat e ndaluar gjatë gjithë kohës me dy vetura private kanë përcjellë  kolonën e eskortës se z. Vulin dhe kanë kryer veprime të dyshimta për policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
 
Të ndaluarve u është caktuar masa e paraburgimit 48 orësh derisa nuk merret një vendim nga organet e drejtësisë.
 
Kreu i kishës ortodokse serbe në Kosovë, Peshkopi Teodosije, tha se “aksioni i policisë” në manastirin e Graçanicës e ka prishur gëzimin e Krishtlindjeve, ndërsa ka shfaqur pakënaqësinë edhe ndaj moslejimit të vizitave të zyrtarëve serbë gjatë kremtimeve.

Aleksandër Vulin ishte zyrtari më i lartë serb që mori pjesë në kremtimet e krishtlindjeve ortodokse në Kosovë. Autoritetet në Prishtinë refuzuan t’i japin leje për vizitë presidentit serb Tomislav Nikoliç, i cili kishte kërkuar të qëndrojë në manastirin mesjetar të Graçanicës. Presidenti serb kritikoi sot Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, që nuk ishte në gjendje të sigurojë vizitën tij.

 “Ky qëndrim do të jetë bazë për negociata. Kjo është në të vërtetë të jesh a të mos jesh – nëse presidentit mund të shkojë në territorin Kosovës ose jo, atëherë për çfarë do të bisedohet. Unë nuk kam kërkuar të shkoj në mision politik por në mision fetar por atje (në Kosovë) nuk ka shumë njerëz që besojnë në zotin”, tha presidenti serb.

Zyrtarët e EULEX-it ritheksuan se vendimet për vizita të tilla i takojnë qeverisë së Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, ka theksuar ndërkaq në një letër dërguar shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, se lejet për vizita të tilla mund të jepen vetëm në rast se edhe Serbia zbaton veprime të ndërsjella, pra të lejojë përfaqësuesit e Kosovës të vizitojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, gjë që nuk ka ndodhur deri tash.

Autoritetet në Prishtinë thonë se nuk do të lejojnë asnjë veprimtari qeveritare serbe pa lejen e tyre, ndërsa do të sigurojnë lirinë e lëvizjes për të gjithë shtetasit e Kosovës. Në këtë kuadër udhëheqësit politikë të Kosovës i përgëzuan besimtarët ortodoks me rastin e krishtlindjeve me thirrjet për harmoni tolerancë e mbarësi. Ata thanë në urimet e tyre se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm. e paqësor në mënyrë që të gjithë qytetarët pa dallim etnie a besimi, të ndihen të sigurt për të ardhmen e vet dhe të fëmijëve të tyre.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Ali Margjeka nga: Bujan
07.01.2013 23:17
SHiko sa djallzore dhe me çfare fryme perdorin edhe besimin vetem per te bajtur akoma endren e tyre se "KOSOVA nuk ESHTE "nji cop mishi nuk dua te ofendoj "derrin"qe munde akoma ta gelltisin ta harroojne vetem ta kujtojne se eshte kafshate qe nuk kaperdihete te ngele ne fyte ashtu .KOSOVA shtete ku do dine te rrespektoj te drejtate dhe barazin per para ligjit .Se serbia done paqe duhete te shikoje barazin te mos lakmoje tokate e kojshis dhe vendi qe nuk i takon viva sh.b.a

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
22.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Një në shtatë amerikanë janë të kërcënuar nga uria

Sipas Departamentit amerikan të Bujqësisë, shtimi i vendeve të punës nuk po pasqyrohet tek niveli i ushqimit për familjet amerikane
Më tepër

Zgjedhjet e mesit të mandadit: faktori i frikës

Një anketë e kohëve të fundit pasqyron prirje nervozizmi mes votuesve amerikanë në prag të zgjedhjeve të 4 nëntorit për në Kongres, në nivel shteti dhe në nivel lokal
Më tepër

Harper: Kanadaja nuk trembet nga terroristët

Kryeministri kanadez tha se sulmi i së mërkurës, së bashku me një tjetër incident gjatë kësaj jave, vjen si një kujtesë e zymtë se Kanadaja nuk është imune ndaj terrorizmit
Më tepër

Siri, mbi 500 të vrarë nga goditjet ajrore

Organizata Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha sot se ndër të vrarët ka 464 luftëtarë të ISIS dhe 32 civilë
Më tepër

Uashington, ndalohet personi që hyri në Shtëpinë e Bardhë

Një 23-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi kapërceu gardhin dhe hyri në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar një bllokim në kompleksin presidencial të Shteteve të Bashkuara
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • British Guardsmen form the honor guard during the ceremonial welcome ceremony for Singapore's President Tony Tan Keng Yam at the start of a state visit at Horse Guards Parade in central London.
  • Britain's Catherine, Duchess of Cambridge, left, and Prince William, Duke of Cambridge, attend the welcome ceremony for Singapore's President Tony Tan Keng Yam at Horse Guards Parade in central London.
  • Britain is facing strong winds and rain from the remnants of Hurricane Gonzalo, local media reported. Waves crash into the shoreline at Blackpool, northern England.
  • A woman poses for a photo with the paper fold umbrellas at the occupied area in Causeway Bay, a shopping district of Hong Kong.
  • Former Secretary of State Hillary Rodham Clinton, center, gathers with legislators for a photo after speaking at a fundraiser for Democratic congressional candidates in San Francisco, Oct. 20, 2014.
  • Oscar Pistorius, left front, greets family members as he is led out of court in Pretoria, South Africa. Pistorius received a five-year prison sentence for culpable homicide in the shooting death of his girlfriend.
  • A worker cleans the windows at the new headquarters of the European Central Bank during a media tour at the construction site in Frankfurt, Germany. The ECB is supposed to move into the building by the end of 2014.
  • Customers shop for lanterns at a Diwali market in Mumbai, Oct. 20, 2014. Hindus decorate their homes and places of worship with flowers and lights during Diwali, the Hindu festival of lights, which will be celebrated across the country on Thursday.
  • An Atlanta Hawks cheerleader preforms during the first half of an NBA pre-season basketball game against the Charlotte Hornets in Atlanta, Oct. 20, 2014.
  • A Palestinian boy looks at statues made of fiberglass and covered with clay by Palestinian artist Eyad Sabbah, which are depictions of Palestinians who fled their houses from Israeli shelling during the most recent conflict, in Gaza City.
  • A journalist tosses a balloon into the air as he poses for his TV crew (not pictured) amongst stands for balloons that will be used in the installation "Lichtgrenze" (Border of Light) at a warehouse in Berlin.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.