E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Miratohet buxheti i vitit 2013

Parlamenti i Kosovës miratoi sot buxhetin për vitin e ardhshëm dhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në BERZH

Votimi për buxhetin e KosovësVotimi për buxhetin e Kosovës
x
Votimi për buxhetin e Kosovës
Votimi për buxhetin e Kosovës
Madhësia e gërmave - +
Parlamenti i Kosovës miratoi sot buxhetin për vitin 2013, i cili është afro një miliard e 600 milionë euro. Në favor të këtij buxheti votuan 64 deputetë, 26 ishin kundër, ndërkaq 1 ishte i paanshëm.

Buxheti i vitit 2012, ishte 4 për qind më i vogël se ai i vitit që po vjen dhe ishte vlerësuar i pamjaftueshëm për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës dhe zbutjen e shkallës së lartë të papunësisë dhe rrjedhimisht edhe varfërisë.

Qeveria pretendon se ai është buxhet i zhvillimit ekonomik dhe sigurimit të investimeve kapitale. Por, partitë në opozitë thonë se buxheti i projektuar është buxhet i varfërisë.
Buxheti i vitit 2013 mbështetet kryesisht në të hyrat nga doganat

Në seancën e sotme Parlamenti miratoi me 89 vota për e asnjë kundër marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Më 16 nëntor të këtij viti, kjo bankë e cila ka 65 anëtarë, 29 prej të cilave nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, miratoi vendimin pranimin e Kosovës si anëtare të saj që nga 17 dhjetori i këtij viti.

Ky është institucioni i tretë ndërkombëtar financiar, pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në të cilin po anëtarësohet Kosova.

Paralajmërimi i këtij anëtarësimi qe bërë që në mars të këtij viti, pak pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës, marrëveshje e cila  i mundësoi Serbisë të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të dyja vendet janë përfshirë në një valë të re bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive