E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Shpërthim në veriun e Kosovës

Një granatë dore ka shpërthyer në komunën e Zvecanit në veri të Kosovës, por pa dëme në njerëz.

x
Madhësia e gërmave - +
Policia e Kosovës bëri të ditur se një shpërthim ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në komunën e Zveçanit në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Policia tha se shpërthimi kaloi pa dëme në njerëz, ndërsa la pas vetes dëme materiale në një ndërtesë dhe dy makina. Sipas hetimeve paraprake të policisë, “shpërthimi kishte ndodhur nga aktivizimi i një granate dore, e tipit “M-75” e prodhimit jugosllav”.

Rasti është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa, ende nuk dihet për shkaqet, motivet apo autorët e mundshëm të këtij incidenti.

Mediet serbe thanë se në shënjestër të incidentit ishte shtëpia e Caslav Milisavleviçit, ndaj të cilës edhe më parë kanë ndodhur sulme të ngjashme.

Caslav Milisavleviç, është kryeredaktor i një radioje lokale në Zveçan, ndërsa pas një sulmi që kishte ndodhur në vitin 2010, i biri kishte deklaruar se motiv i sulmit është “angazhimi i tij në institucionet e Kosovës”.

Veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe vazhdon të jetë jashtë kontrollit të institucioneve të Prishtinës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Fatmiri nga: MI
20.11.2012 02:12
EDHE BISEDIMET PER KOSOVEN KANE KUFI,
Europa dhe SHBA kane deklaruar zyrtarisht para opinionit boteror, njekohesisht dhe vet Serbise se nuk ka ndryshim kufish dhe veriu i Kosoves me shumice serbe eshte pjese e kosoves, shqiptaret e te gjithe trojeve nuk e kane te qarte pse nuk lejohet qeveria e kosoves te vendos per trollin e sal ???

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Port i ri peshkimi në Durrës

Ai financohet me një kredi të favorshme nga Banka Islamike dhe parashikohet të përfundojë në fund të vitit tjetër.
Më tepër

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën

Sot tërhiqen numrat e lotarisë me shumën 600 milionë dollarë
Më tepër

Dempsey: Raketat ruse po forcojnë Asadin

Shefi i Shtatmadhorisë kritikoi shitjen e raketave nga Rusia në Siri
Më tepër

Devon Allman, karriera dhe marrëdhënia me të atin, Gregg

Devon Allman është bir i muzikantit të famshëm të rrymës blues-rock Gregg Allman dhe një prej artistëve më të impenjuar të ditëve të sotme
Më tepër

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë

Komuniteti LGBT shënoi këtë ditë me një konferencë, e para e këtij lloji, ku u tha se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive