E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Rrënohet monument i LNÇ-së, pezullohen pesë policë

Pesë pjesëtarë të policisë janë pezulluar pas dështimit për të parandaluar rrënimin e një monumenti kushtuar të rënëve në Luftën e Dytë Botërore

x
Madhësia e gërmave - +
Policia e Kosovës bëri të ditur se janë pezulluar nga puna pesë zyrtarë të saj, pas rrënimit të një monumenti që i kushtohej Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Një grup qytetarësh të komunës së Vitisë në lindje të Kosovës, rrënuan një monument kushtuar të rënëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në shenjë hakmarrjeje ndaj heqjes së pllakës përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nga ana e forcave serbe.

Në një njoftim të policisë thuhet se drejtoria e përgjithshme e policisë në Prishtinë, paraprakisht kishte njoftuar drejtorinë rajonale të policisë në Gjilan, respektivisht komandantin e stacionit policor në Viti, për të parandaluar rrënimin e këtij monumenti, pasi që paraprakisht kishte informacione për një synim të tillë.

Në njoftim thuhet se pas analizës së bërë lidhur me angazhimin e zyrtarëve policor të stacionit policor në Viti, është përfunduar se zyrtarët nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhura në aspektin profesional për të parandaluar “aktin kriminal të rrënimit të monumentit”.

Për këtë arsye është vendosur pezullimi i zyrtarëve policor, thuhet në njoftim në të cilin nënvizohet se “policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha detyrave në pajtim me ligjet në fuqi më qellim ofrimit dhe ngritjes se nivelit të sigurisë për të gjithë qytetaret e vendit pa dallim”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: zeneli nga: kosove
22.01.2013 19:22
Po qka pritet nga kjo polici, kur ajo osht nji polici e korruptume, kur ajo vet osht e perfshime ne korrupcion dhe vjedheje.
Ne ket polici jon vjedh 25 kg ari (ne Peje), osht vjedh droga dhe gjera me vlere ne dhomen e deshmive ne Prishtine, Kure ne ministrine e mbrendeshme humbin 1.4 mil euro.
Kosova faktikish thujse esht pa polici.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive