E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Parakalimi i FSK-së

Forcat e Sigurisë së Kosovës parakaluan me uniforma të reja duke shënuar edhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Forcat e Sigurisë së KosovësForcat e Sigurisë së Kosovës
x
Forcat e Sigurisë së Kosovës
Forcat e Sigurisë së Kosovës
Madhësia e gërmave - +

Në Prishtinë, Forcat e Sigurisë së Kosovës parakaluan sot me uniforma të reja në kuadër të kremtimeve të shumta që po mbahen atje për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
 
Gjatë parakalimit, udhëheqës të lartë të Kosovës thanë se “nëpërmjet Forcës së Sigurisë, Kosova ka nisur një kapitull të ri në historinë e saj – atë të paqes dhe sigurisë për të gjithë”.
 
Përfaqësuesi i komandës ushtarake amerikane për Evropën, admirali Marc Montgomery, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajnë rolin kryesor në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës
 
Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të parakalojë edhe në Tiranë më 28 nëntor në kuadër të manifestimeve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
 
Kjo forcë e cila pasoi shuarjen e Trupave Mbrojtëse të Kosovës po stërvitet nga trupat e NATO-s.
 
Sipas planit të Martti Ahtisaarit, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, Forcat e Sigurisë do të kenë 2 mijë e 500 trupa aktive të armatosura lehtë dhe më përbërje shumetnike.
 
Në Kosovë ajo shihet si bërthama e ushtrisë së ardhshme të saj.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: rahman nga: canad
27.11.2012 03:58
Kjo esht Ushtrija me e bukur qe un kam pa ndonje her ju lumt djema se ma bet zemren mal me beni te ndej veten shum shum krenar qe edhe un jam shqiptar urime 100 vjetori i lindjes se shtetit SHQIPTAR.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kryeministi kinez fillon vizitën në Kinë

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive