E martë, 03 mars, 2015

Lajme / Ballkani

Kosova dhe Serbia filluan menaxhimin e përbashkët të kufirit

x
Besim Abazi

Kosova dhe Serbia filluan sot zbatimin në praktikë të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit, e arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Në dy vendkalime kufitare, në Merdarë rreth 45 kilometra në veri të Prishtinës dhe në Jarinë, në veriun e banuar më shumicë serbe, pjesëtarë të policisë serbe, asaj të Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian, të shoqëruar edhe nga doganierët filluan sot pa ndonjë problem zbatimin e marrëveshjes.



Në Jarinë njëkohësisht po vazhdojnë punimet për të ngritjen e mjediseve të punës, që ishin vonuar për shkak të protestave të përfaqësuesve serbë në veri, të cilët siç thonë, druajnë se marrëveshja nënkupton njohjen e kufirit të Kosovës me Serbinë.

Të premten ata hoqën dorë nga protestat, pasi që siç thanë, kanë marrë garanci nga qeveria e Serbisë se në vendkalimet kufitare në veri, nuk do të paguhet dogana për mallrat e destinuara për veriun e Kosovës dhe se do të vazhdojë përdorimi i dokumenteve të lëshuara nga Republika e Serbisë.

Shefi  i ekipit negociator të Beogradit në bisedimet teknike me Prishtinën, Dejan Paviçeviç, tha se regjimi i kalimit te kufirit mbetet i njëjtë sikurse edhe më parë.

Këtu janë pjesëtarët e EULEX-it dhe pjesëtarët e policisë sonë. Nuk ka kurrfarë simbolesh. Procedura mbetet e njëjtë, siç ka qenë, ashtu siç është përcaktuar me të gjitha marrëveshjet nga Brukseli, si dhe garancive, të cilat Qeveria e Serbisë ua ka dhënë qytetarëve tanë të territorit të Kosovës”, tha ai.
Kosovo dhe Serbia filluan zbatimin e marreveshjes per kufirinKosovo dhe Serbia filluan zbatimin e marreveshjes per kufirin
x
Kosovo dhe Serbia filluan zbatimin e marreveshjes per kufirin
Kosovo dhe Serbia filluan zbatimin e marreveshjes per kufirin

Në Merdarë, Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi, tha se menaxhimi i përbashkët po zhvillohet sipas marrëveshjes. Aktualisht veprimtaritë zhvillohen më mjedise të improvizuara të përkohshme, të cilat me kohë tha ai do të shndërrohen në mjedise të përbashkëta.

Madje edhe Komisioni Evropian ka qenë i kënaqur me marrëveshjet e Kosovës. Natyrisht, nëse duhet të përmirësohet diçka, do të bëhet, në veçanti në Jarinë. Pas të gjitha këtyre, kjo ka filluar sipas planit, përfshirë edhe numrin e policëve dhe të doganierëve, ashtu siç është paraparë me Protokollin e Marrëveshjes”, tha ministri  Rexhepi.

Zbatimi i marrëveshjes për zyrtarët e EULEX-it shënon një hap të rëndësishëm në përmirsimin edhe të jetës së qytetarëve, tha zëdhënësja e këtij misioni Irina Gudeleviç.

Më e rëndësishmja këtu është që menaxhimi i përbashkët i kufirit bëhet  për mirëqenien e njerëzve. Por, normalisht komunikimin lidhur me të gjitha hollësitë duhet ta bëjnë Prishtina dhe Beogradi”, tha ajo, duke shprehur kënaqësinë e misionit të saj me fillimin e zbatimit të marrëveshjes.

Të martën, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, ishin pajtuar që dy nga vendkalimet kufitare në Merdarë dhe në Jarinë të jenë funksionale që nga dhjetë dhjetori, ndërsa dy vendkalime të tjera kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të përfshihen në regjimin e ri derë në fund të vitit, në kuadër të këtij procesi që shënon edhe rastin e parë të bashkëpunimit ndërmjet të dyja palëve, që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Por, të dyja palët kanë shprehur pikëpamje të ndryshme. Derisa Beogradi, që vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, thotë se nuk bëhet fjalë për vendosje kufiri, Prishtinë thekson se kjo është pika fillestare e vënies së kufirit mes të dy shteteve. Prishtina zyrtare ngulë këmbë se me fillimin e zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit do të bëhet e qartë se Kosova nuk ndahet dhe veriu nuk do të ketë status të veçantë.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces të ri bisedimesh politike për  normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe më ketë proces Serbisë i është kushtëzuar data e fillimit të negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosovës, ajo e fillimit të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian.

Jahjaga e Thaci – përshëndesin fillimin e zbatimit të marrëveshjes

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryeministrin Hashim Thaçi, i cili e informoi atë për takimin e fundit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, dhe për ritmin e përcaktuar të dialogut dhe të zbatimit të marrëveshjeve.

Në një komunikatë për opinion thuhet se të dy zyrtarët e lartë e vlerësuan me rëndësi fillimi i suksesshëm i zbatimit të Marrëveshjes e përbashkët të kufirit, si një hap drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë si një të arritur për qytetarët në të dyja anët e kufirit.

Marrëveshja e mundëson lëvizjen e lirë dhe të papenguar të qytetarëve dhe të mallrave, si dhe hap perspektivën evropiane për të dyja vendet, të pavarura dhe sovrane”, thuhet në një komunikatë të zyrës së presidentes Jahjaga.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
02.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Akuzat e Doshit, shpërthejnë polemikat

Deputeti i përjashtuar nga PS: Personi i paguar nga Meta për vrasjen tim ju rrëfye ministrit të Brendshëm. Braho: Doshi na tha se donin ta vrisnin njerëz të afërt me zotin Berisha. Kryetari i opozitës Basha: Meta të japë dorëheqjen
Më tepër

Kosovë: Dënohen sulmet ndaj gazetarit Berat Buzhala

Në Kosovë janë shënuar reagime në shkallë të gjerë ndaj fyerjeve që i janë bërë gazetarit të “Gazetës Express” Berat Buzhala, pas një serie shkrimesh ndaj një kompanie private
Më tepër

Adoleshentet britanike shfaqen në Turqi

Tre adoleshente britanike që dyshohet se udhëtuan drejt Sirisë për t'ju bashkuar grupit terrorist 'Shteti Islamik" shfaqen në një video përgjimi në Turqi
Më tepër

Tom Doshi përjashtohet nga grupi i PS-së

Vendimi pas akuzave që deputeti bëri javën e shkuar. Kryeministri Rama: Eshtë i lirë t’i provojë para drejtësisë. Doshi: Meta ka paguar për vrasjen time dhe deputetit demokrat Mhill Fufi
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • The beautiful tones of the morning sunrise over lower Manhattan as reflected in the icy waters of the Hudson river made waiting outside in the frosty 7° C air all worth it! (Photo taken by Daniel Leavey of Jersey City in New Jersey on Feb. 21, 2015)
  • Iraqi government forces and allied militias fire weaponry from a position in the northern part of Diyala province, bordering Salaheddin province, as they take part in an assault to retake the city of Tikrit from jihadists of the Islamic State (IS) group.
  • Student protesters shout inside a monastery compound after police surrounded the monastery apparently to prevent them from proceeding with a protest march against an academic law to Yangon from Letpadan, north of Yangon, Myanmar, to protest against an academic law.
  • Performers spray molten iron against a concrete wall to celebrate the upcoming Lantern Festival in Nuanquan town of Yuxian County, Hebei province, China, March 1, 2015.
  • A woman holds a sign reading "I am not afraid" during a march in Moscow, Russia, in memory of opposition leader Boris Nemtsov who was shot and killed near the Kremlin on Feb. 27, 2015. (Photo taken by Vladimir Zablitsky from Moscow on March 1, 2015)
  • A harbor light on Lake Michiganis at the 31st Street Harbor in Chicago, Illinois, is covered by snow and ice, March 1, 2015.
  • A woman looks at Hina dolls and thousands of hanging decorations marking Girls' Day at a hotel in Tokyo, Japan. March 3 is celebrated as Girls' Day to pray for the vigorous growth of girls in the family.
  • Expedition 42 Flight Engineer Terry Virts and Commander Barry "Butch" Wilmore venture outside the International Space Station for their third spacewalk in eight days. Virts and Wilmore completed installing 400 feet of cable and several antennas associated with the Common Communications for Visiting Vehicles system known as C2V2.
  • A farmer pulls an old fishing net over a rice field to protect it from birds in Cilacap, Central Java, Indonesia.
  • A participant in the Chicago Polar Plunge is engulfed by the partially frozen waters of Lake Michigan in Chicago, Illinois, March 1, 2015.
  • A man shields himself from women playfully beating him with sticks as part of Holi celebrations at Gokul village in Mathura district in the northern Indian state of Uttar Pradesh.
  • Children react with their faces covered in cream from a 450-meter-long cake that was prepared as part of celebrations to mark the 450th anniversary of the city of Rio de Janeiro, Brazil, March 1, 2015.
  • An American Robin perches on a tree branch enjoying snowflakes in freezing weather in Virginia, Feb. 26, 2015. (Diaa Bekheet/VOA)
  • A woman uses Samsung Gear vr during the Mobile World Congress, the world's largest mobile phone trade show in Barcelona, Spain, Monday, March 2, 2015. (AP Photo/Manu Fernandez)
  • Grumpy Cat attends the World Premiere of Cinderella in Los AngelesMarch 1, 2015.

Interaktive