E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Daçiç kundër përkujtimit të UÇPMB-së

Kryeministri serb, Ivica Daçiç, kërkoi heqjen e një pllake përkujtimore për kryengritësit shqiptarë të vendosur në Preshevë.

PreshevëPreshevë
x
Preshevë
Preshevë
Madhësia e gërmave - +
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që të heqin nga qendra e Preshevës një pllakë përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Tre ditë më parë, atje u ngrit një pllakë përkujtimore ku janë vendosur emrat e 27 kryengritësve shqiptarë të vrarë gjatë luftës së tyre me forcat qeveritare serbe gjatë viteve 1999 – 2001.

Kryeministri serb, që njëherësh është edhe ministër i brendshëm, Ivica Daçiç, tha se “pllaka duhet të hiqet dhe më mire është që ta heqin vetë”.

Në një deklaratë dhënë medieve serbe ai tha se “po qe se vëmë pllakë duke nderuar ata që vranë policë e ushtarë në jug të Serbisë, atëherë le të themi se ajo nuk është pjesë e Serbisë. Ne nuk kemi mëdyshje se Presheva e Medvegja janë pjesë e Serbisë, e nëse bashkësia ndërkombëtare ka mëdyshje le të përgjigjet. Mos të ketë nesër përdorim të tepruar force sepse heqja e pllakës mund të shkaktojë probleme serioze të sigurisë”.

Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ishte një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.

Në maj të vitit 2001, konflikti ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, mori fund me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
22.11.2012 16:27
Deklarimet e Daçiç tregojne se ai ka mangesi te theksuara si politikan. Kryeministri serb ka pasur me pare te dhena per memorialin ne perkujtim te luftetareve te rene ne lufte per mbrojtjen e trojeve shqiptare kunder ushtrise serbe. Me deklarimin qe ben kerkon te ndeze zjarrin. UÇPMB eshte force aktive dhe e vendosur. kete e di edhe Daçiç. Per te tilla veprime nuk duhet te heshte as politika shqiptare dhe as diplomacia e huaj. Çfare kerkon te beje Beogradi? Te detyroje Presheven, Terrnocin, Medvegjen, Bujanovcin te flase serbisht? Kete e ka bere prove ne nje shekull dhe nuk ia ka arritur. Kur do te qyteterohet dhe demokratizohet politika e diplomacia serbe?


nga: Petrit
22.11.2012 12:08
Dacic kjo moster e ideollgjise milloshevicjane harron se enderra e serbise se madha vdiq bashke me milloshevicin dhe kurre nuk do teperseritet me,por vetem se ushqen me dashje apo pa dashje perkrahjen nga bashkesia nderkombetare per Shqiperine ETNIKE,nje e drejte e mohuar dhe e sakrifikuar ne dekada per shqiptaret ne ish Jugosllavi.
Dacic perpara se ti shpalle lufte shqiptareve ne Presheve,Medvegje e ne Bujanoci,duhet te mendohet mire se milloshevic e ka lene nje vend bosh ne birrucat e burgut ne Hage te Hollandes dhe per kete Dacic me shoke te tjere milloshevicjane duhet ta kene te qarte se me mire nje miqesi e sinqerte ne paqe me shqiptaret,se sa nje fund i turpshem dhe pa kthim,si Milloshevici ne burgun e Hages per krime kunder njerezimit.Bota e qyteteruar nuk do ti fale kurre vemjet milloshevicjane ne avetuarat e tyre kriminale e terrorriste per pushtet pa kufi ne kurriiz te pakisave etnike.Besoni dhe binduni kete e ka vertetuar koha ne dekada.


nga: Anonim
21.11.2012 19:21
Z IVICA DACIC TREGOHU I ARSYSHME ME PRESHEVEN ,MOS HIQ PLLAKEN PERKUJTIMORE PER SHQIPETARET E VRARE NE FORMACIONIN USHTARAK UCPMB..KJO LUGINE E PRESHEVES ESHTE PJESE E SHQIPERISE ETNIKE..MJAFT ME GJAK SHQIPETARI Z IVICA DACIC ,KRIJO URA BASHKEPUNIMI PER TE PERMIRSUAR JETEN E QYTETAREVE SERBE DHE SHQIPETARE..Z DACIC ESHTE PER PAQE DHE BASHKEPUNIM..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

SHBA: Klimë intolerance fetare në botë vitin e kaluar

Departamenti i Shtetit thotë se zyrtarëve qeveritarë shpesh u lejohet të veprojnë pa u ndëshkuar duke shkelur të drejtat fetare të bashkatdhetarëve të tyre
Më tepër

Kosova fillon javën e tolerancës dhe pajtimit

Në Muzeun e Kosovës, sot u vendos Guri për Paqe, një gjest simbolik i përcjellë nga njerëzit e Hiroshimës së Japonisë në gjithë botën.
Më tepër

SHBA sqarojnë se Serbia s'ka juridiksion mbi pasuritë e Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se afaristëve nga SHBA-të u është sqaruar se Kosova është shtet sovran dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi minierat e Trepçës
Më tepër

Westerwele nxit Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë marrëveshjen

Shefi i politikës së jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwele, tha se proceset integruese të Serbisë dhe Kosovës varen nga përparimi në terren
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive