E mërkurë, 17 dhjetor, 2014

Lajme

Protesta në Preshevë

Në qendër të Preshevës u protestua kundër heqjes së pllakës përkujtimore për UÇPMB-në

x
Në Preshevë, është protestuar sot kundër largimit të pllakës përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Pllaka u largua të dielën nga forcat e xhandarmërisë serbe.

Protestuesit bënë thirrje pos tjerash që të rihapet dialogu ndërmjet qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’i dhënë fund diskriminimit të shqiptarëve në zonë.

Përfaqësuesit e Luginës kanë kërkuar që çështja e kësaj zone të përfshihet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që shqiptarët e Luginës të kenë të drejta të barabarta si serbët e Kosovës.

Në një deklaratë të paraqitur nga udhëheqësit politik të Luginës së Preshevës kërkohet që pllaka përkujtimore të kthehet në sheshin ku ka qenë deri në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi. Aty kërkohet zhvendosja e një përmendoreje të policëve serbë që është ngritur në fshatin nga Lluçan të komunës së Bujanocit, një fshat që është i banuar tërësisht me shqiptarë.

Nëpërmjet deklaratës kërkohet të hapet dialogu në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së vitit 2001 ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve shqiptarë të Luginës, e cila i kishte dhënë fund luftës ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të UÇPMB-së.

Largimi i pllakës përkujtimore nxiti shume reagime në Luginën e Preshevës por edhe në Prishtinë dhe në Tiranë.

Prishtina zyrtare paralajmëroi se veprimet e autoriteteve serbe mund të dëmtojnë seriozisht edhe bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndemjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se situata e sigurisë në Preshevë është e qetë dhe se ngjarjet atje janë “çështje e brendshme” e Serbisë.


*******

Autoritetet serbe hoqën të dielën pllakën përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që ishte vendosur para Kuvendit të Komunës në Preshevë.

Forca të mëdha të xhandarmerisë, siguruan operacionin e largimit të pllakës përkujtimore.

Qeveria e Serbisë nëpërmjet një komunikate tha se “përmendorja e ngritur në mënyrë të paligjshme”,  është larguar  nga qendra e Preshevës dhe se aksioni ka kaluar pa incidente.



Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës kishin refuzuar thirrjet e autoriteteve serbe për largimin e saj nga qendra e Preshevës dhe ndërkohë kishin filluar procesin e të bërit të ligjshëm të saj.

Ata e dënuan veprimin e forcave serbe duke nënvizuar se kjo dëshmon që qasja e Beogradit ndaj shqiptarëve ka mbetur e pandryshuar. Në vendin ku ndodhej pllaka përkujtimore sot janë ndezur qirinj, ndërsa për të hënën është paralajmëruar një protestë. Përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe qetësinë pas veprimeve të forcave serbe.

Ata bënë thirrje që çështja e Luginës së Preshevës urgjentisht të trajtohet edhe në Bruksel në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Pllaka përkujtimore qe vendosur në Preshevë në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ajo u kushtohej kryengritësve shqiptarë që luftuan për më shumë të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në maj të vitit 2001, konflikti ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, mori fund me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, i cili edhe kësaj radhe ishte përfshirë në përpjekjet për të gjetur një kompromis ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve në zonë.

Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë shprehu keqardhjen që negociatat për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit u dëmtuan nga largimi i monumentit nga ana e qeverisë serbe dhe se “negociatat është dashur të vazhdojnë për gjetjen e zgjidhjes, që do të respektonte dëshirat e të dy komuniteteve”.

-Reagime në Prishtinë dhe në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një deklarate vlerëson se heqja e përmendores është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.

Heqja e përmendores nuk është në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur nëpërmjet institucioneve të kuvendeve komunale, që janë institucione legjitime dhe legale. Kjo tregon mungesën e gatishmërisë që nëpërmjet dialogut të gjendet zgjidhja si një mekanizëm tashmë i dëshmuar demokratik”, thuhet në reagimin e presidentes Jahjaga nëpërmjet të cilit bëhet për qetësi dhe për krijimin e një klime të mirëbesimit që do të rivendoste dialogun me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme.
 
Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi thekson në reagimin e tij se, “ky veprim qyqar i Beogradit, dëshmon edhe njëherë se pushteti aktual i Serbisë nuk ka ndryshuar asgjë nga logjika, mentaliteti dhe veprimet e pushtetit të Sllobodan Milosheviqit. Veprimet e tilla nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon, e as procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kjo është edhe një dëshmi se Beogradi vazhdon të jetë prodhues i destabilitetit, nxitës i konflikteve dhe urrejtjeve ndërmjet kombeve”.

Në reagim thuhet se “rrënimi i përmendoreve dhe ndalimi i shpalosjes së vlerave kulturore dhe i kujtesës historike të popujve, nuk përkon me vlerat universale të kohëve moderne, si: liria, paqja, demokracia dhe bashkëpunimi”.

Ai bën thirrje për gjakftohtësi, në mënyrë që shqiptarët e kësaj treve “të mos bien pre e provokimeve të Beogradit, sado të dhimbshme qofshin ato”.

Qeveria e Kosovës ndërkaq, e cilësoi veprim të shëmtuar heqjen me forcë të pllakës përkujtimore.

Ky veprim i Qeverisë së Serbisë është një dëshmi tjetër se urrejtja kundër shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës është ende gjallë dhe se ajo po ushqehet me veprime të tilla të pasardhësve të politikës gjenocidale të Millosheviqit. Dështimi i Qeverisë së Serbisë që përmes dialogut të gjejë një zgjidhje për vendosjen e Memorialit tregon se dialogu ende nuk është pjesë e politikës qeveritare të Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët”.

Në reagimin e qeverisë së Kosovës thuhet se “ky veprim jo civilizues i Qeverisë së Serbisë nuk e ndryshon dot historinë dhe kujtesën e shqiptarëve kudo që janë. Përkundrazi, vetëm sa e forcon atë dhe na rikujton se Serbia dhe politikat e saj mbeten po ato të shekullit të kaluar”.

Ajo u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe qytetarëve të Kosovës “që të mos i përgjigjen këtij provokimi qyqar të Serbisë. Ne duhet të besojmë në vlerat civilizuese dhe jo në antivlera, të cilat i promovon Serbia, e që janë dënuar nga e gjithë bota perëndimore demokratike”.

Qeveria e Kosovës tërheq vërejtjen se “ky akt i shëmtuar i Qeverisë së Serbisë e rrezikon seriozisht procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përgjegjësia direkte bie mbi Serbinë”.

Heqja e pllakës përkujtimore është dënuar edhe nga Qeveria e Shqipërisë e cila e cilëson këtë si “një dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit, që dëshmon qartë se trashëgimia raciste anti shqiptare e Slobodan Milloshevicit është e gjallë dhe dominon politikën  zyrtare të Beogradit. Me këtë akt të rëndë, autoritetet e Beogradit kanë shkelur haptas ligjet dhe konventat  ndërkombëtare, si Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Minoriteteve të Këshillit të Evropës, si dhe Kartën Evropiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Evropës, të cilat Serbia i ka firmosur dhe është e detyruar t'i zbatojë”.

Duke shprehur mbështetjen për sic thuhet, qëndrimin e matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb, qeveria e Shqipërisë i siguron ata se “Shqipëria ka mbështetur dhe do mbështesë, pa asnjë lëkundje, liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilat, nuk mund të kenë, në asnjë rast, standarde të tjera nga ato që kërkohen nga Beogradi për serbët në Mitrovicën e Veriut. Qeveria shqiptare u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë e albanofobisë, që po shfaqet rëndom në rajon, si një faktor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e tij”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petro Jashari nga: U S A
21.01.2013 15:28
Do te deshironja qe Serbija e sotme te ishte distancuar nga Serbija e djeshme kriminale e Sllobodan Milloshevicit; Do te deshironja qe pakicat serbe te Kosoves si dhe pakicat shqiptare qe jetojne ne trojet Shqiptare ne Serbi te sherbenin si ura lidhese te miqesise midis popujve.Me kete moto e me keto deshira duke ju referuar historise Shqiptaret kane qene humane dhe tolerante ne trajtimin e pakicave.Dihet boterisht rracizmi dhe genocidi i grekeve ndaj popullates came para70 vjetesh po ashtu dihet mire se per 50 vjet edhe pse ne sistemin e kaluar pakicat greke u moren ne mbrojtje jo thjesht se edhe atehere kishte ligj por thjesht se humanizmi ndaj pakicave ka qene edhe eshte pjese perberese e karakterit burreror te Shqiptarit.E pare ne kete kendveshtrim Dacici i Serbise ne vend te vendosjes te nje buqete me lule ne pllaken e te reneve per liri e hoqi ata duke u kthyer mbrapsh ne histori e perseritjen e plote te terrorizmit shteteror te Sllobodan Milloshevicit.Ne zgjidhjen e plote te ketij problemi eshte primar degjimi dhe vleresimi i zerit te Amerikes.Eshte e gabuar qe ky problem te quhet pune e brendeshme e Serbise kur nga ana tjeter reagohet dobet e kerkohet te behen pazare me veriun e Kosoves.


nga: Vasel Malaj nga: SHBA
20.01.2013 22:59
Çfare keni pritur nga Serbet?! Ata dihen ne SHekuj se jane armiq te Kombit SHqiptare! Kane vrare e masakruar Populline SHqiptare ne Kufije me Serbine, Kane djegur e plaçkitur me qindra here deri kane arritur ti debojne SHqiptaret nga trojet e tyre. E turpeshme eshte bashkepunimi i fshehte me Serbet nga Politikanet Shqiptare si te Kosoves dhe SHqiperise. Mafia Komuniste SHqiptaro-Kosovare bashkepunon ne menyre te fshehte me Serbet duke patur marreveshje te fshehta ne dem te interesave te Kombit Shqiptare , si dhe te strategjise gjeopolitike te SHBA dhe BE. Deklaratat e Qeverise se Kosoves dhe Qeverise se Shqiptare jane vetem nje fallsitet qe provon se ata jane , ne sherbim te padroneve Serbo Sllave.


nga: ROLAND DURDA nga: ALBANIA-TIRANA
20.01.2013 15:51
PRESHEVA METVEGJ BUJANOVS DUHEJ TE ISHIN BASHKUAR ME KOSOVEN QE ME 1999.SERBIA PO ECEN ENDE ME TRASHEGIMINE RACISTE TE DIKTATORI`T SLLOBODAN .MILOSHEVIC.HEQJA E LAPIDARIT ESHTE SHKELJE HAPUR E TE DREJTAVE TE NJERIUT.U SHKEL KONVENTA EUROPIANE E TE DREJTAVE TE MINORITETEVE, TE KESHILLIT TE EUROPES.WE NEED THE JUSTICE FOR THE PEOPLE IN PRESHEVE AND MITROVICE.FREEDOM OF MEDIA IN PRESHEVE AND NORTH MITROVICA.


nga: Meleq Zerani nga: Tirane
20.01.2013 13:50
Heqja e lapidarit te trimave te rene ne lufte me kriminelin dhe kasapin e Ballkanit ne Presheve ,tregoi edhe njehere se Serbia ka nje urejtje patologjike karshi shqipetareve kjo tregon se ky popull eshte barbar dhe zbatues trojesh ne kuriz te shqipetareve.Por shqipetaret ne vendin e lapidarit te vendosin lule dhe ky vend do te behet i shenjte per shqipetare kudo qe jane ,ky lapidar hapi nje kapitull te Ri,lideret e Presheves ti bejne kerkese kancelarive Evropiane ,USA dhe Rusise ,ku ti bejne me dije se Serbia nuk zbaton te drejtat e njeriut dhe konventat nderkombetare dhe te kerkoje bashkimin e lugines te Presheves me Kosoven..


nga: Mitro. nga: gjermni
20.01.2013 13:38
ncncncncnc reagoni ju si te doni ata po tregoijn se si mbahet shteti e jo si HASHM mafija niset per ne JARIN e kthehet si i dhim me humbjen e nje polici oooooo te mjer oooooooo hajna oooooo pisa po qilni syt se nuk bohet shteti kur ta fal dikush ooo hajnaaa po tregoni more pak burrni tregni more pak trimerii trgoni pak more se shtetin do ta ndertoijm e do ta mabijm vet e jo te na e fla EUROPA shtrig qe i kemi than qe 100 vjet hejjjjjj zgjohuniiiiiiii. more a kini harru se juve ne JARIN ju shkoijn puntoret ne vende pune me HALIKOPTER more edhe atje i thoijm KOSOV hejjjjjjj ooo hajnaaaa hapni syt moreeeee KOSOVARI ende nuk guxon te udhetoi ne taer teritorin e KOSOVES i lir e ju po rrini duarkryq e ju po shprehni revlt pse serbi largon alpidarin a ? hejjjjjj brenda kosoves keni kosovar te shperngulur per shkaqe sigure more hejjjj a jeni ne mend oh zotii pa ju vra mos e lasht juve preij te parit e deri te i fundit ooo hajduta ooo kopukaa ooo mafijoza keni b kapital qe as fmija i fis tjuaj ska nevoij me punue hajt hajt se ka me jau nxan frymen pasha ni allah dert mos keni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
17.12.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Shkodër: Vullnetarët në mbrojtje të kafshëve të rrugës

Pas reagimit të shoqatave që merren me mbrojtjen e kafshëve, njësitë vendore po bashkëpunojnë për një trajtim ndryshe të kafshëve të rrugës
Më tepër

Kosovë: Thirrje qytetarëve të mos kërkojnë strehim në BE

Përfaqësues vendas e ndërkombëtarë paralajmëruan masa të rrepta ndaj personave të përfshirë në trafikun me emigrantë të paligjshëm
Më tepër

Rama kërkon financime kineze

Sot në Beograd bisedime me kryeministrin e Kinës Li Keqiang. Kryeministri takim dhe me homologun serb Vucic
Më tepër

Ndryshim madhor në politikën amerikane ndaj Kubës

Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi për fillimin e normalizimit të marrëdhënieve
Më tepër

Dënimi me vdekje në SHBA

Mbështetja e amerikanëve për dënimin me vdekje vazhdon të jetë e fortë, por në rënie
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Pope Francis blows out candles on a birthday cake on the occasion of his 78th birthday as he arrives for his weekly general audience in St. Peter's Square at the Vatican.
  • Palestinian youths on a small boat fish at sunset in Gaza City.
  • A Shi'ite student of Imamia Students Organization (ISO) holds a placard during a protest against an attack by Taliban militants at an army-run school in Peshawar the previous day, in Karachi.
  • People walk past a model of a dinosaur, wearubg Santa Claus hat and gloves, at the Dinosaurs Park located in the Taiga area at the Royev Ruchey zoo in the suburbs of Russia's Siberian city of Krasnoyarsk.
  • A combination of pictures shows houses and decorations illuminated ahead of Christmas in German cities of Berlin, Hamburg-Heimfeld, Moenchengladbach, Olching and Stolberg.
  • Clowns from Slava's Snowshow pose for photographers on London's South Bank.
  • Chinese People's Liberation Army soldiers attend a training session in freezing temperatures in Heihe, northeast China's Heilongjiang province.
     
  • A white beluga wears a Santa hat to attract visitors at the Hakkeijima Sea Paradise aquarium in Yokohama, suburban Tokyo, Japan.

Interaktive