E hënë, 25 maj, 2015

Lajme / Ballkani

Dëmtohet një numër varrezash serbe në Kosovë

Policia tha se është shtuar prania e forcave të sigurisë përreth monumenteve serbe. Autoritetet vendase e ndërkombëtare dënojnë incidentet

x
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara dënuan sot në një deklaratë të përbashkët dëmtimin e varrezave serbe në Kosovë.

Në deklaratë thuhet mes tjerash se,”vargu i ngjarjeve që ndodhën në orët e fundit tregon se disa persona e konsiderojnë të justifikueshme shprehjen e mllefit, për shkak të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, duke dëmtuar varreza në Kosovë, në të cilat gjenden serbë të varrosur. Aktet e tilla janë plotësisht të papranueshme dhe kryesit e veprave duhet të sillen para drejtësisë. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës për të treguar përmbajtje dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë për masat parandaluese të ndërmarra nga autoritetet e Kosovës”.

*******

Në Kosovë, policia tha se ka shtuar masat e sigurisë përreth monumenteve ortodokse serbe, pas raportimeve për dëmtim të një numri varrezash në komunën e Prizrenit dhe në atë të Kllokotit, një komunë me shumicë serbe në lindje të Kosovës.

Burimet lokale serbe të informimit thanë se dhjetëra  varreza janë dëmtuar të dielën pak kohe pasi që autoritetet serbe larguan nga qendra e Preshevës një pllakë përkujtimore kushtuar të rënëve Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një veprim që nxiti reagime të ashpra edhe në Kosovë.

Policia tha se është duke hetuar njoftimet për dëmtimin e varrezave por tash për tash nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm.

Një zëdhënës i policisë tha se është shtuar prania e forcave të sigurisë përreth monumenteve ortodokse serbe për të shmangur incidentet e mundshme.

Policia tha se ka shtuar praninë e saj edhe në njërën nga lagjet me popullatë të përzier në veriun e Mitrovicës, pas raportimeve se dy shishe me benzinë janë hedhur para ndërtesës së komunës paralele të Mitrovicës.

Policia tha se shishet me benzinë të njohura si “koktej Molotov” nuk kanë shpërthyer, ndërsa po vazhdojnë hetimet për të ndriçuar motivet apo autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje që nga policia po trajtohet si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Dënohet dëmtimi i varrezave

Dëmtimi i varrezave nxiti reagimin e institucioneve vendase e ndërkombëtare.
 
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë në reagimin e saj thotë se e ka parasysh rëndësinë e heqjes së monumentit shqiptar në Luginën e Preshevës gjatë fundjavës dhe shpreh keqardhje që ky veprim ka shkaktuar një reagim të dhunshëm në Kosovë.
 
Shtetet e Bashkuara dëshpërohen nga ky përdorim i dhunës dhe dënojnë përsëritjen e dhunës kundër monumenteve të serbëve të Kosovës, kishave dhe komuniteteve që kanë ndodhur gjatë natës. Jo vetëm që këto sulme dëmtojnë frymën e multikulturalizmit në Kosovë, por ato gjithashtu vënë në shënjestër komunitetet e Kosovës për vendimet e marra në Beograd.
 
Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje popullit të Kosovës që të respektojnë vlerat e përbashkëta të paqes dhe të tregojë vetëpërmbajtje. Apelojmë që protestat të jenë të qeta dhe të mbështesin plotësisht qeverinë e Kosovës në thirrjet e saj për qetësi”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dënoi dëmtimin e varrezave duke theksuar se "Ngjarjet në Kosovë brenda 24 orëve të fundit tregojnë se disa njerëz e shohin të arsyeshme të shprehin frustrimin e tyre ndaj largimit të monumentit të UCPBM-së në Preshevë duke demoluar varrezat e serbëve në Kosovë.
 
Pa marrë parasysh arsyet për aktet e tilla, ato janë tërësisht të papranueshme. Prandaj unë i dënoj këto akte fuqishëm dhe i  ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë përmbajtje dhe maturi. Nuk ka asgjë më qyqare se sa të sulmohen mbetjet e njerëzve të varrosur në mënyrë që të zgjidhen çështjet me të gjallët. Të vdekurit duhet të respektohen, të varrosen dhe të lejohen të prehen në paqe. Nuk duhet të ketë aspak tolerance për akte të tilla jo njerëzore”.
 
Zoti Zbogar u bën thirrje autoriteteve “që t'i ndalojnë sulmet e tilla me mjete parandaluese dhe mbi të gjitha,  i ftoj të gjithë njerëzit vullnet mire dhe të arsyeshëm të Kosovës të ndikojnë në debatin publik mbi këtë çështje ashtu që të ndalen këto akte të gabuara dhe jo etike njëherë e përgjithmonë." 
 
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, thekson në reagimin e tij se “protestat paqësore janë normale në çdo shoqëri moderne dhe demokratike, por përdhosja e qëllimshme e varrezave dhe objekteve fetare është absolutisht për t’u dënuar”.
 
EULEX-i u bën thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të tregojnë vetëpërmbajtje ndaj çdo akti të dhunshëm. “Policia dhe prokurorët  e EULEX-it janë duke vëzhguar nga afër situatën dhe duke bashkërenduar me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. EULEX-i është i gatshëm të ndërhyjë dhe të mbështesë institucionet vendore të sundimit të ligjit nëse është e nevojshme."

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dënoi sot dëmtimin e varrezave. “Përdhosja e varrezave dhe monumenteve fetare është e papranueshme dhe shkel jo vetëm të drejtat e komunitetit fetar dhe etnik të cilit i përkasin, por edhe të shoqërisë në tërësi. Unë jam i tmerruar nga këto akte të neveritshme vandale dhe e përshëndes dënimin e bërë nga ana e institucioneve të Kosovës. I bashkohem thirrjes së institucioneve drejtuar të gjitha komuniteteve për qetësi dhe përmbajtje nga çfarëdo akti që do të mund të çonte në dhunë”.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë vlerëson se “këto akte të dënueshme dëmtojnë aspiratat evropiane të Kosovës dhe janë në kundërshtim me vlerat universale. Ne mirëpresim deklaratën e Policisë së Kosovës, e cila bën thirrje për respektimin e të gjitha objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore. Ne po ashtu presim masa të mëtejshme, jo vetëm për të identifikuar autorët e këtyre akteve të neveritshme, por edhe për të parandaluar incidente të tjera”, thuhet në reagimin e UNMIK-ut.
 
Forcat paqeruajtëse të NATO-s tërhoqën vërejtjen se “ky është moment për çdo person të përgjegjshëm të parandalojë veprimet që vënë në pikëpyetje reputacionin e Kosovës. Vetëm ata që respektojnë të tjerët meritojnë respekt për veten e tyre. Mos lejoni që një grup i vogël individësh të njollosë qëndrimin tuaj ndërkombëtar. Demokracitë vlerësohen me aftësitë e të shprehurit të pikëpamjeve të ndryshme në mënyrë paqësore dhe në mënyrën se si sigurojnë respektimin dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë së e tyre”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Zyra e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një deklarate dënoi aktin e dëmtimit të varrezave të komunitetit serb në Kllokot duke e cilësuar si një vepër të papranueshme dhe të patolerueshme.

Dëmtimi i varrezave është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë në Kosovë dhe me traditën e tolerancës dhe të respektit ndërmjet njerëzve, religjioneve dhe kulturave të ndryshme”, thuhet në deklaratë nëpërmjet së cilës u bëhet thirrje organeve të hetuesisë që “të gjejnë dhe kapin autorët e këtij akti vandal dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë”. 

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thekson në reagimin e tij se, “ky akt është në kundërshtim me vlerat tona njerëzore dhe demokratike dhe sigurisht një akt i tillë nuk i kontribuon tolerancës ndërnjerëzore dhe ndëretnike”.

Ndërkaq, qeveria e Kosovës në një deklaratë thekson se “duke dënuar edhe njëherë veprimin e shëmtuar të heqjes me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës, fton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës që të jenë të matur në reagimet e tyre karshi veprimeve jocivilizuese të Qeverisë së Serbisë. Çdo veprim i dhunshëm i dëmtimit të varrezave të komunitetit serb është në kundërshtim të plotë me traditën dhe ligjet e Kosovës, me përkushtimin institucional të Kosovës për afirmimin e vlerave civilizuese evropiane dhe në kundërshtim të plotë me interesat legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të gjitha reagimet e tyre qytetare dhe institucionale t’i bëjnë në frymën demokratike dhe civilizuese, duke mos rënë në provokimet e Qeverisë së Serbisë”.

Incidentet janë dënuar edhe nga partitë politike. Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron “vepër jo të mirë dhe të papranueshme dëmtimin e memorialeve në varrezat ortodokse në Kllokot. LDK-ja konsideron se ky veprim është në kundërshtim me traditën tonë”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Dëmtimi u dënua edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila nëpërmjet një komunikate i cilëson veprimet e tilla “akte si të rënda, të papranueshme dhe me tendencë të prishjes së imazhit të Kosovës dhe dëmtimit të proceseve nëpër të cilat po kalojmë”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që “të tregohen të përmbajtur ndaj këtyre zhvillimeve dhe që të kenë besim të plotë në tejkalimin e situatës”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim nga: Fatbardh doci S.C. N.Y
22.01.2013 00:54
Po sa mire more zotni shefa te europes denoni e prekeni dhe e ngreni zerin deri ne kuopen te qiellit per serbet.???
po per shqiptaret e trgjidizuar e nuk u dihe ase varri ase nami ase nishani Pse nuk e ngeni zerin kunde serbise kulsheder ne zemer te europes.????
Ata kane perdhunuar kosovare i kane terhequre zvarr per se gjalli.e Ju prekeni e mbani zi per te vdekurit
Kosovaret shqiptare nuk dine ase varrin ,nuk dine ku jane pridreit djemet e tyre???deri kur keshtu????.
eh...kjo eshte europe qe nuk shef barabat Vendet e popujte.
Dhuna nuk luftohet me dhune ketu jame dakorde.
Dhuna ndaj shqiptarve ska pushuar asnje here.
Po cfare beri bin la Ledeni??
Dhuen ,tragjedi
si u pergjigje amerika.Flak per flak deklaroj qe do hakmerret.
Edhe permendorja ne preshev u kushtohet te vrarve(jo te vdekurve vete vetiu) por per dicka ma sublime dhane jeten per liri.

Bile per tragjedin e sllobodanit europe heshti
me thuaj
kush esht me mekat me vra gruan shtazen,femuijet
apo me prish nje varr ne siperfaqe...
Meno per bashkshorten tende
femijen temnde
Pergjja del qe i gjlli te rrine me te gjllet e i vdekuri me te vdekurite
Vetem amerika me bipartizanet e saj e naton e shpetoj kosoven Dardane.
Europa heshti per cudi???Cfare beri ky fare negocitiri europje.
Serbia deklraroj do te HEQ Permendoren.
Pse europa nuk i tha???
Jo Jop,Jo nuk munde te luajsh me vepren e gjekun e deshmorve
Po i prishe negociatat Beograd_prishtin:.
Pse kosven e perku europa///
e gjunjezon e sllavizone.Fje ka edhe shqiperia e kosova qe nuk kane afruar tanket afer kufirite me perpara te kishte nje repart ushtarak shume te modernizuar ne kufi me kete lugin shqiptare.
Por ju keni vetem nje kundershtar
Pse nuk dhate urdher forcave ne Kosove qe te perforcojn kufirine e avionet te kontrollojne por ne mes te europes ne mes te dite cvendosen plaka pekujtimore e deshmorve.a mos prish faseden arqitekturen a mos i benet hije qytezes etj etj????
Keni sh.B:A
Ju shrytyone distancen dhe afersin e nderhyrje e menjehershme kunder shqiptarve ne pergjithdsi
Ne dime pse mbani nje qendrim te tille spaku nga vitet 1800 e ketej.Feja shqiptarit esht shqiptaria.
Ju shifni kishat e xhemijete se po ju hane buken.
leni njerzite te lire
Mos i mbani peng per bindje politike e fetare.
E keni bere lemsh ballkanin dhe e keni shkaperenda shqiperin ne 5 shtete
Ju takon Juve te beni korigjimet sa me shpejte..
Pse i niste bisedimet ne rang vv. kryeministri pastaj kryeministri e tani reng presidenti vetem per te rrahur pulsin kush do leshijn pe ne favorr te serbve.
Gjendjen ju po e acaroni.Po u doli nga dora edhe europa eshte pre e nje tragjedije..Marrja e masave duhet jete e mnjehershme.Te hiqen automatikishte ato barrjera qe keni bere
Pse takast te grumbullohen nga europa???
dhe gjoja do perdoren nga Veriu i mitrovices
C esht ky privilrgj
Ky esht nje kunderveprim ndaj Kosoves.
Taksat jane te shtetit kosoves.Hiqni drejtimin paralel jo vetem te serbise por dhe te europes sa me shpejt aqe me mire.
Demagogjia dhe mbajtja e dy qendrimeve te kunderta pro serbise dhe kunder shqiptarve nuk e nderon europen e moderuar e civiliyuar.
.Fatbardh Doci


nga: agim nga: new york
21.01.2013 23:28
E tmerrshme çfar ndodh me shqiptarët! Sërbët vrasin shqiptarë të gjallë ndërsa shqiptarët rivrasin "të vdekurit" serbë!!! Barbari frikacakësh!!!

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Kosovë: Sulm mbi makinat e EULEX-it në veri

Persona të panjohur kanë qëlluar me armë dy makina të EULEX-it në veriun e banuar me shumicë serbe. Sulmi kaloi pa dëme në njerëz
Më tepër

SHBA: Forcave irakiane u mungon vullneti për të luftuar

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter dhe Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare, Susan Rice kritikuan reagimin e Irakut ndaj Shtetit Islamik
Më tepër

Vdes nobelisti John Nash

John Nash, i cili portretizohet duke luftuar me skizofreninë në filmin e vitit 2001 “Një mendje e bukur” (A beautiful Mind), vdiq së bashku me të shoqen në një aksident automobilistik në SHBA
Më tepër

Shpërngulja e shqiptarëve nga Mali i Zi

Kjo dukuri është më e theksuar në dy qytete të njohura historike, Tivar dhe Rozhaje, ku disa fshatra janë boshatisur plotësisht
Më tepër

Pakicat rome, egjiptase dhe ashkali

Organizata “Save the Children” ka publikuar së fundi një studim mbi gjendjen e pakicave rome, egjiptiane dhe ashkalie në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • William McConnaughey, 56, who drove from San Diego to help shovel oil off the beach, stands in an oil slick in bare feet along the coast of Refugio State Beach in Goleta, California, May 20, 2015. A pipeline ruptured along the scenic California coastline, spilling some 21,000 gallons (79,000 liters) of oil into the ocean and on beaches, a U.S. Coast Guard spokeswoman said.
  • Young novice Buddhist monks wait to ride a roller coaster as they visit the Everland amusement park during their training program entitled 'Children Becoming Buddhist Monks' in Yongin, south of Seoul, South Korea.
  • Shannon Day of Boston, a volunteer with Massachusetts Military Heroes Fund, replaces flags in the fund's flag garden on Boston Common in Boston, ahead of Memorial Day. Each of the approximately 37,000 flags represents a Massachusetts military member who died in service from the Revolutionary War to the present.
  • Pilgrims push a carriage as they cross the Quema River on their way to the shrine of El Rocio in Aznalcazar, southern Spain.
  • Farmers hold seedbeds of rice over their heads as they shout slogans during a rally to protest the government's planned rice imports for meals that they fear will lead to a fall in the price of the locally produced rice in Seoul, South Korea.
  • A member of the media stands on the Sky Portal, a 14-foot-wide disc that delivers high-def footage from the street below at the One World Observatory in New York.
  • People catch a fish with a traffic cone on a flooded street after heavy rainfall in Dongguan, Guangzhou province, China, May 20, 2015.
  • A destroyed tank in the Mastouma military base in Idlib, Syria, after the rebel fighters seized it, May 20, 2015
  • Uruguayans display pictures of their relatives who "disappeared" during the rule of the military regime (1973-1985), at an annual demonstration in Montevideo, May 20, 2015. Thousands of Uruguayans marched along 18 de Julio, the main avenue of the city, demanding to know about the more than 150 missing Uruguayans that they said were kidnapped by military forces.
  • A bystander looks at a part of a bronze statue of Lachit Borphukan, which is set to be installed in the middle of the River Brahmaputra in Guwahati, India. Lachit Borphukan was a commander in the Ahom kingdom known for his leadership in the 1671 Battle of Saraighat that thwarted the last major attempt by Mughal forces to extend their empire into Assam.
  • A man rides on his bicycle in front of a building covered with climbing, colored sculptures, named "flossies", made by artist Rosalie, at the media port in Düsseldorf, Germany.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.