E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Thaçi: UNMIK-u nuk mund të pengojë rindërtimet në veri

UNMIK-u ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë leje ndërtimi në zonë, ndërtime që po kundërshtohen nga banorët serbë në Mitrovicë.

x
Madhësia e gërmave - +
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara, nuk mund të pengojnë kthimin e qytetarëve në pronat e tyre në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Komentet e tij pasuan tensionet në një lagje me popullsi të përzier në veriun e Mitrovicës, ku po bëhet rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve që ishin shkatërruar gjatë luftës në Kosovë.

Zyrtarë të UNMIK-ut kanë kërkuar nga qytetarët që të kërkojnë leje ndërtimi në zonë, ndërtime që po kundërshtohen nga banorët serb. Dje dhe sot ka pasur disa incidente pa pasoja në njerëz ndërmjet banorëve të të dyja komuniteteve.



Kryeministri Thaçi tha se te gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht përkatësisë së tyre etnike kanë të drejtë të kthehen në pronat e tyre.

Qeveria e Kosovës mbështet fuqishëm ndërtimin e shtëpive në pronat e tyre për qytetarët në veri, pa dallime etnike. Qeveria e Kosovës do të jetë pranë qytetarëve aty që të mos ketë asnjë pengesë prej kujtdo qoftë. UNMIK-u nuk ka të drejtë as morale, as legale, as legjitime të pengojë apo të pretendojë të pengojë ndërtimin e shtëpive dhe rikthimin e qytetarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre”.

Ai tha se çështjen do ta debatojë edhe me Misionin e Kombeve të Bashkuara, zyrtarët e të cilit nuk kanë komentuar, meqë shefi i tyre ndodhet aktualisht për një vizitë në Beograd.

Unë do të diskutoj edhe me përfaqësuesin e UNMIK-ut kur të kthehet nga Beogradi. Mendoj se qëndrimi i tij i tij në Beograd dhe pretendimi për të ndaluar ndërtimin e shtëpive është komplet i papranueshëm, i pajustifikueshëm dhe do të marrë përgjigjen e duhur edhe nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Thaci.   

Përfaqësuesit e serbëve në veriun e Mitrovicës kundërshtojnë rindërtimin e shtëpive të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzojnë institucionet e Prishtinës se, siç thuhet, po provojnë të ndryshojnë përbërjen etnike të popullsisë në zonë.

Veriu vazhdon të jetë jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës ndërsa zgjidhja e kësaj çështjeje pritet të jetë tema më e vështirë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, bisedime që pritet të vazhdojnë në fillim të dhjetorit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
22.11.2012 16:19
E drejte legitime e qytetareve te Kosoves per te ndertuar shtepi ne tokat e pronat e veta. Kane kaluar 13 vite dhe situata ne veri nuk ka pse te jete me e trazuar. Serbet ne Mitrovice e kane mese te qarte se zgjidhja e vetme dhe me garanci eshte bashkejetesa. Shqiptaret nuk kane pse te braktisin tokat e te pareve. Sot Kosova eshte ne paqe dhe Mitrovica nuk ka me arsye te shkoje pas qerres se disa politikave serb me koke te nxehte. Ata diplomate e politikane serb qe thone se Serbia me mire jashte BE sesa te heqin dore nga pretendimet e pabaza per Kosoven nuk kane pyetur popullin e vet. Pohime te tilla ndezin konflikte por ne fund te fundit te hubur nuk do te jene ata politikane qe flasin e fshihen, por vet qytetaret serb ne Mitrovice.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive