E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Përplasje rreth arrestimit të Fatmir Limajt

Autoritetet vendase në Kosovë e cilësojnë politik vendimin për paraburgimin e Fatmir Limajt – BE-ja kërkon shmangie të komenteve politike

x
Madhësia e gërmave - +
Leonat Shehu
Në Kosovë, avokatët mbrojtës të deputetit Fatmir Limaj, kërkuan nga një gjykatë e EULEX-it që të mundësojë mbrojtjen e tij në liri. Ata paraqitën ankesë ndaj vendimit të së shtunës të një gjykatësi të EULEX-it i cili urdhëroi dërgimin në paraburgim të deputetit të Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe tre të tjerëve të akuzuar për krime lufte.
 
Vendimi ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Kryeministri Hashim Thaçi, e cilësoi sot paraburgimin e zotit Limaj si një veprim të papranueshëm dhe fyerje për drejtësinë. Ai tha sot se “askush nuk ka të drejtë të njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e as EULEX-it tinëz dhe prapa shpinës së institucioneve të arrestojë luftëtarët tanë, si deputetin Fatmir Limaj”.
 
Ndërkaq, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, nëpërmjet një komunikate, thekson se e kupton ndjeshmërinë dhe emocionet, por kërkon që politikanët dhe institucionet politike, të shmangin komentet rreth çështjeve që kanë të bëjnë me drejtësinë.
 
Parim themelor i çdo shoqërie moderne, demokratike është mosndërhyrja në proceset gjyqësore. Gjykatësit veprojnë në mënyrë të pavarur, prokurorët veprojnë në mënyrë autonome dhe të akuzuarit janë të pafajshëm derisa të dëshmohet fajësia e tyre", thuhet në reagimin e zotit Zbogar.
 
Në muajin maj të këtij viti Fatmir Limaj dhe tre ish bashkëluftëtarë të tij qenë shpallur të pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, në pjesën e parë të vitit 1999. Por, javën e kaluar, Gjykata e lartë e Kosovës, vendosi kthimin e çështjes në rigjykim.
 
Kundër rigjykimit kanë reaguar edhe pjesëtarët e njësive të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjatë luftës ishin nën komandën e  zotit Limaj duke bërë përgjegjës edhe kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e drejtësisë Hajredin Kuçi.
 
Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.
 
Javën e kaluar, EULEX-i bëri të ditur është ngritur aktakuzë kundër deputetit Fatmir Limaj dhe gjashtë të tjerëve, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion. Akuzat u ngritën më shumë se dy vjet pasi që EULEX-i bastisi Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit që drejtohej nga zoti Limaj.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: alber nga: itali
08.12.2012 19:43
si ka mudsi qe nje pis italian te jet kaq kemngules ne poshtrimin dhe denimin e limait me shok mos eshte nje dor e zgjatur e serbis per fat keq qe nuk ka dreitesi dreitesin e ben gjithmon ai me i forti shpresoi qe mos te jen edhe ne ndihme shoket e ngusht te limait per interesa financiare sido qe te jet jan ushtar qe e kan mbroitun popullin para nje shuarje e shfarosje .nuk do ket jo stabilitet deri sa europa heziton ta thot te verteten qe ne jemi populli me i vjeter ne ballkan e me i ghymtosuri per pazare te europes kemi perfundu keshtu edhe shume gjenerata do ken po te njentin fat si tonin shpresoi ne qe zoti te na del ne ndihme amin


nga: guro zeneli Tirane nga: Tirane
27.11.2012 03:01
çudi ! Po kur Gjykata Nderkombetare per krime lufte ne Hage e ka shpallur te pafajshen, ç'eshte ky gjykim lokal, mbi gjykimin e Gjykates se Hages. Nje gjykim i tille esshte ne kundershtim me jerarkine gjyqesore. kesaj i thone: ngreu "kembe", t'i biesh kokes.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
26.11.2012 21:49
Nese gjykata nderkombetare kerkon te vendose drejtesi, te shohe masakrat serbe ne Kosove, genocidin e krimet kunder njerezimit. Varret masive flasin vet siç flasin edhe civilet e zhdukur gjate luftes. EULEX dhe asnje institucion sado demokratik ne bote nuk mund te njollose misionin e UÇK-se. Fatmir Limaj dhe djemte e lirise se Kosoves meritojne te respektohen. Haga po e kupton se ka gabuar ndaj Ramush Haradinaj. Asnje arsye nuk ka EULEX te kompromentoje luften çlirimtare ne UÇK me veprimet kriminale e barbare te ushtrise vrasese serbe.


nga: Anonim
26.11.2012 19:55
PROKURORIA EULEKSIT NE RASTESE KA PROVA PER KRIM TE ORGANIZUARE DHE KORUPSION TE GJYKOHET NGA DREJTESIA NDERKOMBETARE,POR KETE PUNE E DIN MIRE HASHIM THACI SEPSE E KA PASE QEVERINE E TIJ FATMIR LIMAJ..PRANDAJ NERASTESE THACI KA PROVA LE TE FLASE ME MIRE TA DENOJE AI SA TE HUAJT..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Obama: Gjithë vëmendja te operacionet e shpëtimit në Oklahoma

Presidenti Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në Oklahomën e goditur nga tornadoja
Më tepër

OSBE diskuton në Tiranë për diskriminimin

Kryeministri Berisha tha se shoqëria shqiptare ka një tolerancë të shkëlqyer fetare, etnike, por dhuna ndaj grave dhe homofobia janë të larta.
Më tepër

Zbulime të rëndësishme për malarjen

Dy zbulime të reja mjekësore po shtojnë shpresat për luftimin e malarjes që infekton çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz
Më tepër

Sekretari i Shtetit Kerry në Lindjen e Mesme

Bisedimet e Sekretarit Kerry synojnë të nxisin mbajtjen e një konference ndërkombëtare paqeje mbi Sirinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive