E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Tre te arrestuar nën dyshimet për krime lufte

Policia e EULEX-it arrestoi sot tre ish pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën dyshimet për krime lufte

x
Madhësia e gërmave - +

Zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, thanë se kanë arrestuar tre persona nën dyshimet për përfshirje në krime lufte.

Arrestimet janë kryer në rajonin e Skenderajt në Kosovën qendrore gjatë një operacioni që është kryer në orët e hershme të mëngjesit.

Por, ata nuk dhanë asnjë hollësi rreth identiteti të të arrestuarve dhe as për dyshimet në bazë të të cilave kanë ndodhur arrestimet.

Mediet vendase thanë se te arrestuarit janë Rrustem, Hetem dhe Sabit Geci, ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dy prej tyre janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërkohë, ndaj këtyre arrestimeve reagoi Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar siç thuhet lirimin e menjëhershëm të tyre.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
15.11.2012 17:47
I duhet dhene fund njehere e mire arrestimeve te luftetareve te UCK. EULEX disa here ka tentuar te beje veprime te tilla per te trullosur opinionin si dhe per t'ia bere qefin Beogradit. Luftetaret e UCK jane djemte me te mire e me te nderuar ne treven shqiptare. Ata nuk kane bere masaker e as genocid. EULEX e di shume mire se krime lufte dhe tentativeper shfarosjen e kombit shqiptare e ka tentuar ta beje makineria vrasese e Milloshevicit.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive