E shtunë, 30 prill, 2016

    Lajme / Ballkani

    Gjashtë persona në rigjykim për krime lufte

    Gjykata e lartë e Kosovës ktheu në rigjykim gjashtë persona të akuzuar për krime lufte në rastin e njohur si “Kleçka”

    x
    Një trup gjykues i përbërë prej tre gjyqtarëve të EULEX-it dhe dy vendas në Gjykatën e lartë të Kosovës, vendosi të ktheje në rigjykim gjashtë të akuzuar për krime lufte.

    Të gjashtët akuzohen bashkë me deputetin e Parlamentit të Kosovës Fatmir Limaj dhe tre të tjerë për krime lufte kundër popullatës civile dhe të burgosurve të luftës gjatë vitit 1999 në fshatin Kleçkë të Kosovës qendrore.

    Trupi gjykues miratoi sot ankesën e prokurorit të EULEX-it dhe e anuloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, i cili i kishte liruar nga akuza Arben Krasniqin, Behlul Limajn, Refki Mazrekun, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn.

    Muajin e kaluar, Gjykata e lartë e kishte kthyer në rigjykim lëndën për katër të akuzuarit e tjerë në mesin e të cilëve edhe Fatmir Limaj i njohur gjatë luftës me emrin Çeliku.

    Në muajin maj të këtij viti, të gjithë të akuzuarit ishin shpallur të pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës,  në pjesën e parë të vitit 1999.

    Akuza, mbështetej kryesisht mbi dëshmitë e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare, Agim Zogaj, i cili qe bërë i njohur si dëshmitari X, deri në muajin shtator të vitit 2011, kur kreu vetëvrasje në Gjermani. Ai për një kohë kishte mbajtur ditar ku kishte shënuar ngjarjet e përfshira në akuzë. Më 21 mars të këtij viti, pohimet e dëshmitarit qenë shpallur të papranueshme nga gjykata.

    Në të dyja vendimet për rigjykim, trupi gjykues e shpalli të pranueshme dëshminë e Agim Zogajt, i njohur edhe si “dëshmitari X”.

    Vendimi për rigjykim dhe ai për mbajtjen në paraburgim të zotit Limaj nxiti shume reagime në Kosovës përfshirë edhe protesta të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Ky forum është mbyllur
    Përzgjedhja e komenteve
    Komente
         
    nga: Petro Jashari nga: U S A
    12.12.2012 12:19
    E shikoj te motivuar politikisht rihapejen e rigjykimin e 6 pjestareve te ish ushtrise clirimtare te Kosoves. Arsyeja eshte kuptimplote e kokeforte e mbeshtetur mbi te drejten nderkombetare ne vetembrojtjen per mbijetese te cdo populli ne rraste agresjoni.Per rrjedhoje ishte Serbija e Sllobodan Milloshevicit e cila beri agresjon barbar mbi tre popujt e tjere jo serbe si ne Bosnje, Kroaci e Kosove. Ngjarjet per te cilat pretendohet nuk jane zhvilluar as ne Serbi apo ne rrethinat e Beogradit por ne popullin jo serb te Kosoves shqipetare, identike sic ndodhi ne Bosnje e Kroaci. Ne perfundim te 6 te akuzuarit jane te pafajeshem; Ata jane heronjte e Kosoves

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    29.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari

    LAJME

    "Dishepujt" e Buffett-it mblidhen në Omaha

    Warren Buffett, njeriu i tretë më i pasur i botës, do të organizojë takimin e përvitshëm të aksionerëve të korporatës “Berkshire Hathaway Incorporated”.
    Më tepër

    Polemika pas arrestimit të Arben Frrokut

    Arrestimi në Hollandë i Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një Komisar policie në Tiranë në 2013, ka provokuar polemika të reja politike
    Më tepër

    Papunësia në Shqipëri: Emigracion dhe paga të ulëta

    “Emigrimi po rrëmben pjesën më aktive, më të arsimuar dhe më të aftë të banorëve. Vitin e kaluar 2.5 për qind e popullsisë u largua nga vendi, më shumë se gjatë Luftës së Dytë Botërore” - tha Gjergj Erebara i BIRN.
    Më tepër

    Kërkimet për kancerin

    Nënpresidenti amerikan Joe Biden mori sot pjesë në një konferencë mjekësore në Vatikan, me synimin për ta përqëndruar vëmendjen e komunitetit botëror tek kërkimet për kancerin
    Më tepër

    Vazhdojnë sulmet ajrore në Aleppo

    Këtë javë në Aleppo janë vrarë të paktën 200 civilë, kur forcat rebele kryen sulme me raketë dhe me artileri në lagjet e kontrolluara nga qeveria
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Anti-frost candles burn in a vineyard in Flaesch, in the Swiss canton of Grisons. Due to unseasonally low temperatures, wine growers are attempting to protect their grape shoots with additional warmth from the anti-frost candles.
    • An injured woman reacts at a site hit by airstrikes in the rebel held area of Old Aleppo, Syria.
    • People walk amid the rubble of destroyed buildings following a reported air strike on the rebel-held neighborhood of al-Kalasa in the northern Syrian city of Aleppo.
    • A ranger from the Kenya Wildlife Service (KWS) stands guard near approximately a dozen pyres of ivory, in Nairobi National Park. The wildlife service has stacked 105 tons of ivory consisting of 16,000 tusks, and a ton of rhino horn, from stockpiles around the country, in preparation to be torched on April 30, 2016, to encourage global efforts to help stop the poaching of elephants and rhinos.
    • A boy floats in a pond to cool off on a hot summer day on the outskirts of Kolkata, India.
    • Garbage collectors look at rescue teams (not pictured) working at the site where a massive pile of garbage collapsed at a landfill dumpsite in Guatemala City, Guatemala, April 27, 2016.
    • Women observing religious rights light fires next to graves in the village of Copaciu, southern Romania, ahead of Orthodox Easter, celebrated this year on May 1.
    • The laser light installation 'Global Rainbow - Peace Will Win' by Puerto Rican-born artist Yvette Mattern, beams seven rays of the colors of the rainbow past the 'Siegessaeule' (Victory Column) in Berlin, Germany, 27 April 2016.
    • Volkswagen cars are presented to media inside a delivery tower prior to the company's annual press conference in Wolfburg, Germany.
    • A 23-day-old hamadryas baboon plays with a stuffed toy at Sri Chamarajendra Zoological Gardens in the southern city of Mysuru, India. The baboon, was abandoned by its mother after its birth on April 4, according to a zoo vet.
    • A man operates machinery holding material to make compost, at the Highline Mushrooms farm, Canada's largest mushroom grower, in Leamington, Ontario.
    • The pack in action during the second stage, over 173.9 km between Moudon and Morgins during the 70th Tour de Romandie UCI ProTour cycling race in Morgins, Switzerland.
    • A member of the Australian ballet performs in the scene from "Scent of the Love" during the dress rehearsal for the national premiere of Symphony in C that comprises of five short ballet works at the Opera House in Sydney.
    • A Russian Soyuz 2.1A rocket carrying Lomonosov, Aist-2D and SamSat-218 satellites, lifts off from the launch pad at the new Vostochny cosmodrome outside the city of Uglegorsk, about 200 kms from the city of Blagoveshchensk in the far eastern Amur region, Russia.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.