E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar

Konferenca trajtoi ngjarjet ballkanike në fillimin e shekullit 20, kur ndodhën kryengritjet shqiptare kundër pushtimit otoman.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Drejtues të lartë shtetërorë e politikanë, akademikë dhe historianë nga Shqipëria dhe Kosova u mblodhën në Tiranë në një konferencë shkencore mbi rolin e Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar. Aty u paraqitën një seri studimesh shkencore mbi ngjarjet ballkanike në fund të shekullit 19 dhe fillimin e shekullit 20, kur ndodhën kryengritjet shqiptare kundër pushtimit otoman.
 
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se Kosova ishte jo vetëm arenë e luftimeve të ashpra, por edhe vendi ku janë mbajtur kuvende të rëndësishme kombëtare si ai i verave të Llukës, Junikut dhe Ferizajt, nda dolën edhe 14 pikat e Hasan Prishtinës. “Perandoria osmane qe detyruar ta njohë autonominë e Shqipërisë në të katër vilajetet, por luftërat ballkanike nuk e lejuan realizimin e saj. Kryengritjet e Kosovës, e posaçërisht kryengritja e përgjithshme e vitit 1912, duhen parë si një ndihmesë e fuqishme e dhënë edhe për Shqipërinë londineze, e cila ishte produkt i konferencës së ambasadorëve në Londër” - tha ai.
 
Kryeministri Sali Berisha tha se në analizën e këtij 100 vjet pavarësi, të gjithë duhet të punojnë 100 vitet që vijnë për të realizuar ëndrrën e atyre burrave themelues që shqiptarët u detyrojnë lirinë e pavarësinë, qysh nga martirët e Lidhjes së Prizrenit, maleve të Sharrit dhe fushave të Kosovës. “Le të shprehim një nderim të madh për ata që bënë që shqiptarët të ndjehen sot qytetarë të lirë. Le të vazhdojmë ne me ndershmëri, me përkushtim dhe me vision të punojmë për ëndrrën e tyre si projekti më i mirë europian i kombit shqiptar” - tha ai.
 
Edhe kryetari i Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, tha se nga historia duhen nxjerrë mësime për të ardhmen dhe zhvillimin e kombit shqiptar në arsim, energjitikë dhe turizëm të përbashkët. “Duke folur për bashkimin kombëtar, mos harrojmë për asnjë moment se ky është një bashkim që duhet të realizohet hap pas hapi si një vizion i përbashkët për atë çka do t’u lëmë gjeneratave pas nesh, si një vizion i përbashkët për atë çka do të bëjmë me lirinë në dy anët e kufirit si sukses ekonomik, si sukses social” - tha ai.
 
Ndërsa veprimtari i njohur i çëështjes shqiptare, Adem Demaçi, duke folur mbi rolin e Hasan Prishtinës në pavarësinë e Shqipërisë, u bëri thirrje politikanëve, shtetarëve, shkencëtarëve në dy anët e kufirit që të lënë mënjanë interesat personale dhe të punojnë për kombin. “Të heqim dorë nga interesat tona personale, nga interesat tona grupore dhe kalimtare dhe të mendojmë për interesat e përhershme. Ne jemi kalimtarë kurse Shqipëria dhe populli ynë është i përhershëm, ndaj le të investojmë në diçka që është e pavdekshme dhe e përhershme” - tha ai.
 
Konferenca i kushtoi një hapësirë të gjerë figurave të shquara si Kadri Prishtina, i mirënjohur hoxhë Kadriu, Sulejman Vokshi, Hasan Prishtina, Ibrahim Temo, të cilët sakrifikuan jetën e tyre nga Lidhja e Prizrenit, kryengritjet shqiptare 1908 dhe 1912 deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
19.11.2012 22:48
Historia e kombit shqipetar eshte e hidhur dhe duhet te nxjerin mesime sepse kombi eshte coptuar ne 5 shtete dhe duhet te bejme shume cdo shqipetar per te dhene kontribut per bashkimin e kombit ne Shqiperine Etnike.Shqiperine dhe Kosoven nuk i pengon asnje shtet Perendimor qe te unifikojne Arsimin.Energjitiken,Ekonomine,Guidat turistike dhe sistemin doganor te perbashket dhe vjen bashkimi i natyrshem,shtrohet pyetja pse nuk kane bere Berisha dhe Thaci..Ky eshte arti i Politikes,bej pak qe te ndihmoj shume sepse sot kemi miq dhe aleatin strategjik USA...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive