E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi nis nga puna

Kryetarja e shoqatës së sapongritur Kristina Fidhi, thotë se faqja e tyre në internet është mbushur qysh tani me shkrime mbi trafiket.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Një grup gazetarësh të rinj shqiptarë, që raportojnë lajme dhe shkrime hetimore nga kriminaliteti krijuan sot në Tiranë Shoqatën e Gazetarëve për Drejtësi. Shoqata gjeti mbështetjen nga agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar, USAID, me një seri trajnimesh mbi gazetarinë hetimore dhe atë mbi sistemin gjyqësor.
 
Kryetarja e shoqatës së sapongritur Kristina Fidhi, thotë se faqja e tyre në internet është mbushur qysh tani me shkrime mbi trafikun e drogave, shkelje, diskriminime dhe denoncime të ndryshme. Ajo thotë se gazetaria e tyre nuk do të jetë sipërfaqësore, dhe se ata nuk duan të jenë një media më shumë në tregun kaotik mediatik shqiptar.
 
Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, nxiti gazetarët shqiptarë që të punojnë me profesionalizëm dhe integritet  për të shkruar mbi ngjarje të mirëdokumentuara. “Shtypi shqiptar është vërtet i hapur, por duhet një rrugë e gjatë për të thënë nëse është i pavarur” -  tha ai.
 
“Gazetaria hetimore forcon llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë, duke raportuar mbi çështje të interesit publik. Vetëm gazetaria e paanshme mund të godasë korrupsionin, keqpërdorimin e fondeve publike, ose keqmenaxhimin e mekanizmave të kontrollit.
Media e pavarur hetimore ndihmon në informimin e qytetarëve dhe kontrollin qytetar mbi qeverisjen. Shoh me shqetësim që shkrimet e lajmeve nuk ndryshojnë shumë nga komentet editorjale, ndërsa komentet e analistëve janë të mbushura me një gjuhë të panevojshme urrejtjeje. Standartet dhe gjuha kritike me fakte të vërtetuara janë themeli i gazetarisë moderne dhe lirisë së shtypit” - tha ambasadori Arvizu.
 
Në themelimin e shoqatës së re me gazetarë terreni dhe studentë morën pjesë edhe gazetarë e analistë me përvojë. Lutfi Dervishi, analist i njohur dhe përfaqësues i organizatës Transparency International në Shqipëri vlerësoi faktin që kjo shoqatë angazhohet në gazetarinë hetimore, që është dega më e pazhvilluar e medias vendase. Ai theksoi se gazetarinë hetimore si rregull kudo në botë e bëjnë gazetarët e rinj.
 
Zoti Dervishi thotë se puna e gazetarëve në Shqipëri nuk është aspak e lehtë, sidomos atyre që angazhohen në gazetarinë hetimore, se gjendja e korrupsionit vlerësohet si kritike dhe shqetësuese, ndërkohë që nuk po bëhen hapa për ta çrrënjosur, por ka vetëm retorikë antikorrupsion në prag të fushatës zgjedhore.
 
Tashmë që imunitetet e zyratrëve të lartë dhe gjykatësve janë hequr nga parlamenti dhe me një shfrytëzim më të mirë të ligjit për të drejtën e informimit, gazetarët e rinj shqiptarë besojnë se askush nuk mund ta mbrojë më gjatë korrupsionin e vet nga hetimet e prokurorëve dhe të reporterëve, që po denoncojnë përherë e me më shumë kurajo.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Ollga Toronto nga: Canada
29.01.2013 23:09
Fakti qe kete nisme e vlereson dhe nxit nje njeri i pushtetit te Sali Berishes si Lutfi Dervishi eshte e kompromentuar qe ne nisje.Fakti qe sponsorizohet nga USAID tregon se USA vazhdon akoma mbeshtetjen per pushtetin e autokratit Sali Berisha.


nga: Anonim
29.01.2013 20:56
Gazetaria investigative shqipetare eshte nje risi nga Znj Kristina Fidhi..por duhet te mbrohen nga shteti sepse krimi i organizuare nga kupola e pushtetit te Berishes do ti godase atje ku dhemb me shume..Ne rastese i mbeshtet Ambasada Amerikane ne Tirane do te kete suksese te admirushme ..Suksese..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet për një botë pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta paraqesë këndvështrimin e tij në një fjalim sot në portën historike Brandenburg të Berlinit
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive