E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme

Armstrong pohon akuzat për doping

x
Madhësia e gërmave - +
Ish-kampioni i botës në çiklizëm, amerikani Lance Armstrong ka pranuar se kishte përdorur drogë për të rritur formën e tij sportive.

Këtë konfirmim ai e ka bërë gjatë një interviste emocionale të regjistruar të hënën me personalitetin televizive Oprah Winfrey. Deri tani as Winfrey dhe as Armstrong nuk kanë dhënë hollësi nga intervista që pritet të transmetohet të enjten.

Armstrong u bë një atlet të klasit botëror pas kalimit të një rasti të rëndë të kancerit në fillim të karrierës së tij. Shtatë fitoret radhazi të garës raskapitëse me biçikletë, Turi i Francës ai i korri pas rimëkëmbjes nga kanceri.

Pas një hetimi të Agjencisë amerikane Anti-Doping, në gusht tëvitit të kaluar Armstrongut iu anulluan shtatë titujt si fitues i Turit të Francës. Ai është ndaluar të marrë pjesë në gara çiklizmi.

Dje, ish-kampioni amerikan i çiklizmit Lance Armstrong i  kërkoi falje personalisht personelit të organizatës së tij bamirëse mbi Kancerin, për publicitetin negativ  shkaktuar nga akuzat se ai kishte përdorur drogë për shtimin e forcës sportive.

Shtatë-herë fitues i Tour de France dhe mbijetues i kancerit, Lance Armstrong është themelues i Fondacionit Livestrong me qëndër në Austin, Texas.

Dëshmitarët thonë se Armstrong u përpoq të mbante lotët ndërsa kërkoi falje, por ai nuk komentoi drejtpërdrejt për akuzat e përdorimit të drogës.  Armstrong i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se është i qetë dhe i gatshëm për të folur sinqerisht.

Kurrë nuk është provuar se Lance Armstrong ka marrë drogë për shtimin e fuqisë sportive dhe vitin e kaluar hetuesit federalë e pushuan çështjen ndaj tij, pasi nuk gjetën ndonjë fakt.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: MEHDI nga: SHQIPERI
16.01.2013 15:12
Bej edhe une autokritke pasi kame qene simpatizante i tije dhe mendoje se e luftonin pa te drejte.

Por Amerika nuk flet kot e detyroj ta pohoj vete ciklistin

Nuk di cfare te them ,vetem kerkoj edhe une falje.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive