Lidhje

Zyrtarë të Departamentit të Shtetit shkarkohen pas hetimeve


Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, John Kerry tha se Kongresi mban disa përgjegjësi për situatën në Bengazi të Libisë

Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me jashtë tha se Kongresi mban disa përgjegjësi për gabimet që çuan në sulmin vdekjeprurës të 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.

Senatori John Kerry, një demokrat tha se ngërçi politik e pengoi kongresin të bënte financime dhe autorizime të duhura. Departamenti i Shtetit kishte thënë se i mungonin fondet për të shtuar sigurinë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka dhënë dorëheqjen dhe tre punonjës të tjerë janë nxjerr në leje pasi një panel i pavarur arriti në përfundimin se siguria në misionin amerikan në Bengazi, Libi, ishte "tejet të papërshtatshme" në kohën e sulmit vdekjeprurës të 11shtatorit.

Eric Boswell dha dorëheqjen dje si ndihmës sekretar për sigurinë diplomatike.

Komisioni arriti në përfundimit se “mungesa e menaxhimit”brenda dy byrove të Departamentit të Shtetit çoi në dështimin e mbrojtjes së konsullatës.

Zëvendës sekretari i Shtetit Bill Burns tha se problemet e gjetura ishin të papranueshme.

"Ne kemi nxjerr disa mësime shumë të vështirë dhe të dhimbshme në Bengazi. Ne po veprojmë tashmë për t’i korrigjuar. Duhet të bëjmë më mirë. Dhe duhet të bëjmë më shumë për të zvogëluar vazhdimisht rreziqet me të cilat ballafaqohen njerëzit dhe të sigurohemi se ata kanë burimet e nevojshme. Ja u kemi borxh - kolegëve tanë që humbën jetën e tyre në Bengazi - dhe profesionistëve të sigurisë të cilët kanë vepruar me heroizëm të jashtëzakonshme atë natë të tmerrshme për t'i mbrojtur ata. "

Burns tha se Departamenti i Shtetit i ka kërkuar Kongresit fonde për të përforcuar ndërtesat diplomatike.

Katër amerikanë u vranë në sulmin e Bengazit përfshijnë Ambasadorin Christopher Stephens. Ai ishte i pari ambasador amerikan i vrarë në krye të detyrës që nga viti 1988.

XS
SM
MD
LG