E enjte, 03 shtator, 2015

Lajme / Ballkani

Prodhuesit shqiptarë dhe kriza rajonale

Firmat porositëse kërkuan prodhime, por ndërprenë pagesat duke mbyllur apo reduktuar shumë firmave në Sarandë, Devoll dhe Gjirokastër.

x
Ilirian Agolli
Kriza ekonomike rajonale ka sjellë vështirësi të mëdha për disa qindra firma shqiptare që prodhojnë veshje me mall nga porositësit. Drejtues të firmave shqiptare me fason thonë se në fillim firmat greke, dhe tashmë edhe ato italiane vonojnë pagesat e porosive të tyre, duke bllokuar firmat shqiptare. Shumë prej tyre janë mbyllur, ndërsa të tjerat po shkurtojnë punëtorët. Por ka edhe nga ato që po mbijetojnë, duke sjellë ide dhe investime të reja.
 
Drejtuese e kompanisë Omega dhe presidente e Dhomës kombëtare të prodhimit të veshjeve, Lindita Legisi, thotë se kriza ekonomike rajonale ka prekur edhe Shqiërinë në mënyrë të ndjeshme. Kriza greke u ndje e para në Shqipëri. Firmat porositëse kërkuan prodhime, por ndërprenë pagesat në mënyrë të menjëhershme dhe shkaktuan mbylljen apo reduktimin e shumë reparteve prodhuese në qytetet shqiptare pranë kufirit grek, si Saranda, Devolli dhe Gjirokastra, shton ajo.
 


Gjatë kësaj krize kompanitë e mëdha shqiptare kanë vazhduar punën, duke shpërndarë punën me firmat e vogla, të cilat humbën marrëdhëniet direkte me kompanitë e huaja. Ndërsa gjatë vitit të kaluar dha shenjat e saj të forta në Shqipëri edhe kriza italiane. Probleme financiare po shfaqin edhe kompani të mëdha italiane. Zonja Legisi thotë se nuk ka shenja se Italia do të përmirësojë pagesat, ndaj po studiohen tregje dhe klientë në shtete të tjera europiane.
 
Pak ditë më parë qeveria hoqi taksën doganore për importimin e makinerive dhe pajisjeve, gjë që u mirëprit nga firmat prodhuese. Por bizneset e prodhimit të veshjeve u kanë kërkuar autoriteteve shtetërore disa lehtësira që janë të mundura nga rregullat e Bashkimit Europian, të cilat mund të arrihen me marrëveshje më të shpejta dypalëshe dhe shumë-palëshe. Po ashtu ata thonë se grantet dhe kreditë duhet të ishin më të lehta për të tejkaluar situata të papritura.
 
Por ka edhe firma të tjera që nuk i kanë ndjerë goditjet e krizës në ato përmasa sat ë tjerët. Drejtuesja e firmës SAM Mimoza Vojka, thotë se sekreti është që firma të marrë përsipër sa më shumë faza prodhimi. Në firmën e saj ajo prodhon veshje sportive të personalizuara për gjithë tregjet europiane me cikël të mbyllur; pra merr porosinë për një kostum dhe e mbaron të gjithë vetë, ndryshe nga firmat e tjera që përgatitin vetëm një proces ose disa procese. Ajo mendon se firmat në Shqipëri duhet të zgjedhin klientët cilësorë dhe të mos mbahen me klientë të parregullt në pagesa që gjoja sjellin punë për firmat me shumë punëtorë por nuk i paguajnë ata. këtë lloj klienti firma e saj e largon menjëherë pa rrezikuar më tej.
 
Në vitin 2009 ata e mbyllën biznesin e fasonit duke iu përkushtuar një prodhimi të ri me cikël të mbyllur. Firma ofron një numër të madh prodhimesh sportive, duke nisur edhe nga një fanellë për një sportist. Zonja Vojka thotë se gjatë kohës së krizës firma e saj investoi në teknologji moderne dhe u hap në tregje të reja, duke shtuar klientët.
 
Aktualisht Shqipëria ka rreth 470 firma prodhimi me porosi nga jashtë. Sipas statistikave të organizatës së tyre, ato aktualisht kanë rreth 60 mijë punëtorë nga 100 mijë punëtorë që kishin në 2008. Deri vjet fasoneria ishte e para në radhën e bizneseve të eksportit dhe tërheqjes së euros, ndërsa tani ka dalë e dyta pas energjisë, mineraleve dhe metaleve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
03.09.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Basha kërkon dorëheqjen e Metës

Kryetari i opozitës reagon pas publikimeve ku hidhen dyshime për përfshirjen e kryetarit të parlamentit në një aferë ryshfeti në vitin 2010
Më tepër

Akuzat e ish zyrtarit të policisë

Ish shefi i antikontrabandës në Fier Dritan Zagani flet për lidhje të drejtuesve të policisë me trafikantë.
Më tepër

Refuzimi i martesës së homoseksualëve

Punonjësja e gjykatës së shtetit të Kentakit që vazhdon të refuzojë të lëshojë autorizime martese për çiftet e të njëjtit seks, del sot para një gjykatësi federal për t’u përballur me akuza për fyerje ndaj gjykatës
Më tepër

Vazhdojnë dyshimet mbi email-at e sekretares Clinton

Një ish-punonjës i Departamentit të Shtetit që instaloi serverin privat të emailit, thotë se nuk do të dëshmojë para një komisioni të Kongresit që po heton sulmin në Bengazi
Më tepër

Leskaj: Deklarata e Bashës tregon se opozita do arsye për debat

Nënkryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Valentina Leskaj foli në një intervistë për Zërin e Amerikës për reformën në drejtësi, marrëdhëniet me opozitën dhe nevojën e dekriminalizimit të politikës
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Children dressed as Hindu Lord Krishna wait to participate in a fancy dress competition at a temple in Chandigarh, India.
  • Handout photos (bottom) released 5 from the RSPCA shows the 40.45 kilos of wool shorn off a giant woolly sheep being weighed in the outskirts of Canberra a day after Australian animal welfare officers put out an urgent appeal for shearers after finding the sheep with wool so overgrown its life was in danger. The heavily overgrown sheep had its massive fleece removed by by Australian Shearers' Hall of Famer Ian Elkins in a 42-minute process that he said was "certainly a challenge".
  • Protester Kayla Marks of Hollywood, FLorida, holds a sign before U.S. Vice President Joe Biden met with Jewish community leaders at the David Posnack Jewish Community Center in Davie, Florida, USA. Biden tried to reassure Jewish leaders in south Florida that President Barack Obama's nuclear deal with Iran would be a vital step toward making the world a safer place.
  • Birds are released at the end of the military parade marking the 70th anniversary of the end of World War II, in Beijing, China.
  • Chinese military medics take part in a parade commemorating the 70th anniversary of Japan's surrender during World War II held in front of Tiananmen Gate in Beijing.
  • An Indian Nihang, a religious Sikh warrior, deomonstrates Sikh martial arts skills known as 'Gatka' during a march to mark the 354th birth anniversary of the Sikh warrior Shaheed Baba Jiwan Singh at the Golden temple in Amritsar.
  • An Afghan boy walks in front of street art on a barrier wall of the NDS (National Directorate of Security) in Kabul.
  • U.S. President Barack Obama performs a traditional Yup'ik dance at a school in Dillingham, Alaska Sept. 2, 2015.
  • A woman looks at the painting 'Composition with lines and colour' by Dutch painter Piet Mondrian during a press preview of an exhibition at the Martin-Gropius-Bau museum in Berlin, Germany.
  • An aerial view of Burning Man 2015 "Carnival of Mirrors" arts and music festival in the Black Rock Desert of Nevada, USA, Sept. 2, 2015.
  • A store employee walks past other staff members dressed as Stormtrooper and Death Star Gunner (R) from the film "Star Wars" before launching the film's new toys at Loft Variety Store in Shibuya shopping district in Tokyo, Japan.
  • A black cap capuchin monkey plays with some food in its enclosure at the Olmense Zoo in Olmen, Belgium, Sept. 2, 2015.
  • A surfer at Surf Snowdonia in Conwy, North Wales, Australia
     
  • An Israeli Antiquities Authority employee cleans an 1,800-year-old stone sarcophagus from the Roman Period at the storage of the National Treasures in Beit Shemesh, Israel. Workers found the sarcophagus at a building site.
  • Smartphones of the electronic company Samsung are displayed after a press conference at the company's stand at the IFA 2015 tech fair in Berlin, Germany.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.