E shtunë, 28 mars, 2015

Lajme / Ballkani

Prokurori i ri, komisioni i ligjeve miraton Llallën

Opozita abstenon. Kandidati Adriatik Llalla i emëruar nga presidenti deklaron se përparësi do të jetë lufta ndaj fenomeneve antiligjore brenda institucionit të akuzës

x
Në Shqipëri, kandidati për prokuror të përgjithshëm Adriatik Llalla tha sot se ai do t’i kushtojë vëmendje rritjes së besimit të publikut te prokuroria duke luftuar fenomenet antiligjore brenda këtij institucioni. Këto komente zoti Llalla i bëri gjatë seancës dëgjimore në komisionin parlamentar të ligjeve i cili votoi në favor të propozimit të presidentit. Socialistët sic kanë shpjeguar dhe më herët abstenuan, duke mos shprehur kundërshti ndaj kandidatit Llalla por duke vlerësuar se kreu i shtetit ka ndërprerë para kohe mandatin e kryeprokurores Ina Rama
 
Ishte një seancë gati formale ajo e zhvilluar sot në Komisionin e ligjeve ku ishte thirrur për t’u dëgjuar zoti Adriatik Llalla i emëruar nga presidenti Bujar Nishani për postin e prokurorit të përgjithshëm, një nga institucionet kyce të së drejtës në vend. E gjitha zgjati vetëm pak minuta brenda së cilës u dëgjua fjala e shkurtër e zotit Llalla, më pas vetëm një pyetje dhe pas relacionit u kalua në votim.
 
Nga ana e tij kandidati Llalla tha se prokuroria sipas tij përballet me disa sfida mes të cilave ai vecoi cështjen e rritjes së besimit të publikut ndaj institucioni të akuzës:“Unë jam i vetdijshëm për vështirësitë në arritjen e këtij objektivi vecanërisht duke ju referuar gjendjes aktuale, por kam besim se është një objektiv tërësisht i realizueshëm. Për të patur sukses prioritare është lufta ndaj fenomeneve antiligjore brenda institucionit të akuzës”.
  
Pavarësisht këtyre notave kritike, zoti Llalla saktësi se shumicë dërrmuese e prokuorëve janë njerëz me integritet. Por shqetësimi kryesor i ngritur edhe nga raportet ndërkombëtare është pavarësia e Prokurorisë e cila është gjendur jo rrallë përballë sulmeve dhe presioneve të egra të politikës: “Nëse prokurori nuk ka bërë pakt me krimin, dhe merr vendime vetë dhe të bazuara në ligj, atëherë ai është i pavarur nga krimi dhe politika. Është i lirë të marrë cdo vendim që i dikton ligji dhe bindja e tij e brendshme. Integriteti është arma kryesore në luftë ndaj cdo varësie. Ajo që unë do të ofroj me shumë përulësi këtij institucioni - tha zoti Llalla - është përvoja dhe integriteti im e premtimi për të mos bërë pakt me asnjë fenomen që duhet luftuar”

Zoti Llalla la shpejt sallën e komisionit ku dhe disa minuta të tjera vazhduan procedurat, leximi i relacionit nga deputeti demokrat Dashnor Sula:“Duke qenë se kandidatura e zotit Adriatik Llalla garanton besueshmëri dhe jep garanci për publikun e gjerë për drejtimin e një organi akuze të pavarur, profesionale dhe të pakorruptuar, i propozoj komisionit miratimin e kësaj kandidature”.

Pas tij socialistët shpjeguan pozicionin e tyre të bërë të qartë publikisht që dy ditë më parë. “Ne konsiderojmë dekretin e presidentit të Republikës antikushtetues. Kjo pa patur objeksione lidhur me kandidaturën e zotit Llalla. Për këtë shkak ne do të abstenojmë”, deklaroi deputeti socialist Saimir Tahiri.

Seanca e sotme ishte një prelud i asaj që pritet të ndodhë në parlament, ku sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë asnjë surprizë në votimin e kandidaturës së zotit Llalla, me një eksperiencë pune 10 vjecare si prokuror. Ndërsa që prej vitit 2008 drejton Inspektoriatin e Lartë të deklarimit të pasurive.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
07.12.2012 10:06
Z Llalla shume mire qe merni detyren e Kryeprokurorit te Pergjitheshem te R Shqiperise.deri tani nje pjese Prikuroreve ne dosjet e hetimit jane drejtuar nga krimi i organizuare duke mare para kesh keta Prokurore,se dyti Prokuroret jane drejtuar nga politika duke humbur besimin tek populli shqipetar..Sot ke 4 Ministra per ndjekje penale si MEDIU,META,PRIFTI,DHE BASHA,Politika i liroi nga ndjekja penale dhe vehte personalisht BERISHA..VEPRO TANI..ngjarja e 21 janarit nuk eshte zbardhur ku u vrane 4 demostrues preteksi i demostrates vidio Meta..Prifti..apo vrasja e komisarit te Policise te shijakut nga trafikanti i droges ILIR XHAKJA i cili u liruan nga burgu nga nderhyrja e Ministrit Sokol Olldashi,,apo vrasja e skerdilajd konomi nga mafia e tokave te gjirit te lalzit nga Monika dhe Argita..Vepro tani..apo vrasjen e agjentit te SHISH Isa Copa apo zbardhjen e piramides CEZ dhe sistemit energjetik te mvarur nga Qeveria Berisha ku 50% te klienteve qe konsumon energjine elektrike nuk paguan sidomos ne zonat veriore,bathore kamze te preferuarit e Berishes per vota jugu i shqiperise paguan,nuk paguan administrata e Berishes,,kjo katraure duhet te ndiqet penalisht..


nga: ROLAND DURDA nga: ALBANIA-TIRANA
07.12.2012 09:24
PARTIA SOCIALISTE DUHET TE JAPE VOTE`N PRO,JO TE ABSTENOJE.PROKURORI I PERGJITHSHEM DUHET TE JETE I PAVARUR,I PAKORRUPTUAR DHE PROFESIONAL NE DETYREN E TIJ.URIME ZOTI PROKUROR.


nga: arbeni nga: London
06.12.2012 19:53
Kam respekt per zotin Llalla, por komisjoni i ligjeve duhej te kishte bere shume pyetje zoterise, si per shembull
1. si mendon qe ta drejtoj kete institucion?
2. cfare do bej qe te largoj presionet politike?
3. cfare do te bej me njerezit qe jane te korruptuar ne ate organ?
4. si do pricedoj me njerezit qe jane veshur me imunitet?
5. si dhe shume pyetje te tjera qe lidhen direkt me kete pune. Menyra se si kalohen keto seanca me te vertet jane shqetesuese, pasi vete ligjevenesit nuk jan te ineteresuar te pyesin si si do shkojne punet etj etj. Kjo eshte shqiperia dhe suksese zoti Llalla, dhe ketu do jemi nuk do kete as edhe nje ndryshim ne ate organ, korrupsioni do vazhdoj si gjithmone, politikanet do bejne palle si te duan etj etj.
Edhe nje here suksese Adriatik dhe bej si gjithe te tjeret.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
28.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Protesta pro mjedisit në Tiranë

Mjedisi është një temë kryesore në Shqipëri, jo aq për mbrojtjen e tij, se sa thjesht për konstatimin e dëmeve të pakthyeshme.
Më tepër

BB, 266 milion euro për Shqipërinë

Banka Botërore aprovoi dy projekte: 200 milion euro do shërbejnë si garanci për një hua tregtare të qeverisë shqiptare, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për projektin për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore
Më tepër

Akuzë vrasje, tjetër kërkesë arresti për Frrokun

Prokuroria ju drejtua sot sërish parlamentit. Deputeti Mark Frroku akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Belgjikë. “Cështja Doshi”, Gjykata e lartë vendos “arrest shtëpie” për dy deputetët Tom Doshi e Mark Frroku
Më tepër

Zgjedhje parlamentare e presidenciale në Nigeri

Në Nigeri po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që ishin shtyrë për gjashtë javë për shkak të shqetësimeve për Boko Haramin
Më tepër

Itali, hidhet poshtë dënimi ndaj Amanda Knox

Gjykata më e lartë e Italisë hodhi poshtë dënimin për vrasje ndaj amerikanes Amanda Knox dhe ish të dashurit të saj
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Tibetan artists in traditional costumes perform opera at the Tibetan Institute of Performing Arts in Dharmsala, India.
  • New York firefighters battle a blaze at a commercial and residential block on March 26, 2015, in New York's East Village. The entire building at 125 Second Avenue was engulfed in flames and the lower two floors appeared partially collapsed, television footage and press photographs showed. Twelve people were reported hurt.
  • A girl reacts as President Barack Obama greets her and others in the crowd after speaking about payday lending, at Lawson State Community College in Birmingham, Ala., March 26, 2015.
  • An image shot through the frame of a broken television shows Palestinian protesters during clashes with Israeli security forces after a demonstration against the expropriation of Palestinian land by Israel in the village of Kfar Qaddum, near near Nablus in the occupied West Bank.
  • (L-R) Silver medalists Madison Chock and Evan Bates of the US, gold medalists Gabriella Papadakis and Guillaume Cizeron of France and bronze medalists Kaitlyn Weaver and Andrew Poje of Canada pose during the awards ceremony of the ice dance of the 2015 ISU World Figure Skating Championships at Shanghai Oriental Sports Center in Shanghai.
  • A Nigerian woman prays at the main mosque in the capital Abuja.
  • Host of NBC's 'The Tonight Show', Jimmy Fallon (L) joins Madame Tussauds to debut five unique, brand new, never before seen wax figures of the television host at Madame Tussauds New York.
  • A leaflet created by the U. S. Department of Defense to be dropped over Syria is shown after being released to Reuters by the Pentagon in Washington, March 26, 2015. The U.S. has dropped tens of thousands of the graphic leaflets southwest of the Syrian city of Raqqa aimed at discouraging Islamic State recruitment.
  • A masked Tibetan artist waits to perform a traditional opera at the Tibetan Institute of Performing Arts in Dharmsala, India.
  • Mercedes mechanics fix British driver Lewis Hamilton's car at the team's garage after its engine failure during the first practice session for the Malaysian Formula One Grand Prix at Sepang International Circuit in Sepang, Malaysia.
  • Somali police take position after Islamist group al Shabaab attacked Maka Al-Mukarama hotel in Mogadishu.
  • Members of the public light candles around a portrait of the late Lee Kuan Yew as a tribute to him, in Singapore. Lee, 91, died Monday at Singapore General Hospital after more than a month of battling severe pneumonia.
  • A stele and flowers laid in memory of the victims are placed in the area where the Germanwings jetliner crashed in the French Alps, in Le Vernet, France.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.