E martë, 21 maj, 2013

Lajme

Maqedonia kritika ambasadorit të BE-së

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov thirri sot ambasadorin e Bashkimit Evropian Aiwo Oraw për t’i përcjellë kritikat lidhur me komentet e tij ku përdor termin “sllavomaqedonas”.
 
Zyra e presidentit maqedonas nuk ka dhënë hollësi lidhur me takimin, ndërkohë që qeveria e Maqedonisë ka kërkuar që ambasadori i Bashkimit Evropian të kërkojë falje publike.  
 
Autoritetet qeveritare në Shkup thonë se një qasje e këtillë nuk ndihmon për zgjidhjen e problemit të emrit që Maqedonia e ka me Greqinë.
 
Ambasadori Aiwo Oraw para pak ditësh në një komision të Parlamnetit Evropian e ka përdorur termin “sllavomaqedonas”.
 
Ndërkohë, Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit për Maqedoninë e ka përdorur vetëm dy herë mbiemrin ‘maqedonas’ për popullin dhe gjuhën e këtij vendi ballkanik.
 
Problemi që Maqedonia ka me Greqinë fqinje për shkak të emrit të vendit, po ndërlikon dhe çështjen e identitetit maqedonas. Bisedimet e nisura që nga mesi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Fatmiri nga: Mi
20.11.2012 02:22
Edhe une po te isha ambasador i Europes ne Maqedoni, sa here te binte rasti per Maqedonine, do te perdorje termin slavomaqedoni, per faktin sot per sot ka dy Maqedoni nje ne Greqi e nje ne sllavomaqedoni. Ambasadori per te bere te qarte ndarjen nga dy maqedoni shume drejt ka bere cilesimin slavomaqedonas.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Bisedimet Kosovë - Serbi vazhdojnë të mërkurën

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi do të vazhdojnë të diskutojnë nesër rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
Më tepër

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive