E mërkurë, 03 shtator, 2014

Lajme / Ballkani

Intervistë me studiuesin Mal Berisha

Monografi për misionarin amerikan Charles Telford Erickson

x
Ilirian Agolli
Studiuesi Mal Berisha sapo ka botuar një libër me 3 vëllime mbi jetën dhe veprat e misionarit amerikan, Charles Telford Erickson. Ai ka patur një ndikim të madh në jetën e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar. Erikson ka komunikuar rregullisht me presidentin amerikan Udrou Uillson gjatë periudhës më të vështirë, kur rrezikohej ekzistenca e shtetit shqiptar.
 
Zëri i Amerikës: Zoti Mal Berisha! Ju sapo keni përfunduar një studim mbi jetën dhe veprat e Çarls Telford Eriksonit, një veprimtar i çështjes shqiptare, edhe pse amerikan. Ai ka punuar në Shqipëri, Angli dhe në SHBA, një pjesë kohe i lidhur me organizatën “Vatra”. Çfarë ju tërhoqi tek ky personazh, i cili ka dhënë ndihmesën e vet për pavarësinë dhe për mbrojtjen e territoreve të Shqipërisë?
 
Mal Berisha: Erikson i ka kushtuar një jetë të jashtëzakonshme Shqipërisë. Erdhi në vigjilje të pavarësisë në vitin 1908 bashkë me familjen me tre fëmijë, jetoi një vit në Tiranë dhe tre vjet në Elbasan dhe i kushtoi tërë jetën e vet 99 vjeçare, Shqipërisë deri në vitin 1966. Kjo vepër është një pasqyrim i plotë i bëmave të tij në dobi të Shqipërisë, i letrave që u ka shkruar gjithë presidentëve amerikanë në rrjedhë të viteve gjatë jetës së tij, qyshkur erdhi në Shqipëri. Këtu është përfshirë edhe një përmbledhje e pesë veprave të tij të shkruara për shqiptarët, që fillojnë me luftën e Trojës dhe praninë pellazge aty, deri tek njeriu që ai e admironte shumë dhe që ishte mbreti Ahmet Zogu.



Zëri i Amerikës: Çfarë e tërhoqi atë nga Shqipëria, si u lidh ai kaq fort me Shqipërinë?
 
Mal Berisha: Në të vërtetë ai erdhi si misionar fetar. Duket si e rastësishme, por misionarët amerikane të kishës presbiterane kishin filluar qysh prej vitit 1830 të ishin të pranishëm në Perandorinë Osmane, ku bënte pjesë edhe Shqipëria në atë kohë. Por sapo ra në kontakt me patriotë të tillë si Aqif pashë Elbasani, Lef Nosi e shumë të tjerë, Erikson u dashurua jashtëzakonisht shumë pas këtij vendi dhe admiroi gjithë virtytet e kombit shqiptar. Në veprat e tij gjenden vlerat më të mëdha të këtij kombi. Nga misionar ai u kthye në një historian, ai u bë një diplomat i famshëm për shqiptarët. Në veprat e tij ai e kualifikon kombin shqiptar si një nga kombet që i ka dhënë më shumë figura njerëzimit.
 
Zëri i Amerikës: Çfarë mund të na tregoni lidhur me përpjekjet në SHBA të Eriksonit për çështjen shqiptare dhe me marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan të asaj kohe, Uillson?
 
Mal Berisha: Korrespondenca e tij me presidentin Uillson nuk është një rastësi. Në vitin 1912 ai largohet forcërisht nga Shqipëria. Në çastin kur Shqipëria sapo u pavarësua nga patriotët shqiptarë me në krye Ismail Qemalin, dihet se korridori serb për në Durrës bëri atë që Shqipëria të pushtohej deri në Elbasan nga forcat serbe. Ata e përzunë Eriksonin “si armik i betuar i Serbisë dhe si mik i betuar i shqiptarëve”; me këtë motivacion është larguar nga Shqipëria me vendim gjyqësor ushtarak në Durrës në mesin e dhjetorit 1912. Por ai asnjëherë nuk u shkëput nga Shqipëria. Vazhdoi të shkruante për çështjen e saj nëpërmjet gazetës “Economist” të Londrës. Në vitin 1919 ai gjendej drejtor i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në zonën jugore të Italisë, e cila atë kohë vuante nga një uri masive. Por në çastin që ai kishte një punë kaq të mirë, organizata jonë “Vatra” i kërkon atij nga Bostoni që t’i bashkangjitet delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Ai menjëherë lë çdo gjë dhe i bashkohet delegacionit tonë, i cili drejtohej nga Turhan Pasha dhe përbëhej nga imzot Bumçi, Lef Nosi dhe Mikael Turtulli.
 
Është një fakt historik i pathënë deri sot që afiliteti dhe ndjeshmria e madhe e presidentit Uillson ndaj çështjes kombëtare shqiptare u rrit në një masë të jashtëzakonshme për shkak të letrave që Eriksoni arrinte t’ia fuste në tavolinë çdo ditë nëpërmjet zonjës së tij, Edit Uillson, e cila kishte punuar bashkë me të për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Korrespondenca e tyre lidhur me çështjen shqiptare dhe letrat që vetë presidenti Uillson i ka kthyer delegacionit shqiptar janë nga dokumentat më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë për konsolidimin e shtetit shqiptar, çka i parapriu antarësimit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
 
Zëri i Amerikës: Është një rast i rrallë ky që një personazh i huaj t’i motivojë ose t’i edukojë shqiptarët në ndjenjat e tyre patriotike. Shqiptarët zakonisht janë mësuar që të frymëzohen nga rilindasit e tyre ose nga burrështetasit e tyre…
 
Mal Berisha: Nëse disa breza shqiptarësh u frymëzuan nga poemat e mrekullueshme të Naim Frashërit dhe të Vaso Pashës për rritjen e krenarisë kombëtare të shqiptarëve, unë u rekomandoj të gjithë lexuesit që kanë mundësi të bien në kontakt me këtë libër të mësojnë se si Çarls Telford Eriksoni e vuri si qëllim të jetës së vet rritjen e nacionalizmit, krenarisë dhe individualitetit të shqiptarëve, për shkak të historisë së mrekullueshme që ne kemi dhe që ai e ka evidentuar me fakte historike, referuar në dokumentat më serioze të bibliotekave të Stambollit, Romës, të British Museum, të Athinës dhe të Uashingtonit.
 
Zëri i Amerikës: Po misioni i tij si fetar? Ai jetoi në Tiranë, në Elbasan dhe ndërtoi një shkollë në Kavajë, atëherë qytete me prani të gjerë muslimane…
 
Mal Berisha: Ai erdhi si misionar, por qysh në fillim ai e pa që gjëja më e pakët, për të cilën shqiptarët kishin nevojë në atë kohë ishte të merreshin me punët e fesë. Kështu që ai u kthye në një historian, në një diplomat. Në vitin 1922 ai ishte antar dhe punonjës në Legatën amerikane, qysh në stafin e parë të amerikanë në Tiranë. Pastaj e shohim me një shkop në dorë me një kompani amerikane që kërkon naftë fushave deri në Tepelenë dhe Mallakastër. Pastaj hapi shkollën bujqësore të Kavajës, e cila për fat të mirë ekziston edhe sot, dhe me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë i vunë emrin e tij, si themelues i asaj shkolle. Pastaj e shohim që e merr dekoratën nga Mbreti Zog “Kalorësi i Artë i Skënderbeut” dhe në vitin 1937 ai ka qenë i ftuar i nderit midis miqve më të nderuar të Shqipërisë ne festimet e famshme të 25 vjetorit të pavarësisë. Dëshiroj të përmend se në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë kemi arritur të kontaktojmë me nipërit e tij, prindërit e të cilëve kanë lindur ose kanë jetuar në Elbasan nga viti 1908 deri në vitin 1912 bashkë me gjyshin e vet. Ata ishin pjesë e këtyre festimeve të 100 vjetorit; Pol Erikson, Donald Xhonson dhe Meri Alise Morrison.
 
Zëri i Amerikës: Si studiues dhe diplomat, sa ka ndikuar Çarls Eriksoni në përpjekjet dhe në angazhimet tuaja profesionale? Çfarë shënon ky njeri në jetën dhe në punën tuaj?
 
Mal Berisha: Librat e Eriksonit, përveç dokumentave që përbëjnë biografinë, në çdo kapitull kanë një thënie të tij për shqiptarët. Sa herë që i kam nxjerrë ato citate nga veprat e tij të pabotuara, dhe sa herë që i lexoj tani, mua më bëjnë më krenar nga ç’kam qenë më përpara. Është krijuar një ndërlidhje midis këtij personaliteti shumë të madh që ka punuar për Shqipërinë dhe edukimit që ai më ka bërë mua si shqiptar, si diplomat, si patriot, si një qytetar që e dua këtë vend. Kur mësova se sa shumë e deshi ky njeri Shqipërinë, unë them se ne shqiptarët duhet ta duam shumë herë më shumë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
17.12.2012 14:47
Jane te mireseardhur keto botime per Charles Erikson;punoi nje jete per ceshtjen shqiptare,edhe pse jo me gjak shqiptar.! Nje aresye me shume per te adhuruar ate komb qe e lindi dhe rriti,qe ende ndihmon pa u lodhur ceshtjen shqiptare.!
Ndaj per jete shqiptaret do kene respekt per kete komb qe i eshte gjendur ne dite te veshtira. Faleminderit zoti Mal Berisha per kete dhurate te cmuar.!Ne kete 100 vjetor te dyte,shqiptaret do e thone me fort fjalen e tyre,ne te mire te vehtes dhe kombeve te tjera.Zoti e bekofte kombin amerikan dhe ate shqiptar.! Respekt, Ing. Ahmeti


nga: Petro Jashari nga: U S A
17.12.2012 14:18
E pershendes studjuesin Mal Berisha per kontributin madhor ne dokumentimin dhe pasurimin e vlerave te historise tone kombetare; Ky kontribut me te shkruar eshte pjese perberese e krenarise tone kombetare edhe e njesuar me kengen e kenduar nga artisti i popullit Mentor XHemali PER TY ATDHE.


nga: SiBe nga: New York
16.12.2012 20:31
....kesij intervistash ia ngrejne vlerat Zerit te Amerikes....dhe rrisin krenarine tone kombetare .....urime gazetarit dhe te intervistuarit i cili na ka sjell nje liber me vlera artistike dhe kombetare..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
02.09.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Presidenti Obama fillon turneun evropian

Presidenti Obama sot në kryeqytetin estonez do të zhvillojë bisedime me presidentët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
Më tepër

Ekspertët: Bota po e humbet luftën kundër Ebolës

Organizata Mjekët pa Kufij paralajmëron se përhapja e Ebolës nuk do të ndalet nëse vendet e pasura nuk dërgojnë ekipe të specializuara kundër katastrofave biologjike në Afrikën Perëndimore.
Më tepër

SHBA: Ndërtimi i vendbanimeve të reja izraelite, mesazh shqetësues

Shtetet e Bashkuara janë duke i bërë thirrje Izraelit që të anulojë vendimin për shpalljen e një pjese të madhe të Bregut Perëndimor "tokë shtetërore"
Më tepër

Ukraina njofton për praninë e trupave ruse

Një zyrtar ukrainas tha sot se trupat ruse janë parë në dhjetë pika të ndryshme në Ukrainën lindore, përfshirë dy qytete të rëndësishme
Më tepër

Një tjetër amerikan duket se është ekzekutuar nga ISIS

Grupi ekstremist Shteti Islamik nxori një video ku duket se tregon ekzekutimin e gazetarit tjetër Steven Sotloff
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Sadhu or a Hindu holy man smokes a chillum (pipe) at Pushkar in the desert Indian state of Rajasthan.
  • May Myat Noe, Myanmar's first international beauty queen, winner of the 2014 Miss Asia Pacific World, sits with her crown that she allegedly ran away with, during a press conference in Yangon. The dethroned beauty queen said she won't return her $100,000 worth crown until the pageant's organizers apologize for calling her a liar and a thief.
  • Paragliders take to the skies on the slopes of Cape Town's iconic Table Mountain, South Africa.
  • A sculpture of a giant hippopotamus, "HippopoThames", built by artist Florentjin Hofman is towed up the Thames past the Houses of Parliament in central London.
  • People on electric bikes cross a busy traffic intersection on a rainy day on Chang'an Avenue in Beijing, China.
  • A close up of lava from an eruption of Holuhraun, northwest of the Dyngjujoekull glacier in Iceland, Aug. 1, 2014.
  • Landscapers trim grass in front of Dutch artist Florentijn Hofman's latest creation, a 25-meter (82 feets) white rabbit, as it leans up against an old aircraft hangar as part of the Taoyuan Land Art Festival in Taoyuan, Taiwan.
  • Performers from the Cirque du Soleil pose for photographers during a press call to promote their forthcoming show 'Kooza', outside the Royal Albert Hall in central London.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.