E hënë, 22 shtator, 2014

Lajme / Ballkani

BE bën thirrje për qetësi në Maqedoni

x
Bashkimi Evropian bëri sot thirrje për vetëpërmbajtje në Maqedoni, pas një jave protestash në gjithë vendin ku kërkohej dorëheqja e menjëherëshme e kryeministrit Nikola Gruevski dhe zgjedhje të parakohëshme.

“Kemi ndjekur me shqetësim përplasjet e motivuara politikisht të dy ditëve të fundit brenda dhe përreth parlamentit dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndalin menjëherë veprimet agresive dhe provokuese”, tha në Bruksel zëvendës zëdhënësi i shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian Sebastien Brabant.

Protestat kanë vazhduar në Shkup pas protestave më të vogla në gjithë vendin provokuar nga një incident javën e kaluar, kur opozita u nxorr nga parlamenti pas një mosmarrëveshjeje dhe një sherri lidhur me buxhetin e vitit 2013.

“Bashkimi Evropian u bën thirrje drejtuesve të të gjitha partive politike dhe simpatizantëve të tyre që t’u japin menjëherë fund këtyre përplasjeve dhe të veprojnë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe në bazë të procedurave të pranuara parlamentare, duke marrë parasysh interesin e qytetarëve që përfaqësojnë”, tha zoti Brabant në një konferencë për shtyp.

Qeveria kishte propozuar një buxhet prej 3.2 miliardë dollarësh për vitin 2013, duke parashikuar një defiçit prej 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Parashikimi për rritjen ishte 2 për qind e këtij prodhimi.

Por opozita e majtë e dënoi propozimin për buxhetin si të tepruar, në një kohë vështirësish financiare dhe kërkoi shkurtime që kapnin vlerën deri në rreth 260 milionë dollarë. Qeveria nuk pranoi dhe opozita paraqiti rreth 1 mijë amendamente për projekt-buxhetin, para se të shpërthenin tensionet.

Qeveria e bëri votimin për buxhetin me pak më shumë se gjysmën e deputetëve të pranishëm, duke e bërë opozitën që të fillonte një fushatë mosbindjeje qytetare.
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni pritet të mbahen në vitin 2015.

Maqedonia aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO por është penguar nga mosmarrëveshja me Greqinë në lidhje me emrin e vendit.

Brenda vendit ka gjitahshtu tensione mes shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
21.09.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Shtohet fluksi i refugjatëve kurdë në Turqi

Zyrtarët turq thanë se më shumë se 130 mijë kurdë të Sirisë kanë hyrë në Turqi që nga java e kaluar për t’u shmangur përparimit nga militantët e Shtetit Islamik
Më tepër

Takim i rrallë i sekretarit Kerry me homologun iranian

Zoti Kerry u takua me zotin Mohammad Javad Zarif në një hotel të Nju Jorkut, me të cilin bisedoi për më tepër se një orë
Më tepër

Përleshje në kufirin Turqi-Siri

Turqia mbylli kufirin me Sirinë, për të ndalur fluksin masiv të refugjatëve kurdë, të cilët i largoheshin militantëve të Shtetit Islamik.
Më tepër

Studiuesit vlerësojnë vizitën e Papës

Studiuesit Persida Asllani dhe Zyhdi Dervishi vlerësuan faktin që Papa Françesku ngriti lart historinë e Shqipërisë.
Më tepër

Atmosferë festive në pritjen e Papës

Një atmosferë festive mbizotëroi për më shumë se 5 orë në Tiranë, duke dëshmuar vlerësimin dhe nderimin e thellë që shqiptarët, kudo ku jetojnë, kanë për Atin e Shenjtë.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Women dressed in traditional attire pose as they take part in rehearsals for the "garba" dance ahead of Navratri festival in the western Indian city of Ahmedabad.
  • An actor performs during the Oktoberfest parade in Munich, Germany. Millions of beer drinkers from around the world will come to the Bavarian capital over the next two weeks for the 181th Oktoberfest, which runs until Oct. 5.
  • Afghanistan's presidential election candidates Abdullah Abdullah, left, and Ashraf Ghani Ahmadzai, right, hug after signing a power-sharing deal at presidential palace in Kabul.
  • A contrail is seen behind the SpaceX Falcon 9 rocket carrying a Dragon supply ship as it flies into space after lifting off from the launch pad on a resupply mission to the International Space Station in Cape Canaveral, Florida.
  • Pope Francis reaches for a poster of Mother Teresa as he is driven through the crowd, in Tirana, Albania.
  • Empty streets are seen during a three-day lockdown to prevent the spread on the Ebola virus in Freetown, Sierra Leone.
  • Potatoes display images of U.S. President Barack Obama (3rd R) and his Russian counterpart Vladimir Putin (3rd L), created by cartoon artists Daria Chebunina and Tatiana Mironenko, during a food fair in Krasnoyarsk, Russia, Sept. 20, 2014.
  • In this handout picture taken from a drone, environmental protesters form the words "Beyond Coal + Gas" during a meeting in a park in Sydney, Australia, as part of a global protest on climate change.
  • Revelers dressed as stormtroopers of the Galactic Empire march during a Star Wars Parade in Madrid, Spain, Sept. 20, 2014.
  • Fishes jump past a tourist during sunset by the island of Koh Tao, Thailand, Sept. 20, 2014.
  • Photographers take pictures at the presentation of the Dolce & Gabbana Spring/Summer 2015 collection during Milan Fashion week, Milan, Italy.
  • Babies held by amateur sumo wrestlers cry during the "baby-cry sumo" competition at the Irugi shrine in Tokyo, Japan.
  • Greenkeepers work on the 1st fairway in preparation for the start of the Ryder Cup golf tournament in Gleneagles, Scotland.
  • Kazuyuki Takeda of Japan competes in the artistic gymnastics men's individual qualifications and team final event at Namdong Gymnasium during the 2014 Asian Games in Incheon, South Korea.
  • Contestants appear on stage during the Miss Egypt competition pre-final at the Saladin Citadel in Cairo, Egypt, Sept. 20, 2014.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.