E shtunë, 25 tetor, 2014

Lajme / Ballkani

Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani i parë në post të lartë politik

x
Ilir Ikonomi
Të dielën që kaloi, në Bronks të Nju Jorkut u bë ceremonia e betimit të shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj, i cili në muajin nëntor u zgjodh anëtar i asamblesë së shtetit Nju Jork. Biznesmeni Mark Gjonaj është shqiptari i parë që zgjidhet në një post politik të këtij niveli në Shtetet e Bashkuara.

Kur Mark Gjonaj bashkë me familjen hyri në sallën e ceremonisë të mbushur plot me njerëz, duartrokitjet nuk përmbaheshin. Ishin brohoritje për një ëndërr amerikane të bërë realitet.



Mark Gjonaj është lindur në Bronks dhe ka jetuar këtu gjithë jetën, por familja e tij ka ardhur në Amerikë nga Ulqini.

Pas një beteje të vështirë zgjedhore, së cilës zoti Gjonaj i hynte për herë të parë, ai mundi të zgjidhet në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut me 150 anëtarë. Mark Gjonaj përfaqëson në asamble distriktin 80, ku jeton një numër i madh shqiptarësh. Ai i kupton ëndrrat e imigrantëve dhe shpresat e tyre.

“Ata duhet ta dinë se unë do të zgjohem çdo mëngjes me ta në mendje dhe do të shkoj të fle me mendimin se u kam shërbyer mirë. Kjo është mënyra se si do të përfitojnë ata,” thotë zoti Gjonaj.

Biznese të vogla këtu në Bronks, si kjo piceri e menaxhuar nga Zef Vorfi, shpresojnë të përfitojnë.

“Ka rëndësi, për mendimin tim, që, e para është shqiptar, di traditat tona, dhe ne do ta kemi të lehtë të shkojmë të ankohemi te dikush. Besoj se ai do të mund të ndihmojë njerëzit e zgjuar dhe me shkollë”, thotë pronari i restorantit, i cili ka ardhur këtu nga Mirdita.

“Është mirë sepse është hera e parë që një shqiptar arrin të futet në politikë këtu në Amerikë. Na vlerëson neve si komb prandaj jemi shumë të gëzuar që Mark Gjonaj arrin këtë.”

James Vacca anëtar i Këshillit të qytetit të Nju Jorkut, mendon se Mark Gjonaj nuk është me rëndësi vetëm për shqiptarët si komunitet:

“Fitorja e tij flet jo vetëm për rritjen e komunitetit shqiptar si numër, por edhe për faktin se si shqiptar, Marku u ka shtrirë dorën edhe pjesëve të tjera të komunitetit: hispanikëve, afrikano-amerikanëve, italo-amerikanëve. Për ta ai është bërë simbol i pavarësisë politike. Prandaj fitorja e tij është një pikënisje e mirë për lajme të mira në të ardhmen,” thotë zoti Vacca.

Amerikanët i marrin seriozisht ceremoni të tilla ku komuniteti nderon njeriun që do t’a përfaqësojë në kryeqytetin e shtetit Nju Jork, Albany. Këtu kanë ardhur thuajse të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të Bronksit, në të gjitha nivelet. Fjalimet e tyre janë të gjata.

Megjithatë, ato ndiqen me shumë vemendje nga njerëzit që mbushin sallën, mes të cilëve një pjesë e mirë janë shqiptarë. Njerëzit kanë sakrifikuar pasditen e së dielës për të shprehur edhe një herë mbështetjen ndaj njeriut të tyre, Mark Gjonaj.

Nga Uashingtoni kanë ardhur ambasadori i Shqipërisë, Gilbert Galanxhi dhe ambasadori i Kosovës, Akan Ismaili. Ata kanë sjellë për Mark Gjonajn mesazhe urimi nga qeveritë e tyre.

Eliot Engel është ligjvënës nga Nju Jorku në Kongresin amerikan. Distrikti që ai përfaqëson, përfshin pjesë të Bronksit. Ai tha:

“Kur zgjidhni dikë në një post politik, ju duhet një njeri inteligjent. Marku është inteligjent. Ju duhet një njeri që i njeh mirë njerëzit dhe bashkëpunon mirë me ta. Marku është i tillë. Ju duhet një njeri që nuk ia përton punës. Marku është nga ata që punojnë shumë.”

Charles Schumer, njëri ndër dy senatorët me të cilët përfaqësohet shteti i Nju Jorkut në Kongresin amerikan, ka njohje personale me zotin Gjonaj.

“Kemi zgjedhur njërin ndër më të mirë që kemi, Mark Gjonajn. Zonja dhe zotërinj, nëse Banjamin Franklini do të shihte nga lart këtë auditor sot pasdite, ai do të buzëqeshte. Kjo është pikërisht demokracia që ai dëshironte,” tha senatori i njohur.

Kulmi i ceremonive arriti kur Mark Gjonaj, në prani të familjes bëri betimin.
Hajdar Bajraktari, biznesmen në Bronks, mik i hershëm me Mark Gjonajn, ka shpresë se ky shembull do të pasohet me të tjerë në komunitetin shqiptar.

“Ka shumë shpresa që njerëzit tanë do të jenë në qeverinë amerikane, edhe në qeverinë lokale edhe në atë federale. Një ditë do të kemi një kongresmen, një senator dhe një president.”

Mark Gjonaj do të shkëputet tani nga punët e biznesit privat, i cili gjithsesi do të mbetet brenda familjes. Tani e presin detyra të mëdha:
 
“Do të përpiqem për gjëra të tilla, si të sjell vende pune të paguara mirë në këtë komunitet, do të përqendrohem te shkollat dhe tek edukimi, që janë aq të nevojshëm, do të kujdesem për programet e të moshuarve, pra gjithçka i nevojitet ekzistencës së komunitetit.”
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Arlinda nga: Tirane
17.01.2013 22:42
Urime Markut! Sidoqofte, Prof. Dr. Dritan Zela ka qene zgjedhur ne pozita shume te larta (nuk po bej krahasime por secili mund ti beje vete). Ai ka qene zgjedhur anetar i komitetit drejtues te Partise Demokratike te Arizones si edhe eshte zgjedhur nga populli i Arizones delegat ne Konventen Kombetare per President te Partise Demokratike te SHBA-se me 2004!

Suksese te gjithe shqiptareve te zote dhe qe enderrojne!


nga: SiBe nga: New York - USA
17.01.2013 13:04
Suksesit te Mark Gjonaj - mjaft bukur i eshte bashkengjitur me kroniken televiziveedhe telekronisti profesionist Ilir Ikonomi - i cili sjell para teleshikuesit shqiptar brenda dhe jashte vendit nje stile te vecante te kronikave.Kjo eshte nje pamje qe e shohim ne cdo fushat zgjedhore ketu ne SHBA ne televizionte me prestigjoze amerikane- kur zgjidhen dhe bejne betimin senatore e kongresmen Amerikan - Urime dhe suksese zotit Gjonaj dhe urime e suksese gazetarit te Zerit te Amerikes z. Ilir Ikonomiqe ka realizuar kete telekronike mjaft emocionuese .....


nga: Anonim
17.01.2013 02:09
SHUME MIRE BETE


nga: Petrit
16.01.2013 09:53
MARK GJONAJ TE UROJ SUKSESE NE PUNE DHE NE JETE.
DITA E BETIMIT TUJA TE JETE NJE DITE SHPRESE E PROGRESI PER KOMUNITETIN TUJA.
UDHE TE MBARE MARK GJONAJ,BESIMI QE TE DHA KOMUNITETI, TE JETE NJE PISHTARE NE DUART TUAJA PER ME TE MIREN E MUNDESHME NJEREZORE.


nga: ROLAND DURDA nga: ALBANIA-TIRANA
16.01.2013 09:18
MARK GJONAJ YOU ARE THE BEST FOR ALL PEOPLE IN NJU JORK.


nga: Vladimiri nga: Shqiperi
16.01.2013 08:56
Urime z. Mark Gjonaj, ulqinakut qe preku endrren amerikane! Le te jete ky nje eveniment qe do te ndiqet nga te tjere Shqiptare te suksesshem ne Amerike. Urime!


nga: Anonim
15.01.2013 20:17
URIME MARK GJONAJ PER ZGJEDHJEN NE KETE POST POLITIK..SUKSESE NE PUNEN TUAJ..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
24.10.2014

LAJME

Serbi, reagime pas vendimit të UEFA-s

Disa banorë të Beogradit i bënë thirrje qeverisë serbe të marrë masa kundër huliganizmit në stadiumet e Serbisë
Më tepër

Dyshime se ISIS ka përdorur gaz klorinë

Sipas burimeve të ndryshme në median amerikane dhe irakiane, militantët detonuan gazin me bomba artizanale
Më tepër

Putin: Nuk shoh vullnet për dialog nga Kievi

Presidenti rus foli të premten nga qyteti I Soçit pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel
Më tepër

Vendimi i UEFA-s, reagime në Tiranë

Federata e futbollit njofton se do ta ankimojë cështjen. Kryeministri Rama: Uefa i hoqi një minus të madh vetes përballë racizmit dhe dhunës
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A part of a traditional wooden Christmas nutcracker figure and other wooden parts stand on a table in one of the factory rooms in the Erzgebirgische Holzkunst Gahlenz company in Gahlenz, southeastern Germany. The traditional wooden Christmas figures manufactured in the Erzgebirge mountain region are being sold all over the world.

  • A man watches fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border.

  • A women works on the CT1SL428, a protective suit for use in handling people infected with the Ebola virus, in a sewing room of Lakeland Industries Inc., in Anqiu, some 500 kilometers south of Beijing, China, Oct. 23, 2014.

  • A dog walks around a sculpture "breaching,"created by artist Michael Greve at the Sculpture by the Sea exhibition in Sydney, Australia. Sculptures created by 109 artists from 16 countries, are displayed across the costal area of Sydney.

  • Britain's Queen Elizabeth presses a button to send her first Tweet during a visit to the 'Information Age' Exhibition at the Science Museum in London.

  • Astana team rider and Tour de France winner Vincenzo Nibali of Italy dressed in a hakama writes the Chinese character of "King" with a giant brush during a calligraphy performance, which is also an exchange event with local students, in Saitama, north of Tokyo.

  • Guests walk along the 'Peak Walk' bridge during a media preview, at the Glacier 3000 in Les Diablerets, Switerland. Built between the Scex Rouge and View Point at an altitude of 3,000 metres (9,800 feet) the 107 m (351 feet) long and 80 cm (31 inches) wide hanging bridge is the first in the world to connect two peaks with one another.

  • Caroline Wozniacki of Denmark serves to Petra Kvitova of the Czech Republic during their WTA Finals singles tennis match at the Singapore Indoor Stadium (picture taken with in-camera multiple exposure).

  • Umbrellas, symbol of pro-democracy demonstrators, hang between footbridges at the protesters' encampment in central Hong Kong, China.

  • Pro-democracy protesters point and scuffle with a man (C) holding a Chinese flag who came to the protesters' barricade to oppose them blocking roads at Mongkok shopping district in Hong Kong.

  • A man uses binoculars to watch fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border. Kobani, also known as Ayn Arab, and its surrounding areas, has been under assault by extremists of the Islamic State group since mid-September and is being defended by Kurdish fighters.

  • Local people watch as a man beats a traditional drum while participating in a parade to celebrate New Year of the ethnic Newaris in Katmandu, Nepal.

  • Kabuki actor Kyozo Nakamura performs female role of "Fuji-musume," The Wisteria Maiden, during a demonstration at Kabuki Gallery in Tokyo.

  • A farmer carries a fully grown cabbage after plucking it out from the main crop which will be harvested early next month, and used to make Kimchi, at the Chilgol vegetable farm on the outskirts of Pyongyang, North Korea.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.