E martë, 21 prill, 2015

Lajme / Ballkani

Rikthehen në atdhe eshtrat e mbretit Zog

Nesër ceremonia e rivarrimit. Eshtrat e tij do të prehen në një mausoleum së bashku me ato të pjestarëve të tjetër të Familjes mbretërore

x

Në Shqipëri mbërritën sot pas 51 vitesh eshtrat e mbretit Zogu I të cilat do të prehen në Tiranë në një mauzole të ndërtuar së fundmi për të gjithë anëtarët e familjes mbretërore për tu varrosur në Tiranë. Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar u prit me të gjitha nderimet shtetërore. Ai mbajt nga ushtarë të Gardës së Republikës dhe më pas u vendos në shtratin e një topi. Ndërsa të pranishëm, përvec familjarëve dhe mbështetwsve të monarkisë, ishin edhe ministra të qeverisë shqiptare. Arkivoli me eshtrat e mbretit Zogu I, do të qëndrojë sot pranë banesës së Familjes mbretërore ndërsa ceremonia e rivarrimit është parashikuar për ditën e nesërme.

 

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë qeveria ka parashikuar dhe vendosjen e një shtatore në bulevardin Ahmet Zogu, ndërsa nuk kanë munguar edhe zëra të shumtë kritikë. Nga njëra anë, ato lidhen me faktin se një shtet Republikë sic është Shqipëria, dhe institucionet e saj nuk mund t’i përkushtohen figurës së një monarku. Homazhet në nderim të mbretit Zog janë parashikuar të zhvillohen në residencën presidenciale,ndonëse ndërtimi i saj nisi nga vetë Zogu në 1936 I cili nuk mundi ta shihte të përfunduar. Po ashtu presidenti Bujar Nishani do të mbajë dhe fjalimin në ceremoninë funebre ku pritet të jetë edhe presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga. Nga ana tjetër, mjaft historianë kanë deklaruar se në këtë përvjetor të rëndësishëm po i kushtohet më shumë vëmendje figurës së Zogut se sa eksponentëve kryesorë që cuan në shpalljen e pavarësisë.

 

Mbreti Zog u largua nga Shqipëria në prill të 1939, ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore regjimi komunist i ndaloi atij dhe famijes mbretërore rikthimin në atdhe. Mbreti Zog jetoi në mërgim deri sa u nda nga jeta në prill të 1961, në Paris. Në vitet ’90 princi Leka u përpoq për rkthimin e monarkisë në Shqipëri, por dështoi në referendumin e organizuar në 1997. Ai u nda nga jetë vitin e shkuar.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Gani Gashi nga: Shkup
17.11.2012 17:06
Mbreti Ahmet Zogu, i ka vnu themelet e Shipnis moderne, ashtë marre për ju komunistat e Diktatorit Enver Hoxha, me sha Figuren e Mbretit Zog!


nga: rrok koleci
17.11.2012 15:50
Kryekomunisti Sali,Serbo Berisha do sjedhe ne atedhe dhe eshtrat e Esat Pashe Toptanit dhe Baltion Stamodhes keshtu do plotesoj te gjitha kerkesat e eproreve Serbe ? pra po mundohet qe ne kete 100 vjetor te bashkoje te gjithe tradhtaret ne Tirane


nga: Anonim
16.11.2012 23:56
Gjithshka qe mund te behej duhesh per ditlindjen e tij apo vdekjen a,z.
Kujtimi i vepres keqe te zogut largimin nga shqiperia
.lidhjet me serbine

humbja e pavarsisie me 1939 e zbehein drejtimin monakik te zogut
Qysh president pershendet Mbretni
bravo nishani more stafeten??????
ashamiru
njoll e zeze per shqiperine


nga: Tommy nga: U.S.A
16.11.2012 22:13
Fatkeqesish ndarja vazhdon! Eshtrat e Konices kane ardhur ne Shqiperi ne vitin 1994,sa per sqarim nuk eshte mire te behen komente pa fakte ose njohuri te gabuara.


nga: Anton nga: Shqiperi
16.11.2012 18:55
Turp dhe vetem turp ne kete 100-vjetor !


nga: Tommy nga: U.S.A
16.11.2012 15:39
Eshte ne nderin e nje kombi qe te vleresoi dhe nderoje personalitet qe i kane bere sherbime vendit.Fatkeqesisht si ne shume probleme ne shqiptaret jemi te ndare,sepse keshtu kemi qene nder shekuj.Uroj qe ne te ardhmen ta duam me shume vendin se sa ideollogjite.


nga: Vasel malaj nga: SHBA
16.11.2012 15:16
Mbreti Zog ishte THemeluesi i pare i SHtetit Modern Pro Europian SHqiptare!!!
Komunistet dhe Pinjollet e tyre Mafiozo-Komuniste u munduan dhe po mundohen ta perbaltin kete Kollos te Kombit. Komunistet dhe Mafia-Komuniste duhet te largohen nga pushteti ne SHqiperi sepse nuk kane hequr dore nga krimi i organizuar, Korrupsioni dhe trafiqet. Pushtetit te krimit dhe krimineleve ne shqiperi duhet ti jepet funde!!!


nga: Anonim
16.11.2012 13:56
Berisha beri mire qe solli eshtrat e Zogut,por duhet te sillte eshtrat e Fan Nolit dhe Faik Konices dy kolloset e kultures,diplomacise qe themeluan shoqerine panshqipetare Vatra ne Boston te USA ,ku ishte cedhja e patriotizmit shqipetar dhe mbajten kete Shqiperi pa e coptuar me tej duke negociuar me Presidenti USA te asaj kohe..keto dy figura jane te dashura per shqipetaret..ndersa Ahmet Zogu erdhi ne Pushtet ne Shqiperi duke bere mareveshje me kryeministrin serb Pashic i cili e solli me tre batalione me force dhe per kete nder qe i beri Pashici..Zogu ja shiti Shen Naumin..por veprimtaria e Zogut vazhdon duke vrare Bajram Currin Patriotin e madh te kombit shqipetar ,i cili ishte nga vendlindja e Sali Berishes,,Zogu vrau Hasan Prishtinen nje Patriot i madh i kombit shqipetar,,po ashtu Avni Rustemin apo Priftin nga Mirdita z Gazuli..me 7 prill 1939 Italia fashiste pushtoi Shqiperine por zogu nuk holli nje pushke dhe nuk qendroi te pakten nje dite por u largua pa ardhur ne Dures ushtria italiane dhe mori pasurine kombetare ne flori..Por ka edhe ane pozitive sepse krijuar shtetin shqipetar me ligje perdimore dhe ruajti Pavaresine e Shqiperise dhe dergoj shqipetare per shkollim ne Austri dhe Itali..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
20.04.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Maqedoni: Sulmohet një stacion policie

Sipas Ministrisë së brendshme, dyzet persona me uniforma të UÇK-së kanë çarmatosur katër policë në një fshat në afërsi të kufirit me Kosovën.
Më tepër

Jemeni vë përballë marinën amerikane më atë iraniane

Shtetet e Bashkuara dërguan në ujerat e Jemenit anije shtesë për të marrë pjesë në “operacionet e sigurisë detare”.
Më tepër

Dënohet me 20 vjet heqje lirie ish presidenti egjiptian

Ish presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, u dënua në lidhje me vrasjet gjatë protestave të vitit 2012
Më tepër

Arrestohen dy veta në lidhje me tragjedinë në Mesdhe

Mbi 700 migrues besohet se kanë humbur jetën pasi që anija e tyre u mbyt në natën midis 18 dhe 19 prillit në Detin Mesdhe
Më tepër

Sonte raundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, paraprakisht do të marrin pjesë në konferencën për “Ballkanin Perëndimor”
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Smoke rises during an airstrike on an army weapons depot on a mountain overlooking Yemen's capital Sana'a.
  • Customers watch android robot "Aiko Chihira" at the reception of Mitsukoshi department store in Tokyo, Japan. The lifelike android robot, which was developed by Japanese electronics manufacturer Toshiba, marked her first day at work as a receptionist at the department store greeting customers as they walked in.
  • Rescuers help children disembark in the Sicilian harbor of Pozzallo, Italy. About 100 migrants, including 28 children, were rescued by a merchant vessel in the Sicilian Strait while they were trying to cross.
  • Government officials look on as pirated publications, including DVDs, CDs, etc, are placed on the ground before being destroyed, during a campaign against piracy in Taiyuan, Shanxi province, China.
  • In a photo provided by the Taipei Fire Department, vehicles are seen piled up on each other in an automated parking tower after the lift system failed during the 6.3 magnitude earthquake that struck off the island's eastern coast in Taipei, Taiwan.
  • Roma's fans wave flags as they stand in the tribune during the Italian Serie A soccer match against Atalanta at Olympic stadium in Rome,Italy, April 19, 2015.
  • Pramac Ducati Racing rider Yonny Hernandez of Colombia rides his motorcycle as it catches fire during Argentina's MotoGP Grand Prix at the Termas de Rio Hondo International circuit in Termas de Rio Hondo, April 19, 2015.
  • Andrea Finlay, right, presents the milestone award to Taylor Swift at the 50th annual Academy of Country Music Awards at AT&T Stadium in Arlington, Texas, April 19, 2015.
  • People fly their kites to form the shape of a car in the sky on the beach in Berck, northern France, during the 29th "Rencontres Internationales de Cerfs Volants" (International Kite Meeting) which runs from April 18 to 26.
  • A stuntman rides a motorcycle inside the "Well of Death" attraction during a fair in Bhaktapur, Nepal.
  • Caroline Rotich of Kenya crosses the finish line to win the women's division of the 2015 Boston Marathon in Boston, Massachusetts, USA.
  • An Israeli woman picks buttercup flowers in a field near Kibbutz Nir Yitzhak in southern Israel, just outside the Gaza Strip, April 19, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.