E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Varroset në Tiranë mbreti Zogu I

x
Madhësia e gërmave - +
Armand Mero
Në Shqpëri sot u zhvillua ceremonia  e rivarrimit të eshtrave të të parit dhe të vetmit mbret shqiptar Ahmet Zogut. Pas 51 vitesh eshtrat e tij u rikthyen dje në atdhe, ndërsa sot disa mijëra qytetarë por dhe personalitetet më të larta të vendit zhvilluan homazhe. Më pas arkivoli I tij u vendos në mauzoleumin e ndërtuar së fundi në vendin ku më 1944 u hodh në erë vendi I njohur si varri I Nënës mbretëreshë. Presidenti i Republikës Bujar Nishani si dhe presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga vlerësuan lart figurën e Ahmet Zogut si njeriu që vuri themelet e shtetit modern shqiptar.

 

Arkivoli me eshtrat e mbretit Zogu I, la në mengjes banesën e familjes mbretërore për t'ju drejtuar pallatit presidencial ku u zhvilluan homazhe. Për mëse dy orë mijëra qytetarë, ithtarë e besnik të monarkisë, por dhe autoritetet më të larta të vendit zhvilluan homazhe në nderim të një figure që mbizotëroi per afër dy dekada në skenën e historisë së vendit.
 
Për kryeministrin Sali Berisha Ahmet Zgu ka një kontribut të jashtëzakonshëm në vënien e themeleve të shtetit shqiptar. Ndërsa duke ju referuar polemikave rreth figurës së tij, ai u shpreh se "Ata që studiojnë historinë e kombeve më të zhvilluara gjejnë aty të njëjtën gjë, njerëz që kanë bërë gabime, njerëz me kontribute të mëdha. Në këtë kontekst, nëse do të bënim një vlerësim në raport me rrethanat, në të cilat mbretëroi, përpjekjet e tij nuk mund të konsiderohen ndryshe veçse mbinjerëzore, për liri, dinjitet dhe zhvillimin e shqiptarëve".
 
Pas homazheve një tjetër ceremoni u zhvillua pranë mauzoleuimit të ngritur së fundmi aty ku më 1944 u hodh në erë vendi I njohur si varri i nënës mbretëreshë. Pranë eshtrave të mbretit Zog, të rikthyera në Shqipëri pas 51 vitesh presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga u shpreh se shoqëria shqiptare e ka detyrim të vlerësoi atdhetarët që dhanë kontribut për kombin: "Kthimi i eshtrave të ministrit, kryeministrit, të presidentit dhe të Naltmadhnisë së tij Mbretit të shqiptarëve Zogu I, simbolizon drejtesinë hyjnore, paqen politike dhe pajtimin kombëtar".
 
Në të njejtën linjë edhe presidenti shqiptar Bujar Nishani sipas të cilit vendi ishte në borxh me mbretin figura e të cilit u anatemua nga regjimi komunist: "Sot, në prag të 100-vjetorit të Pamvarësisë  së Shqipërisë, është një gjest shumë fisnik, një detyrim historik, moral dhe patriotik yni që eshtrat e Mbretit Zog të prehen në vendin të cilit ai i kushtoi vitet më të mira të jetës. Dhe rivarrimi i tij sot aty ku shteti-parti i Diktatorit hodhi në erë varrin e nënës së tij, Nanës Mbretneshë, është simbolika e Shqipërisë që nuk urren, por nderon, që nuk harron, por i jep secilit atë që meriton".
Të shtënat e topit paraprinë futjen e arkivolit në mauzoleumin ku prehen edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.
Përfaqësuesit e opozitës së majtë nuk morrën pjesë në ceremoni. Ata i kushtuan vëmendjes përkujtimit të clirimit të kryeqytetit më 17 nëntor 1944 nga pushtuesit në Luftën e Dytë Botërore.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive