E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Grupi “Milionerët Patriotë” për rritje taksash

x
Madhësia e gërmave - +
Me nisjen e negociatave mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit për të shmangur të ashtuquajturën “Katastrofa fiskale”, ndërsa amerikanët presin të qartësohen se çka do të sjellin këto bisedime në jetën e tyre, rreth 200 milionerë kanë mbërritur në Uashington për të ripërsëritur  thirrjen që të ketë rritje taksash për amerikanët e pasur.

“Amerikanët e pasur shpesh paguajnë taksa më të ulëta se sa një nënë e divorcuar me dy fëmijë”.

Në Uashington - një grup i vetquajtur “Milionerët Patriotë”  i janë drejtuar Kongresit me mesazhet e tyre për presidentin e ligjvënësit: “Na taksoni ne më shumë,  ne e përballojmë”.

“Ne kemi përqindjen më të lartë të rritjes së pabarazisë në vendet e zhvilluara”.

Ata janë në të njëjtin krah me Presidentin Obama, i cili është zotuar të rrisë taksat për amerikanët e pasur si pjesë e marrëveshjes së buxhetit, e nevojshme për të shmangur krizën. E ashtuquajtura “katastrofa fiskale” do të fuste në fuqi  rritjen e taksave dhe shkurtime të thella buxhetore, nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 31 dhjetorit.

“Kur flitet për 2 përqindshin, ajo që unë nuk do të bëjë është të zgjas shkurtimin e taksave për njerëz që nuk e kanë të nevojshme. Kjo mund të kushtojë triliona dollarë”.

Por kryetari i Dhomës së Përfaqësuesëve  John Boehener e ka bërë të qartë se amerikanët e pasur nuk do të kenë rritje taksash.

“Kam projektuar një kornizë ligjore se si të dyja krahët duhet të punojnë së bashku për të shmangur katastrofën fiskale pa rritje taksash”.

Grupi “Milionerët Patriotë”  nuk bie dakort me zotin Bohener, për çështjen e ngritur nga republikanët se taksimi i atyre që krijojnë  vende pune do të  sjellë hapjen e më pak vendeve të punës.  T.J.Zlonitsky është drejtor për Sistemin e Kontrollit, një kompani që merret me studimin e të dhënave.

“Nëse unë marr një vendim nëse do të punësoj ose jo njerëz që mund të ndihmojnë rritjen e biznesit tim, unë e marr këtë vendim bazuar në nevojat e kompanisë time, nëse kam kërkesë, apo nëse kjo do ndikonte në rritjen e biznesit. Përsa i përket përqindjes së taksave të mia personale, kjo nuk ndikon fare tek strategjia për punësim në kompaninë time”.

Milionerët argumentojnë se hedhja e barës së taksave mbi klasën e mesme për të paguar defiçitin e Shteteve të Bashkuara do të jetë shumë më keq për ekonominë. Frank Patitucci është drejtor ekzekutiv i kompanisë “NuCompass Mobility”.

“Është shumë e rëndësishme për klasën e mesme. Nëse humbet klasën e mesme, humbet klientët.  Një klasë e mesme e fortë ndihmohet nga një sistem i drejtë taksash që çon drejt një ekonomie afatgjatë e të shëndetshme”.

Grupi “Milionerët Patriotë” kanë më shumë se 200 pjestarë anemabë vendit , të cilët punojnë në fushat e shkencës, artit dhe teknologjisë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
18.11.2012 10:54
Pershedes rritjen e taksave te ndermarre nga miljarderi Buffet dhe grupi i miljonere PATRIOTE ne SHBA.
Zoti i dhente shuksese te metejshe dhe i bekofte ne perjetesi keto miljarder e miljonere Patriote,qe SHBA-ne e shikojne si nje Nene dhe jo si nje mall pa zot,ku etja per para e pushtet pa kufi,c'do dite boshatis arken e shtetit.Mjaft me politika te rendjes pas pushteteve dhe parave pa kufi me c'do menyre e cmim.Kur preken,apo cenohen intersat e SHBA-se politikave te tilla duhet ti jepet fund.FBIA-duhet te hetoje te tille politikane e biznesmene qe shkelin mbi interesat e SHBA-se.Presidentit Obama i uroj suksese te metejshme ne sherbim te SHBA-se.


nga: Anonim
17.11.2012 17:26
URIME PATRIOTEVE MILIONEREVE AMERIKANE QE KERKONI TE NGRINI TAKSAT,KJO ESHTE AMERIKA DHE SHUME SHPEJT DO TE VIHET NE JETE MEKANIZMI I LEVIZJES TE DOLLARIT NE PUNE DHE DO TE KETE SHPEJT NJE LEVIZJE TE EKONOMISE AMERIKANE..Z BERISHA MER SHEMBULL NGA MILIONERET AMERIKANE DHE VENDOS TAKSEN PROGRESIVE,Z BERISHA KE 55 PASANIKE TE MEDHENJ NE SHQIPERI DHE PO FLENE PARET DHE BODE TE THOTE SHTERGO RIPIN..Z BERISHA KE RETH 30% TE SHQIPETAREVE QE MARIN USHQIMET ME LISTE DHE TE TJERET TE VARFER,MER SHEMBULL NGA AMERIKA MOS MER ME VOTAT SEPSE SHQIPETARET JANE VUAJTJE MER SHEMBULLIN E AMERIKES..MOS BEJ NJE BUDALLEK SE THUA SE AMERIKA ESHTE KOMUNISTE..POLITIKA ESHTE ART DHE SHKON SIPAS SITUATES.POLITIKA NUK ESHTE GJE TJETER POR SHPREHJE E KONCENTRUAR EKONOMISE...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive