E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme

Morsi i jep ushtrisë autoritetin të arrestojë civilë

Ky urdhër i jep autoritetin ushtrisë, që me ndihmën edhe të policisë, të mbrojë “institucionet jetike” të vendit.

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti egjiptian Mohemad Morsi i dha ushtrisë autoritetin për të arrestuar civilë, në kuadrin e një dekreti që do të ndihmonte në ruajtjen e sigurisë gjatë referendumit për kushtetutën, që është në plan të mbahet të shtunën. Ky urdhër i jep autoritetin ushtrisë, që me ndihmën edhe të policisë, të mbrojë “institucionet jetike” të vendit.

Koalicioni i opozitës liberale hodhi poshtë zyrtarisht planin e Presidentit Mohamed Morsi, për mbajtjen e referendumit më 15 dhjetor për kushtetutën e re të hartuar kryesisht nga aleatët e tij islamistë.

Në një deklaratë që bëri dje vonë, një zëdhënës i Frontit për Shpëtimin Kombëtar tha se projekt-kushtetuta nuk përfaqëson si duhet popullin e Egjiptit. Ai tha se mbajtja e referendumit për këtë dokument do të çojë në konfrontime të mëtejshme në vend.

Koalicioni opozitar ka bërë thirrje për protesta massive të marten, kundër referendumit. Disa vëzhgues thonë se ka shanse të mira të projektkushtetuta të miratohet, ngaqë Lëvizja Vëllazëria Myslimane e zotit Morsi ka më tepër aftësi t’i mobilizojë përkrahësit e tij për të votuar.

Zoti Morsi deklaroi dje se referendumi do të mbahet siç është planifikuar. Ai i bëri një lëshim opozitës duke anualluar pjesë të një dekreti që lëshoi më 22 nëntor për t’i njohur vetes më shumë kompetenca. Zoti Morsi e bëri këtë njoftim pas një ditë bisedimesh me figura të tjera politike. Shumica e grupeve të opozitës e bojkotuan dialogun.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
11.12.2012 10:02
Ushtria egjyptjane nuk duhet te behet pjese e kthetrave te diktatorit Morsi qe nen vellon e fundamentalizmit islamik kerkon te ngreje nje diktature duke dhunuar ne menyren me brutale te drejta e minoriteteve dhe bindjeve fetare.
Ushtria ne unison me opoziten duhet t'i thote NDAL ketij diktatori qe nuk ka te ngopur me pushtet e ligesi ne dem te civilizimit e progresit njerezor.
Egjypti duhet qeverisur nga nje president jo me bindje ekstreme islamiste,por nje president qe punon per te gjithe egjyptjanet pa dallim bindjesh poltike,apo besimesh.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive