E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Bota

Protesta pro dhe kundër Pres. Morsi

Demonstruesit kundër presidentit egjiptian mbeten në tendat e ngritura në Sheshin Tahrir të Kajros dhe përpara pallatit presidencial

Madhësia e gërmave - +
Autoritetet dërguan përforcime policore në Kajro, ndërsa kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit egjiptian Mohamed Morsi vazhduan përleshjet sot para pallatit presidencial.
 
Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Arrott ishte në vendngjarje dhe tha se protestat rivale u përshkallëzuan në dhunë të mëtejshme disa orë pasi mbështetësit e presidentit  mbërritën dhe filluan të grumbulloheshin duke i kaluar në numër protestuesit e opozitës.
 
Ajo tha se shumica e përkrahësve të presidentit ishin anëtarë të partisë Vëllazëria Muslimane, ndërsa kundërshtarët e presidentit duket të ishin të rinj. Pati njoftime për dhjetra të plagosur nga dhuna.
 
Vëllazëria Muslimane kishte bërë thirrje për mitingje në mbështetje të zotit Morsi ndërsa demonstruesit kundër tij kanë vazhduar të qëndrojnë në tenda në Sheshin Tahrir të Kajros dhe para pallatit presidencial.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
05.12.2012 08:45
PRESIDENTI I EGJYPTIT MUHAMED MORSI ESHTE NJE FASHIST RADIKAL ISLAMIK KU KERKON FASHIZME DHE RADIKALIZEM ISLAMIK NE EGJYPT KUNDRA IZRAELIT ..KU DUHET TE PERFUNDOJE SI ANVAR SADATI.OPOZITA EGJYPTIT TE MARE FRENAT NE DORE ME Z BARADEI...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kryeministi kinez fillon vizitën në Kinë

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive