Lidhje

Në Pakistan plagoset një gazetar i njohur


Valë sulmesh kundër njerëzve të medias në këtë vend

Në Pakistan është plagosur rëndë një gazetar i njohur i televizionit, në një valë sulmesh kundër njerëzve të medias në këtë vend. Autoritetet thonë se Hamid Mir, gazetar i kanalit televiziv privat Geo, u plagos në Karaçi, por pritet t'i mbijetojë plagëve.

Personat e armatosur ishin në një makinë dhe në motoçikleta, kur hapën zjarr mbi makinën e gazetarit në afërsi të aeroportit të Karaçit.Nuk është hera e parë që Hamid Mir sulmohet. Sipas televizionit Geo, në një rast, brenda makinës së tij u gjet lëndë shpërthyese.
XS
SM
MD
LG