E enjte, 23 maj, 2013

Lajme

NASA: Bota nuk merr fund më 21 dhjetor

x
Madhësia e gërmave - +
Ndërkohë që afron data 21 dhjetor, afron edhe momenti i Apokalipsit – sipas kalendarit që ndjekin majat, bota do të marrë fund atë ditë.

Nasa ka nxjerrë tani një video ku shpreson të hedhë dritë mbi të vërtetën shkencore. Realizimi prej katër minutash është krijuar për këdo që është ende gjallë më 22 dhjetor. “Nëse po ndiqni këtë video, atëherë do të thotë që botës nuk i ka ardhur fundi,” thuhet në film.

Realizuesit e videos thonë se qëllimi i saj është për të treguar bindjen e këtij institucioni shkencor se bota nuk do të marrë fund më 21 dhjetor. Filmi mohon rolin e diellit në ndonjë ngjarje apokalizmi, siç besojnë majat.

Kjo bestytni lidhet me mënyrën si majat masnin kohën përmes njohurive të tyre për matematikën dhe astronominë. Ata kishin dy kalendarë, njërin për astronominë që zgjaste 365 ditë dhe tjetrin për bujqësinë që zgjaste 260 ditë. Një proces i ndërlikuar që kombinon të dy kalendarët, i ndihmonte majat të përcaktonin sa ishte data. Po në bazë të këtij procesi, del se botës i vjen fundi më 21 dhjetor – një bindje që sipas NASA-s nuk është tjetër veçse një bestytni pa baza shkencore.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
16.12.2012 09:07
Jane peradha me Mbret se Bota do te mare fund me daten 21 janar nga Apokalipsi sipas kalendarit te Majes,por duhet te shikohet ngrohje globale nga efekti sere eshte dora e njeriut qe shkateroj mjedisin ku eshte Amazona ,ku eshte Artiku Rus i cili shkriu dhe eshte rezik per permbytje ne Rusine veriore dhe qendrore.pyjet po shkaterohen duke pase eruzion dhe reshqitje te tokes apo provat berthamore nen thellesi te tokes duke shkaketuar termete.te mirat materiale te planetit toke po shkaterohen pa kriter sepse popullsia eshte ritur me 7 miliard banore dhe per 2 apo 4 vjet ritet me 2 miliard banore kur ajo mban nje popullsi prej 4 miliard banore ku popullsia ne Azi eshte reth 70% te botes..


nga: Saranda nga: Gjermani
15.12.2012 22:27
Shqiptaret ne Ks. nuk e di qfar jeni duke keqkuptuar disa njerz atje??? Nuk keni lexuar mjaft Histori dhe nuk keni shum ide per Shekujt e me par, kshtuqe ju lutemi mos merrni Gabim sepse Fundin e Botes se vet e shkakton vetnjeriu. Thash e thenjet e Njerzve nuk kan fund sidmos ne Ks. perket arsyje nuk perparojn disa, Dhe ju lutem disave qe te msojn me shum Historin per ter Boten e jo vetem Historin e Kujshikve sepse per ket jeni nr. 1 atje.


nga: rrahman nga: suharek kosova
15.12.2012 20:08
qdo dit eshte fundi i botes per ata persona qe vdesin ne bot sepse ne bot ne dit vdesin me qindra persona e per ta eshte fundi i botes e kjo qe po flitet eshte veq se ni panik qe shkaoktohet nga njerizt qe sdin qka te bajn dhe me keto gjana mundohen te jen ne fokus te mediave fundi i botes kurr sdo te ndodh flm

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive