E martë, 21 maj, 2013

Lajme

Takim i ministrave të NATO-s në Bruksel

Vazhduan shqetësimet rreth lajmeve se qeveria siriane po dislokon armë kimike

x
Madhësia e gërmave - +
Ministrat e NATO-s u mblodhën sot në Bruksel për një ditë të dytë bisedimesh, pas marrëveshjes për të vendosur sisteme raketash Patriot në kufirin e Turqisë me Sirinë. Zyrtarët thanë ndërkohë se NATO-ja nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me Rusinë lidhur me Sirinë.

Edhe sot vazhduan shqetësimet rreth lajmeve se qeveria siriane po dislokon armë kimike, megjithëse ajo ka mohuar se ka plane për t’i përdorur ato kundër popullit të vet.

Ministri i jashtëm holandez, Frans Timmermans pranoi se vendet anëtare të NATO-s nuk kishin arritur ndonjë marrëveshje me Rusinë për një strategji rreth Sirisë.

Frans Timmermans, ministër i jashtëm i Holandës:

"Një gjë është e qartë: si NATO-ja edhe Rusia janë shumë të shqetësuara rreth armëve kimike në Siri, por për këtë çështje nuk është arritur ndonjë mirëkuptim,” tha ministri.

Moska e ka kritikuar dislokimin e planifikuar të raketave Patriot, duke thënë se kjo do të rriste më tej tensionet në rajon.

Dje, Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se Rusia nuk ishte kundër raketave Patriot, por theksoi se goditjet me artileri të Sirisë kundër Turqisë ishin aksidentale.

Prej më shumë se një viti, Kremlini i ka frenuar përpjekjet ndërkombëtare për të ushtruar trysni glabale ndaj regjimit të Asadit, aleati i tij më i fortë në botën arabe, por zyrtarët thonë se Moska ka shprehur po ashtu shqetësim rreth kërcënimeve për përdorimin e armëve kimike.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle tha se në rendin e sotëm të ditës ishte Afganistani, ku tërheqja e plotë e trupave të NATO-s është planifikuar për në vitin 2014.

Guido Westerwelle, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë:

"Ka rëndësi që ne t’i japim Afganistanit një vizion për të ardhmen, pas vitit 2014. Ne nuk duam që Afganistani të zhytet përsëri në kaos dhe në një vakum politik nga i cili të përfitojnë terroristët,” tha zoti Westerwelle.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Bisedimet Kosovë - Serbi vazhdojnë të mërkurën

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi do të vazhdojnë të diskutojnë nesër rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
Më tepër

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive