E premte, 31 tetor, 2014

Lajme / Ballkani

Shqipëri, gjendja aktuale zgjon ndjenja përgjithësisht negative

Ky është përfundimi i një ankete të opinionit publik nga Instituti Kombëtar Demokratik me 10 grupe të veçanta në Tiranë, Shkodër, Fier e Korçë

x
Ardita Simiçia
Gjendja aktuale në Shqipëri zgjon ndjenja përgjithësisht negative tek shqiptarët. Ky është përfundimi i një ankete të opinionit publik të zhvilluar nga Instituti Kombëtar Demokrat, një organizatë amerikane joqeveritare e krijuar për të nxitur përhapjen e parimeve demokratike.

Instituti sapo ka botuar një analizë të anketave të zhvilluara, të titulluar “Putting People First” – Njerëzit në Radhë të Parë, ku rezulton se pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se vendi po ecën në drejtim të gabuar. Shumë nga të anketuarit veçojnë ndër problemet kryesore, ritmet e papunësisë, koston e lartë të jetesës dhe pagat e ulëta, si dhe mungesën e alternativave për brezin e ri.

Të anketuarit shprehen të shqetësuar për gjendjen në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, që i shohin edhe si faktorë vendimtarë për cilësinë e dobët të jetesës. Në këto sektorë, të anketuarit veçojnë probleme korrupsioni dhe mungesë profesionalizmi dhe kompetence.

Studimi vëren se pjesëmarrësit shprehen të shqetësuar për sigurinë e jetës, një reagim i amplifikuar në masë të madhe nga kronikat e zeza që mbushin buletinet e lajmeve dhe gazetat. Për problemet që përmendin, pjesëmarrësit fajësojnë kryesisht forcat politike në pushtet, por edhe krizën globale që ka përfshirë botën. Bashkimi Evropian mbetet për pjesëmarrësit një ndër objektivat madhore të vendit dhe rrugëdalja që ata shohin për shumë prej problemeve të vendit. Studimi nxori në pah sa shqetësues mbetet korrupsioni për shoqërinë shqiptare.

Thuajse në të gjitha grupet e organizuara për anketim, pati pjesëmarrës që sillnin shembuj nga përvoja vetjake, ku ishin detyruar të paguanin policë, infermierë, mjekë, mësues ose punonjës të sektorit shtetëror për të mundësuar shërbime bazë. Korrupsioni shihet si një fenomen i gjerë që ka prekur në formë të organizuar sistemin qeverisës. Pjesëmarrësit në anketim fajësojnë për problemin mungesën e vullnetit politik për ta luftuar këtë fenomen.

Shqiptarët vazhdojnë të ushqejnë një ndjenjë pesimizmi dhe dëshpërimi nga atmosfera e përgjithshme politike në vend. Gjatë anketimit, përfaqësues të të gjitha grupeve demografike shprehen të irrituar nga retorika politike dhe fryma antagoniste në skenën publike në vend. E gjithë kjo ka ndikuar negativisht në perceptimin e institucioneve demokratike. Megjithëse pjesëmarrësit shprehin interes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ata shfaqin mosbesim të hapur tek procesi dhe mundësia që zgjedhjet të sjellin ndryshime të mirëfillta.

Roli i gruas në jetën publike mbetet i kufizuar dhe dallimet gjinore shihen si një fenomen që ka ndikuar negativisht në pjesëmarrjen e gruas në politikë. Në këtë atmosferë, ndjehet mungesa e një roli aktiv të shoqërisë civile. Studimi zbulon një mungesë angazhimi dhe besimi ndaj organizatave joqeveritare, të cilat pjesëmarrësit në anketë i shohin me dyshim si operacione pa funksion të qartë ose pa rol të dukshëm.

Studimi i Institutit Kombëtar Demokratik u bazua në anketimet e zhvilluara nga 10-18 tetor 2012 me 10 grupe të veçanta në katër rajone të Shqipërisë: Tiranë, Shkodër, Fier dhe Korçë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Visar nga: usa
03.01.2013 18:59
Eshte gabim te mendohet qe demokracia mund te ndertohet nga ish komunistet, ata ruajne ne zemer dhe mendje dashurine per diktaturen qe i rriti dhe i ushqeu me ideologjine saj. Ne Shqiperi 22 vite jane ne pushtet komunistet, prandaj nuk mundet te shpresohet shume per demokraci. Demokracine mundet ta ndertojne njerez me origjine dhe perberje demokratike, shqiptaret duhet te orientohen drejt tyre.
Sali berisha ,Nano e R. Alia sapo erdhen ne pushtetin e ri demokratik, puna e pare qe bene ishte grabitja e prones se pronareve te ligjshem, njelloj si kish vepruar edhe diktatura e tyre. Grabitja e prones ishte burimi i pare qe solli korrupsionin ne te gjithe organet qeverisese, duke perfshire gjykatat, ministrite, spitalet, shkollat dhe te gjithe sektoret. Mrendoj qe kthimi i prones tek pronaret e ligjshem do te ishte faktor i rendesishm per ta nxitur e drejtuar Shqiperine drejt demokracise dhe integrinmit.


nga: Anonim
29.12.2012 21:51
Gjendja aktuale ne Shqiperi ka mare datepjete ne drejtim te gabuar ,ne problemet kryesore eshte papunesia dhe te rinjte nuk kane shprese per te qendruar ne Shqiperi,kostua e jeteses eshte ritur dhe cmimet e ushqimeve jane dyfishuar,siguria e jetes eshte ne rezik kane frike nga njeri tjetri sepse krimi i organizuar me suportin e Qeverise te kall frike shqipetareve ,ata qe flasin ndryshe nga Qeveria ,denimi me heqje nga puna,me ofendime deri ne eliminim fizik.Rushfet eshte bere mode ne arsim.shendetesi ne drejtesi,gjykata,prokurori ne bashki kudo te thone troc zbazi xhepat,,kur shkon ne spital ne radhe te pare ben pazarin per shumen kesh pastaj fillon vizita nga mjeket..Pasuria kombetare eshte perqendruar ne duart te Qeveritareve dhe perbejne 5% te popullsise dhe nga viti 2005 deri ne vitin 2010 jane aratisur 1.3 miliard dollare dhe per 22 vjet demokraci jane aratisur 6 miliard dollare..fatet e kombit duhet ti mare ne dore Presidenti Nishani duke shperndare kete Parlament te kriminalizuar nga krimi i organizuare dhe te vendose nje Qeveri teknike duke vene ne pune Prokurorine per te zbardhe krimin e organizuare te Qeverise..VEPRO TANI SHBA DHE BE...


nga: D
29.12.2012 21:00
Kjo eshte nje shenje qe mesa duket PD do dali ne opozite sepse nuk ka mundesi qe nje shoqate amerikane te kritikoje demokracine ne vendin e vetem demokratik te botes islame. Eshte pasoje direkte e deklarateve nacionaliste te Berishes. Mesa duket Berisha nuk ka keshilltare te zote. Ai nuk kupton politiken Amerikane per nje Ballkan paqesor e te integruar ne Europe. Edhe ne 97 veproi pa maturi duke ju kundervene si mushka politikes amerikane. E keqja eshte qe PS ka mbetur ne dore te Rames. Persa i perket organizatave jo qeveritare ne Shqiperi dihet qe ato jane si shushunjat qe thithin fondet e huaja qe mund te perdoreshin ne interes te vendit.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
29.12.2012 18:31
Arsimi ka marre tatepjeten per shume arsye. Te gjitha "reformat" nuk kane te bejne aspak me idene per te kapur dhe ecur me ritmet e arsimit ne vendet e zhvilluara. Qellimi i pare dhe i fundit i "reformatoreve" ne arsim eshte perfitimi i paligjshem. Programet, struktura, tekstet, diplomat, emerimet kane ne themelin e tyre aferat korruptive dhe shume te demshme per zhvillimin e arsimit. Eshte sektori qe po ndeshkon shume rende shoqerine shqiptare. Nese ne mjeksi, polici, prokurori, gjykate mjaftojne vetem 10-15 personalitete shoqerore me integritet e te vendosur per t'i vene keto sektore ne rrugen e mbare, ne arsim gjerat jane ndryshe. Duhen dekada per ta vene ne binare ate qe u shkaterrua qellimisht ne keto 20 vite. Tekstet mesimore jane kthyer ne nje gare te paskrupullt perfitimi te paligjshme. Maturen shteterore eshte mashtrim kryekeput dhe proces i deshtuar teresisht Laboratoret e informatikes jane kthyer ne magazina me kompjutera te prishur per shkak se jane marre marka fallso. Nuk behet me fjale per laboratore kimie, biologjie, fizike...Shkollat private jane fabrika prodhimi diplomash me leke dhe pa asnje merite. Arsimi profesional eshte teresisht i deshtuar. Miliona leke dhe euro a dollare nuk shkojne ne destinacion. Nuk ka më emerime ne arsim nese nuk paguan shuma te medha nen dore.


nga: Sokol nga: USA
29.12.2012 17:57
Ç'pret nga një vend ku të gjitha pushtetet jane në dorë të një partie dhe të njeriu të vetëm, i cili eshte produkt i nje ideollogjie diktatoriale. Rasti me i fresket është "noterizimi" nga ana e presidentit i dy dekreteve anti-kushtetuese nr. 7896 e 7897 që ndihmon vjedhjen e pronës publike???

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Rusia do të rifillojë furnizimin e Ukrainës me gaz

Marrëveshje Ukrainë-Rusi me ndërmjetësimin e BE
Më tepër

Ministrja Kodheli takon sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli u takua sot me sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara Chuck Hagel.
Më tepër

SHBA, Banka Qendrore ndërpret blerjen e bonove

Politika disa vjeçare e blerjes së bonove të thesarit i ka mbajtur interesat bankare të ulëta
Më tepër

Llalla: Kemi dërguar para drejtësisë edhe zyrtarë të lartë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla thotë se janë arritur rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit
Më tepër

Çfarë rrezikon Pres. Obama në zgjedhje

Për presidentin Barack Obama zgjedhjet e mesit të mandatit për Kongresin, që zhvilllohen të martën, janë shumë të rëndësishme
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Yeoman Warder walks through ceramic poppies that form part of the art installation "Blood Swept Lands and Seas of Red" at the Tower of London in London Oct. 29, 2014. Each poppy represents a soldier killed during the WWI.
  • With the crowd of supporters reflected in the windows behind her, Kentucky Democratic senatorial candidate Alison Lundergan Grimes, right, speaks as former President Bill Clinton looks on during a rally in Louisville, Ky.
  • Spain's Prime Minister Mariano Rajoy gestures during a press conference with Chile's President Michelle Bachelet at the Moncloa Palace in Madrid, Spain. Bachelet is on an official visit to Spain.
  • Military helicopters operate during a Greek joint military exercise ''Pyrpolitis'' at the Saronic Gulf, south of Athens.
  • An elderly man walks past a cartoon character painted on a school wall in Suruc, near the Turkey-Syria border, across from the Syrian town of Kobani, Oct. 29, 2014.
  • A worker paints one of the tombs at a cemetery in Manila ahead of the traditional All Souls' day on November 1. Millions across the Philippines will visit cemeteries to pay their respects to their dead.
  • A Hindu devotee pushes the foam away to make space for other devotees to worship the Sun god Surya in the polluted waters of the river Yamuna during the Hindu religious festival of Chatt Puja in New Delhi.
  • Picture taken on Oct. 29, 2014 with low speed exposure shows the class 40 monohulls by night in Saint Malo, western France, before the 10th edition of the Route du Rhum sailing race to start on Nov. 2, 2014.
  • The San Francisco Giants celebrate after Game 7 of baseball's World Series against the Kansas City Royals, Oct. 29, 2014, in Kansas City, Mo. The Giants won 3-2 to win the series.
  • Burlesque dancer Karis Wilde performs with a hoop during the Lucha VaVoom "Night of the Vampire" performance in Los Angeles, California, Oct. 29, 2014.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.