E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Evropë

Paketë e re ndihmash për 17 vende të Evropës Juglindore

Ato janë Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Republika Çeke, Kroacia, Estonia, Maqedonia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia

x
Madhësia e gërmave - +
Tri banka për zhvillim ndërkombëtar do të mbështesin me një paketë të re ndihmash vendet e Evropës Juglindore, në përgjigje të problemeve që ka shkaktuar kriza e vendeve të Eurozonës.
 
Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thanë sot se do të lëvrojnë një paketë prej më shumë se 38 miliardë dollarësh për vendet në zhvillim, në mbështetje të projekteve ndërtimore dhe investimeve në korporata. Kredi-dhënësit thanë se ndihma që do të jepet vitin e ardhshëm dhe në 2014 është një “përgjigje direkte” ndaj vështirësive që kanë shkaktuar problemet ekonomike të Eurozonës.
 
17 vendet që do të marrin ndihmë janë Shqipëria,  Bosnja, Bullgaria, Republika Çeke, Kroacia, Estonia, Maqedonia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Bisedimet Kosovë - Serbi vazhdojnë të mërkurën

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi do të vazhdojnë të diskutojnë nesër rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
Më tepër

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive