E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Një vend për Nënë Terezën në Katedralen e Uashingtonit

x
Madhësia e gërmave - +
Keida Kostreci
Një portret i skalitur në një nga pjesët më simbolike të Katedrales Kombëtare të Uashingtonit, e radhit Nënë Terezën mes figurave të tjera që kanë bërë vepra kuptimplota në mbrojtje të të drejtave të njeriut, drejtësi sociale, dhe mirëqenien e individëve. Një ceremoni e posaçme kombinonte nderimin për një nga dekanët më me ndikim të Katedrales dhe për veprën e Nënë Terezës.



Katedralja e Uashingtonit është një nga objektet më të rëndësishme të qytetit, me peshë fetare dhe kombëtare. Ditët e fundit në një shërbesë të veçantë lutjesh të mbrëmjes, Nënë Tereza u bë pjesë e historisë së saj.

Një portret i skalitur në një nga kolonat e saj në Këndin e të Drejtave të Njeriut, duket sikur shikon nga lart vizitorët.

Ceremonia ishte organizuar për t’ia kushtuar bustin e saj ish- dekanit të Katedrales, i Përndershmi Samuel T. Lloyd III, i cili mbajti edhe predikimin për Nënë Terezën. Ai foli për punën e pareshtur të Nënë Terezës, e cila e vuri veten në shërbim të atyre më pafat dhe që megjithëse nuk kërkonte famë u bë një nga figurat më të njohura dhe të admiruara në botë dhe fitoi Çmimin Nobel të paqes.
   
“Askush nuk mund ta kishte imagjinuar këtë lloj fame për këtë 18 vjeçare shtatvogël shqiptare që la shtëpinë e saj për t’u bashkuar me urdhrin katolik të Motrave të Loretos”.

Duke folur për figurën komplekse të Nënë Terezës dhe për vuajtjen e saj kur për shumë vjet nuk e ndjeu praninë e Krishtit, megjithatë besoi deri në fund ai tha se ajo nuk ishte shenjtore që nuk ngrinte pikëpyetje për asgjë.
   
“Ajo ishte si ne, plot me dyshime, shpesh e ngatërruar nga errësira”.

Skalitja e bustit nuk ishte punë e thjeshtë, pasi u krijua nga guri ekzistues, pjesë e kolonës. Chas Fagan është skulptori që krijoi modelin, ndërsa Sean Callahan, është skalitësi i Katedrales që e gdhendi atë.

“Sfida ime ishte që të krijoja skulpturën e dikujt që e njeh gjithë bota por që njëkohësisht të ishte një vepër e veçantë”.

Zoti Callahan tha se megjithë sfidat e gdhendjes në një gur 100 vjeçar, ishte kënaqësi për të skaliste portretin e Nënë Terezës.

“Nënë Tereza është një zgjedhje e natyrshme për një kënd të të drejtave të njeriut. Dhe është e mrekullueshme të kesh përballë njëra tjetrës dy gra modeste që plotësojnë  njëra-tjetrën. Duket një zgjedhje e natyrshme”.

Zoti Callahan e ka fjalën për aktivisten e të Drejtave Civile Rosa Parks, portreti i së cilës qëndron përballë atij të Nënë Terezës. Të dy portretet u vendosën vitin e kaluar. Vetëm tre figura të tjera janë të skalitura në këndin e të drejtave të njeriut, arqipeshkvi Oscar Romero, ish-zonja e parë Eleanor Roosevelt dhe ish dekani i Katedrales dhe Peshkop i Uashingtonit, John T. Walker.

Motrat Mushkolaj, janë të prekura nga ceremonia.

 “Përshtypjet janë të mrekullueshme. Jam shumë e gëzuar që jam këtu në Uashington për vizitë këto ditë. Jam shumë e gëzuar që në Katedrale është edhe busti i Nënë Terezës”.

“Kam nderin të jetoj këtu sonte ku zbulohet busti i Nënës Terezë dhe shumë krenohem që në fjalimin që mbajtën ata përmendën që Nëna Terezë është shqiptare”.

Patty Johnson, misionere e Katedrales  thotë se Nënë Tereza ishte një simbol dinamike dhe modestie.
.
“Jam shumë e lumtur që e nderuam sot në Katedrale, që e bëmë pjesë të këndit të të drejtave të njeriut dhe që ndoshta të gjithë ne të frymëzohemi të ndihmojmë ata që janë më pa fat në rrugët tona të Washingtonit dhe në gjithë vendin dhe botën, ata që kanë më pak, ata që janë të humbur dhe të lënë pas dore, sepse Nënë Tereza për ata luftoi dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë”.

Ndërsa Abne B. Lall që është nga India, e vë theksin tek lidhja e veçantë e Nënë Terezës me atë vend.

“Ishte shumë interesante që një e krishterë u mbështet në fillim nga njerëz të besimit Hindu për të filluar misionin e saj të madh”.

Por ndoshta i përndershmi Lloyd e përmblodhi më mire kuptimin e kësaj shtese në Katedralen Kombëtare.  
   
“Falenderojmë Zotin që në një kënd të kësaj Katedraleje madhështore, do të jetë gjithmonë fytyra e thjeshtë, por njëkohësisht me një bukuri rrezatuese e kësaj gruaje shtatvogël shqiptare që gjithë jetën deshi njerëzit dhe deshi Krishtin”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
29.10.2012 09:24
Nena Tereze eshte nderi kombit shqiptar.! Do kujtohet per jete nga shqiptaret kudo punojne e jetojne. Nder e respekt edhe per Sh.B.A qe ndihmon shqiptaret e ndare ne shekuj nga grabitqaret ballkanik. Le te festojme e kujtojme me nderim te gjithe ata qe dhane jeten,duke i dhane nder e lavdi ketij kombi,si edhe nene Tereza,ne kete 100 vjetor te pavaresise.
Respekt,ahmeti


nga: Petrit
28.10.2012 10:10
Katedrales madheshtore te Washingtonit ju shtua dhe portreti rrezatues i skalitur i NENE TEREZEZ ,kesaj bomirese te madhe qe beri sa mundi per me te varferit e te varferve ne kete bote te bukur,por me shume probleme qe terhiqen zvarre nga politikat e rendje pas parase se piset e pushteteve pa kufi.


nga: Anonim
27.10.2012 21:10
TE NDEROSH NENE TEREZEN NE KATEDRALEN MADHESHTORE TEUashingtonit ESHTE NDER DHE KRENARI PER KOMBIN AMERIKAN SEPSE NENE TEREZA ISHTE HUMANISTJA E GJITHE BOTES POR ME ZEMER SHQIPETARE..KETE E VERTETOJ POPULLI SHQIPETAR QE PRITI 500.000 MIJE SHQIPETARE KOSOVARE NE SHTEPI DUKE E NDARE BUKEN SEBASHKU MEGJITHESE JANE NE NJE VARFERI.NUK MUND TE BEJE ASNJE KOMB QE KA ZHVILLIM,SOT BOTA VUAN NGA HUMANIZMI LE TE MARIN SHEMBULL NGA NENE TEREZA..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Integrimi i grave në misione luftarake

Zyrtarët thonë se brenda një ose dy viteve gratë mund të trajnohen për të shërbyer në njësitë elite luftarake.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive