Lidhje

Nju Jorku priti me madhështi Vitin e Ri


Rreth 1 milion vetë të mbledhur në sheshin Times numëruan njëzëri sekondat e fundit të vitit 2012

Vendet në mbarë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azi kanë mirëpritur vitin e ri, ndërsa festimet vazhdojnë rreth e rrotull globit.

Fishekzjarret ndriçuan qiellin mbi dhjetra qytete për të festuar ardhjen e vitit të ri 2013, duke përfshirë festimeve në Athinë, Moskë dhe Londër.

Dubai, shënoi vitin e ri me një shfaqje dritash në ndërtesën më të lartë në botë, ndërsa në Itali, Papa Benedikti vizitoi skenën e lindjes së Krishtit në Sheshin e Shën Pjetrit.

Vendet aziatike ishin të parët që lajmëruan ardhjen e vitit të ri me fishekzjarre të shumta në Sydney dhe Hong Kong.

Qyteti më i madh i Birmanisë, Rangoon, organizoi një mbrëmje të madhe të Vitit të Ri për herë të parë, ndërsa vendi del nga një diktaturë e gjatë disa dekadash ushtarake, i cila zakonisht ndalonte tubimeve të mëdha publike.

Në Filipinet jugore, gëzimet festive u zbehën nga pasojat e një taifuni që vrau më shumë se 1.000 njerëz në fillim të dhjetorit.

Dhe në Indi, shumë hotele dhe bare pakësuan veprimtaritë ose i anuluan mbrëmjet e Vitit të Ri nga respekti për një grua të re, e cila vdiq të shtunën pas përdhunimit nga një bandë gangsterësh në Nju Delhi - një incident brutal që ka tronditur mbarë Indinë.
XS
SM
MD
LG